AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Ngrohja globale, ja ushqimet qe do te behen luks ne te ardhmen

    Share
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 173
    Join date : 02/06/2009
    Age : 26
    Location : Berat, Albania

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Ngrohja globale, ja ushqimet qe do te behen luks ne te ardhmen

    Mesazh  Admin prej Wed Nov 23, 2011 10:57 pm

    magjinoni një ditë dimri pa një kafe apo kakao të ngrohtë. Sipas revistës ambientaliste amerikane Good, këto ushqime janë të destinuara të zhduken shekullin e ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.

    Këto të fundit do të ndikojnë në ekonominë globale nëse nuk do të merren masa përsa u përket politikave ambientale. Revista ka listuar tetë ushqime që janë të rrezik zhdukjeje.

    Rritja e temperaturës së planetit, reshjet e paparashikueshme, përmbytjet dhe periudhat e gjata të thatësirës ndikojnë negativisht në prodhimin e mjaltit, kafesë, kakaos, drithërave e vreshtave.

    Kafeja

    Ndryshimi i cikleve të reshjeve çon në zhvendosjen e plantacioneve të kafesë (Brazil, Vietnam e Afrikë) drejt lartësive më të mëdha. Kjo do të thotë më shumë vështirësi kultivimi dhe transporti, rrjedhimisht ngritje e çmimit. Ndërkohë, kompanitë amerikane si Maxwell House e Folgers e kanë rritur çmimin me 25 për qind në krahasim me një vit më parë.

    Çokollata

    Rritja e temperaturës me 3 gradë do të reduktojë në mënyrë drastike kultivimin e kakaos në Gana dhe Costa d’Avorio, duke e rënduar ekonominë e këtyre vendeve, e cila varet nga eksportet.

    Drithërat

    Në 18 muaj e fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë të shtrenjtimit të bukës. Në krahasim me një vit më parë, në mbarë botën çmimi i drithërave është dyfishuar për shkak të thatësirës e zjarreve në Rusi dhe përmbytjeve në Australi. Ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi. Në 20 vitet e ardhshme, çmimi i bukës mund të rritet me 90 për qind.

    Mjalti

    Një nga treguesit kryesorë të efekteve negative që kanë ndryshimet klimatike është edhe rënia në mënyrë dramatike e numrit të bletëve dhe si pasojë e prodhimit të mjaltit.

    Kikirikët

    SHBA-të kanë vërejtur një rënie të numrit të rrënjëve të bimës së preferuar, rrjedhimisht çmimi i gjalpit është ngritur menjëherë. Prodhimi vjetor në jug të vendit ka qenë i dobët për shkak të verës së nxehtë e të thatë.

    Vera

    Ngrohja globale bëhet përgjegjëse për reduktimin me 50 për qind të prodhimit të rrushit që përdoret për verë, brenda vitit 2040 në Kaliforni.

    Agave

    Thatësira në veri të Meksikës rrezikon të shkatërrojë prodhimin e agaves, bima e cila shërben për prodhimin e tekilës.

      Ora është Mon Dec 11, 2017 3:51 am