AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Ekonomia në apati, BSH ul normën bazë në 4.75%

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Ekonomia në apati, BSH ul normën bazë në 4.75%

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Wed Nov 30, 2011 5:40 pm

    Banka e Shqipërisë uli sot normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në nivelin më të ulët historik, 4.75%.

    Sipas Guvernatorit, Ardian Fullani, ky vendim reflekton presionet e ulëta inflacioniste, si rrjedhojë e kërkesës së ulët agregate në ekonomi.

    Banka e Shqipërisë tenton kështu t’i japë një stimul të mëtejshëm ekonomisë shqiptare, që duket sot në momentin më të plogësht të dekadës së fundit. Guvernatori në daljen e sotme nuk e fshehu pesimizmin për ecurinë e ekonomisë shqiptare edhe gjatë vitit 2012.

    Sipas tij, problemet në ekonomitë partnere të Eurozonës do të ulin ndjeshëm kërkesën për mallra shqiptare. Në vlerësimet për sektorin financiar, Guvernatori tha se sektori bankar është i sigurt, likuid, por më i kujdesshëm në kredidhënie.

    Megjithatë, Banka e Shqipërisë gjykon se ecuria e ngadaltë e kredidhënies vjen kryesisht si pasojë e kërkesës së dobët nga sektori privat. Pikërisht gjallërimi i kërkesës do të jetë çelësi për rritjen e kreditimit dhe të gjithë ekonomisë shqiptare.

      Similar topics

      -

      Ora është Thu Aug 24, 2017 10:24 am