AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Tirana East Gate”, ngjarja më e madhe në historinë e tregut të Shqipërisë

    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    “Tirana East Gate”, ngjarja më e madhe në historinë e tregut të Shqipërisë Empty “Tirana East Gate”, ngjarja më e madhe në historinë e tregut të Shqipërisë

    Mesazh  Angel_Dreams Fri Nov 25, 2011 11:31 pm

    Kryeministri Berisha falenderon investitorin Zamir Mane për investimin prej 104 milionë eurosh. Qendra, do të punësojë 2000 punonjës direkt dhe 2000 punonjës indirekt.
    “Tirana East Gate”, ngjarja më e madhe në historinë e tregut të Shqipërisë Logo_teg
    Në një ceremoni të madhe, në praninë e kryeministrit Berisha, ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, trupit diplomatik në Shqipëri, kryebashkiakut Basha është inaguruar sot në Tiranë , qendra më e madhe tregtare në Shqipëri “Tirana East Gate”, një investim i Balfin Group dhe Fondit Shqiptaro Amerikan të Ndërmarrjeve, me vlerë 104 milionë euro në total, ku rreth 50 milionë euro janë investim i vetë bizneseve dhe 54 milionë euro janë investim i qendrës. Qendra, me sipërfaqe 90.000 mijë metër katrorë, do të punësojë 2000 punonjës direkt dhe 2000 punonjës indirekt. Kryeministri Berisha e cilësoi si investimin më të madh në historinë e tregut në Shqipëri.

    Duke iu drejtuar dhe përshëndetur investitorin e suksesshëm Zamir Manen për këtë investim të madh , kreu i qeverisë Berisha tha se “ TEG është dhurata e madhe në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”.


    “Ky është një ndërtim në një kohë rekord. Tetëmbëdhjetë muaj më parë kemi inauguruar fillimin e punimeve të kësaj qendre. Në hapësirat e tij është vendosur Carrefour, flamuri tregtar numër një i Evropës dhe ka ardhur këtu nën flamurin shqiptar. Flamuj të tjerë të tregut janë në këtë qendër, gjë e cila dëshmon një besim të jashtëzakonshëm të këtyre kompanive, në radhë të parë te partneri i tyre Zamir Mane, por edhe tek Shqipëria. Duke u shprehur atyre mirënjohjen më të thellë për zgjedhjen që kanë bërë, dua t’i garantoj se qeveria do të bëjë gjithçka, brenda ligjeve të vendit, që besimi i tyre të shndërrohet në një sukses të vërtetë për ata dhe për Shqipërinë. Dy mijë qytetarë nisin punën në këtë qendër dhe dy mijë të tjerë indirekt marrin rrogat për veprimtari të kësaj qendre. Tirana East Gatë është investimi më i madh në historinë e tregut në Shqipëri, investim prej 104 milionë euro. Rreth 50 milionë euro janë investim i vetë bizneseve, ndërsa 54 milionë euro janë investim i qendrës. Parafolësit, me të drejtë, theksuan se kjo qendër është vazhdim i sukseseve të Zamir Manes në fushën e tij. I ka themelet në QTU, në qendrën tregtare që u shndërrua më shpejtësi në historinë më të madhe të suksesit të tregut në Shqipëri. I ka rrënjët në persistimin e Zamit Manes. Og Mandino në veprën e tij të famshme “The Greatest Salesman” jep një mesazh për njeriun – “ata që persistojnë realizojnë, ia dalin””, është shprehur kryeministri Berisha .


    Investitori i TEG-ut, zoti Zamir Mane në nisje të ceremonisë tha se “ Kjo qendër është një eksperiencë të re blerjeje me standarde evropiane, ku do të ketë çmime të lira dhe konkurruese me një koncept funksional të përkryer. TEG do jetë një sukses i radhës pas QTU-së, një fryt i bashkëpunimi të suksesshëm”

    Shiriti i inagurimit të “Tirana East Gate” ëshët prerë nga kryeministri Berisha, investitori kryesor Zamir Mane, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe përfaqësuesi i Fondit Amerikano- Shqiptar.


    Si është konceptuar qendra më e madhe Tregtare në Shqipëri?

    "TEG"- Qendra Tregtare e Portës Lindore të Tiranës, e vendosur vetëm 4 km nga qendra e kryeqytetit, mes ajrit të pastër, rrethuar nga zona më e gjelbër e Tiranës, do të tërheqë vizitorë nga afër dhe larg dhe do të bëhet pjesa më interesante e kryeqytetit, duke ofruar për konsumatorin kënaqësinë e blerjeve dhe argëtimit.

    Planet për qendrën tregtare përfshijnë një fasadë futuriste me një koncept magjepsës ndriçimi shumëngjyrësh dhe një arkitekturë spektakolare. Me konceptin novator, TEG do të sjellë një eksperiencë të re të blerjes dhe argëtimit në të gjithë rajonin. Pikat e forta të qendrës janë shumëllojshmëria e markave dhe produkteve, hapësira e gjerë për shitje, prezantimi i markave ekskluzive, hapësirat për argëtim, restorant-kafetë e adhurueshme, dhe komoditeti maksimal për klientët.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 12:45 pm