AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Heroi libian: Djali i Gadafit me ofroi 1 milion euro per ta nxjerre nga Libia, une e cova ne prite

    Share
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 173
    Join date : 02/06/2009
    Age : 26
    Location : Berat, Albania

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Heroi libian: Djali i Gadafit me ofroi 1 milion euro per ta nxjerre nga Libia, une e cova ne prite

    Mesazh  Admin prej Wed Nov 23, 2011 10:56 pm

    Djali i Muamar Gadafit, Saifi, në përpjekje për tu larguar nga Libia ndërsa forcat rebele i afroheshin, i ofroi udhëheqësit fisnor të një fshati 1 milion euro për ta dërguar të sigurt drejt Nigerit.

    I ashtuquajturi djali playboy i kishte thënë se do i jepte shumën e madhe për të pasur një rrugë të sigurt kalimi. Ai i tha udhëheqësit fisnor se një ditë do rikthehej e do rifitonte pushtetin në Libi.

    Por në vend që ta dërgonte të sigurt drejt Nigerit, Jusuf Saleh Al Hotmani e dërgoi Saifin në një pjesë të shkretëtirës, ku e prisnin rebelët e armatosur. “Ai më ofroi miliona, por gjithë paratë e tij nuk mund të blejnë një grimcë nga rëra jonë ose një pikë nga gjaku i martirëve tanë,” tha Al Hotmani përpara gazetarëve. Deklaratat e tij u bënë publike në momentin kur u shfaq dhe një video nga Saif Al Islam, i cili do të gjykohet në Libi. Ka spekulime se ai do përballet më një dënim me vdekje.

      Ora është Tue Aug 22, 2017 1:26 am