AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Rënia e manifakturës kineze trondit tregjet globale

    Share
    avatar
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 26
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Rënia e manifakturës kineze trondit tregjet globale

    Mesazh  Angel_Dreams prej Fri Nov 25, 2011 11:12 pm

    Të dhënat paraprake të Indeksit Menaxherial për Manifakturën kineze treguan se aktivitetit në këtë sektor, për shkak të rënies së porosive të reja, ka rënë në pikën më të ulët 32-mujore për Nëntorin. Të dhënat kanë tronditur tregjet, pasi ato sugjerojnë se ekonomia e dytë e botës, jo vetëm po ngadalësohet por rënia e saj krahasohet me përplasjen në tokë.

    Të dhënat sugjerojnë se konsumi i produkteve të saj në Bashkimiin Europian dhe Shtetet e Bashkuara ka rënë bashkë me ekonominë e tyre.

    Paralelisht të dhënat sugjerojnë se eksportuesit e lëndëve të para dhe sidomos të minierave do fillojnë të regjistrojnë humbje masive. Për pasojë tregjet e aksioneve reaguan negativisht. Indeksi menaxherial i Markit, të porositur nga banka HSBC, për manifakturën ra në 48 për Nëntorin kundrejt 51 në Tetor.

    Sipas analistëve kjo vlerë rrit shanset që Kina të lehtësojë politikën monetare dhe të ofrojë stimul fiskal. Analistët, bazuar tek të dhënat, parashikojnë rënie të prodhimit industrial kinez që konsiderohet edhe si fabrika e botës. Sub-indeksi për produktin ra në 46.7, kundrejt 51.4 në Tetor. Inflacioni në fabrika u ftoh me shpejtësi, ndërsa në total porositë e reja u zhytën poshtë nivelit në 50 pikë, në vlerën e regjistruar në kulmin e recesionit global të Prillit të vitit 2009. Një ditë më parë, Banka Botërore reduktoi në 9.0% parashikimin për ekonominë kineze në këtë vit dhe në 8.4% për vitin 2012.

      Ora është Tue Oct 24, 2017 9:35 am