AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ekonomia në apati, BSH ul normën bazë në 4.75%

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Ekonomia në apati, BSH ul normën bazë në 4.75% Empty Ekonomia në apati, BSH ul normën bazë në 4.75%

    Mesazh  AlbSpace Staff Wed Nov 30, 2011 5:40 pm

    Banka e Shqipërisë uli sot normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në nivelin më të ulët historik, 4.75%.
    Ekonomia në apati, BSH ul normën bazë në 4.75% Ardian-fullani-bsh-e-re-f
    Sipas Guvernatorit, Ardian Fullani, ky vendim reflekton presionet e ulëta inflacioniste, si rrjedhojë e kërkesës së ulët agregate në ekonomi.

    Banka e Shqipërisë tenton kështu t’i japë një stimul të mëtejshëm ekonomisë shqiptare, që duket sot në momentin më të plogësht të dekadës së fundit. Guvernatori në daljen e sotme nuk e fshehu pesimizmin për ecurinë e ekonomisë shqiptare edhe gjatë vitit 2012.

    Sipas tij, problemet në ekonomitë partnere të Eurozonës do të ulin ndjeshëm kërkesën për mallra shqiptare. Në vlerësimet për sektorin financiar, Guvernatori tha se sektori bankar është i sigurt, likuid, por më i kujdesshëm në kredidhënie.

    Megjithatë, Banka e Shqipërisë gjykon se ecuria e ngadaltë e kredidhënies vjen kryesisht si pasojë e kërkesës së dobët nga sektori privat. Pikërisht gjallërimi i kërkesës do të jetë çelësi për rritjen e kreditimit dhe të gjithë ekonomisë shqiptare.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 8:40 pm