AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Pune pleherash!

    Share
    avatar
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 26
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Pune pleherash!

    Mesazh  Angel_Dreams prej Wed Nov 23, 2011 8:28 pm

    Disa muaj përpara, Sergio Romano, opinionist i “Corriere della Sera”, pyetjes së një lexuesi se “nëse duhej parë nga Shqipëria, për t’i marrë me qira, ose blerë një copë truall ku të depozitonin plehrat, dhe bënin central bërthamor”, i përgjigjej, se midis dy vendeve, ka pasur në të shkuarën shumë probleme dhe fërkime, ku Italia ishte fajtore, ndaj nuk ishte e udhës t’i irritonin shqiptarët me kërkesa të tilla të papranueshme.

    or ja që shqiptari Berisha, jo vetëm nuk u irritua, por doli edhe partizan i flaktë. Argumenti se, pranimi i plehrave, qenka kusht për pranimin në BE, nuk është gjë tjetër veçse hi syve për të mbuluar paratë e marra nën dorë, por këtë radhë jo nga shteti italian, por nga mafia e plehrave. Nuk është hera e parë, që kryeministri gënjen ditën. Dhe nëse do bëhej fjalë për një mashtrim zgjedhor, do ishte e falshme, për standardet shqiptare. Por ky i pangopur, përveç se po shet detin dhe ndërron strukturën etnike të popullsisë, tani po e mbush nëntokën me plehra, duke e helmuar të ardhmen e vendit në mënyrë të pakthyeshme, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
    Kush mendonte se me krizën ekonomike të bërë peshqesh dhe refuzimin që na bëri BE-ja, kishim arritur fundin, u gabua. Kryeministri i vendit, nuk vonon të na surprizojë me fantazinë që ka për ta zezuar këtë vend dhe i ka hapur rrugë sjelljes së plehrave europiane në Shqipëri. Me një të folur shkumëzuese, tipike kur nuk ka argumente për të mbrojtur interesat personale financiare, të cilat janë i vetmi shpjegim për hapjen rrugë të kësaj katastrofe ekologjike, ka sulmuar të gjithë kundërshtarët e këtij projekti. Ata që janë në moshë, i quan nostalgjikë të komunizmit, ndërsa kush është i ri, e quan plehrë. Prej kohësh, nuk ka lënë fjalë të ndyrë të shqipes, pa e përdorur ndaj kundërshtarëve të tij, në foltore publike. Nuk merr parasysh as qënien e fëmijëve para ekraneve, apo prezencën e grave në mjedisin ku flet. Përveçse ndër njerëzit më makutë, është edhe ndër më vulgarët që ka prodhuar kjo tokë. Por me importin e plehrave, dëshmon natyrën e tij kriminale.
    Mund të kuptohet deri në një farë mase, dëshira e tij për t’u pasuruar. Me prejardhje nga një zonë tejet e varfër dhe nga një regjim spartan, nuk është i pashpjegueshëm nepsi i tij. E kanë bërë shumë politikanë nëpër vende e kohëra të ndryshme. Por babëzi e tillë, hyn në rastet patologjike. Tashmë Shqipëria, mund të quhet në agoni. Vendi është monokraci, e ndarë në shërbëtorë të klanit Berisha, ose në kontributorë të saj. Kur ecim rrugës dhe shkelim mbi asfalt, zifti është i hedhur nga një nga të paktat firma që fiton tenderat elektronikë të Ministrisë së Transporteve, ose me prokurim të drejtpërdrejtë. Pallati ku banojmë, është bërë me çimento, e prodhuar nga fabrikat në pronësi të njerëzve të kryeministrit. Nëse sëmuremi dhe marrim ilaçe, një pjesë e parave që paguajmë, janë fitim tek njerëzit e kryeministrit. Kur shkojmë për pushime, shitblerja e tokës ku është ndërtuar hoteli, ka kaluar në duart e njerëzve të tij. Po të blejmë në supermarket, pronari, është pjesë e klanit dhe fitimi lyen rrotën e familjes. Edhe nëse klikojmë në internet, në çdo impuls që harxhojmë, paguajmë një sasi lekësh që i shkon xhepit të kryeministrit. Lumenjtë, janë dhënë me koncesione për njerëzit e afërm ose klientët e kryeministrit dhe kush pati shpresa që të paktën kur të mbyllte sytë, të prehej në dy metra katrorë tokë të tij, është një mendim që duhet ta harrojë, pasi shumë shpejt, do na takojë të varrosemi midis plehrave.
    E gjithë historia e plehrave, është shumë më e thjeshtë. Që prej dhjetë vjetësh, mafia italiane, tenton të sjellë plehra në Shqipëri. Në vitet 2002-2003, gati u arrit një akord me qeverinë Nano, por për shkak të presionit të opinionit publik, ky i fundit u tërhoq, megjithëse bëhej fjalë që të sillej edhe teknologjia për djegien e tyre. Ndërkohë, nuk hoqi dorë mafia, dhe sot, shumë analistë apo gazetarë, marrin rrogë nga kjo mafie, dhe ca më shumë, subvencionojnë edhe fletushka të quajtura gazeta. Me ardhjen në pushtet të Berishës, duket se u gjet njeriu i duhur, pasi ishte më i paskrupullt se çdo udhëheqës shqiptar, për të ndjekur interesat e tij, dhe nëse shikonte leverdi financiare për vete, i erreshin sytë nga makutëria; ishte demagog i pacipë, dhe kjo nuk do kujtesë të fortë, për të parë se si i ndryshon qëndrimet brenda ditës; ishte i papërgjegjshëm për interesat e vendit, nëse i shërben interesave të tij financiare. Sot, mund të thuhet se fjala e urtë që “për çdo kazan plehrash, ka një kapak”, gjeti konkretizim.
    Nuk duhet të jesh as ekologjist, dhe as aktivist mjedisi, për ta kuptuar se ky shtet, i cili edhe në kryeqytet, nuk arrin të mbledhë plehrat, pa lëre më t’i seleksionojë ato; nuk ka një landfill primitiv, pa lëre që të ketë të tillë që të jenë në gjendje të prodhojnë edhe gazin metan; me një administratë të korruptuar, dhe dogana inkompetente, të mbushur me elementë militantë ose krahinorë, të mund të jetë në gjendje të kontrollojë dhe menaxhojë importin e plehrave të Jugut të Italisë. Pikërisht, pamundësia e komunave të Italisë Jugore, për të diferencuar plehrat, që t’i bëjnë të pranueshme për industrinë e riciklimit, ka sjellë nevojën për të gjetur një valvul shfryrjeje dhe në këtë rast e gjetën në Shqipëri. Por ne, që nuk jemi në gjendje të përpunojmë plehrat familjare, aq më pak, do jemi në gjendje të përpunojmë mbetjet e rrezikshme, spitalore, kimike apo radioaktive. Shqiptarët, që akoma hedhin plehrat nga ballkoni, dhe me përjashtim të Tiranës, bashkitë e komunat i depozitojnë mbetjet urbane nëpër lumenj, shpallen nga Berisha si të aftë të kryejnë procedura të rafinuara riciklimi, nuk është gjë tjetër, veçse një demagogji perverse, për të mbuluar përfitimin personal të kryeministrit, duke marrë kështu në qafë shëndetin e një populli të tërë.
    Pesë vjet më përpara, po udhëtoja në aksin rrugor Durrës – Vlorë, së bashku me dy mjekë italianë. Anash rrugës ngrihen shtëpitë abuzive që ne të gjithë i dimë. Kur shpjegova, se këto shtëpi, ishin që të gjitha me gropa antiseptike në vend të kanalizimeve, dhe merrnin ujë nga puset, italianët u skandalizuan, dhe më bënë të ditur, se kjo është një bombë me sahat për shëndetin e njerëzve. Nëse do iu thosha se sot, pas pesë vjetësh, ne po importojmë edhe plehrat e Jugut të Italisë, me siguri do më këshillonin që t’ia mbathja nga sytë këmbët.

      Ora është Mon Oct 23, 2017 9:49 am