AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Greqia rrezikon daljen nga euro

    Share
    avatar
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 26
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Greqia rrezikon daljen nga euro

    Mesazh  Angel_Dreams prej Wed Nov 23, 2011 6:42 pm


    Greqia rrezikon një rënie të pakontrolluar që do të kërcënonte suksese të shumta të arritura në 10 vitet e fundit, duke e cuar vendin jashtë zonës së euros.
    Alarmi është dhënë në raportin për vitin 2011 të Bankës Qendrore Greke, që e cilëson paketën e re të BE prej 130 miliardë eurosh si shansin e fundit për vendin.

    Ndërkohë, në projekt/raportin mbi rritjen për vitin 2012, që do të ekzaminohet dhe miratohet nga Komisioni Evropian, vendeve në vështirësi u “tërhiqet veshi”.

    “Vendet në vështirësi duhet të përmbushin objektivat e caktuar për rimëkëmbjen e llogarive publike, pavarësisht ndryshimeve eventuale të skenarit
    makroekonomik”, thuhet në projekt/raport.

    “Pa përgjigje bindëse ndaj krizës së eurozonës, perspektivat ekonomike janë të destinuara të përkqësohen me shpejtësi në të gjithë BE-në”, vlerëson projekt/raporti.

    Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar që Banka Qendrore Evropiane të mbetet e pavarur nga veprimet e vendeve në vështirësi.

    “BQE duhet të mbetet e pavarur në të gjitha drejtimet, pavarësisht se bën mirë apo bën keq”, ka deklaruar Merkel gjatë një fjalimi në Bundestag.

    Kancelarja e ka vlerësuar si “jashtëzakonisht reduktues” faktin që Komisioni Evropian sugjeron eurobondet, pasi sipas saj me socializimin e borxhit nuk zgjidhet problemi.

      Ora është Tue Aug 22, 2017 3:28 am