AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi]

    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi] Empty Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi]

    Mesazh  Angel_Dreams Sat Nov 26, 2011 12:10 am


    Andon Zako Çajupi
    Fragment nga drama "Burri i Dheut"
    Murati*)

    Ndëgjo mirë se ç'të themi,
    Të duamë gjithë ç'jemi
    sulltana, një shqipëtarkë,
    të mban për drek' e për darkë,
    dhe unë, ti e di vetë,
    të nderoj me të vërtetë,
    të mirat që të kam bërë
    i di, zonjë, bot' e tërë.
    Të dua si time bijë,
    prandaj rende mos te vije,
    Tani nder' i Shqiperise
    dhe madhëri e Turqisë
    një punë nga ti kërkojnë
    dhe mir e ndë paq' të rrojnë.
    Duhetë, ti dhe Selimi,
    q'u rrëfye kaqë trimi,
    me luftëra që ka bërë
    q'e lëvdon një bot' e tërë,
    duhetë, them të bashkoni
    dhe që sonte, të martoni.
    Të kam dashur si një pjellë,
    shumë ligsht më je sjellë,
    po shumë do të të dua,
    zonjë, po të ndëgjosh mua,
    ndryshe do të qash me lot,
    se me mua s'e nxjerr dot.

    Mamica

    0 sulltan, mos me trëmb mua,
    se nuk jam si çdo grua,
    ti e di mirë se ç'jeshë
    dhe ç'jam; bijë mbretëreshë.
    Jam bij' e Kastriotit,
    c atij trimi që vare,
    mos harro, jam shqipëtare!
    Po ç'mund të bëj e mjera,
    kur s'mund të dal dot nga dera,
    kur jam mbyllur ndë pallas
    si një zog ndë një kafaz!
    Po ndëgjo, sulltan Murati:
    Kastrioti ç'faj të pati,
    që vrave me të pabesë
    katrë djemt' e vetë pesë?
    Ay të dha miqësinë,
    ashtu si kërkove tinë
    dhe djemtë peng t'i dërgoi
    fatziu, se të besoi.
    Me ç'ke bërë ti për mua,
    qahesh se nukë të dua
    dhe çuditesh, egërsirë,
    se nukë të sillem mirë?
    Qahesh sikur s'e di shkaknë,
    gjaku, sulltan, kërkon gjaknë!
    Kur s'ka princër shqipëtarë
    për mua mbeti kjo barrë;
    zot, n'ësht' e rëndë për mua,
    me pahir të vdes, ç'e dua,
    ç'e dua, zot, jetën time,
    kur jam e shkretë, jetime?
    Zot, ç'e dua këtë jetë,
    kur s'mund të marr gjaknë vetë?
    Kur shoh vendë tek kam lerë
    të zotuar nga të tjerë!
    Kur shoh armikn' e shtëpisë,
    q'është mbret' i Shqipërisë!
    Kur shoh atë që ka vrarë
    tim at' me fis e me farë;
    kur e shoh ndë këtë jetë
    të kënaqur e të qetë!
    Kur e ndëgjoj të më thotë,
    që s'ka tjetër mbret ndë bote
    Gëzohem, sulltan Murati,
    se shoh që të zu inati
    për një grua shqipëtare,
    që nukë të peshon fare,
    edhe të shtyn, duke share,
    ta vraç një ditë më parë,
    se do të vdesë më nairë,
    se të shoh një egërsirë.
    Më le, duketë të gjallë
    që të më martosh me djalë,
    edhe, për nder të krushqisë,
    më fal fron' e Shqipërisë!
    S'është jotja Shqipëria,
    Jo! E gjeç nga perëndia!
    Dhe fron' e saj nuk e dua
    me gjak nga duart' e tua!
    Ay që do të më marrë,
    të lajë gjaknë më parë...
    Sa për Selimnë, të qoftë!
    Është djali yt, të rroftë!
    Murat, të birë tënd kurrë
    Mamica s'e do për burrë,
    se s'do të të bëjë vjehrr,
    se nukë të bën dot nder;
    bijë mbreti shqipëtare,
    Mamica s'të peshon fare.

    Murati

    Me këto fjalë që thua,
    sikur të mos jeshe grua
    do të më zinte inati,
    do të shoje ç'bën Murati,
    me gjithë ç'fole për mua,
    unë përsëri te dua.
    Më vjen keq se gjithë ç'bëra
    për ty, vanë dëm të tëra:
    më vjen keq se, po të doje
    tani ndryshe do të rroje;
    do të keshe kupëtuar,
    sa mirë të kam qëndruar,
    të dua si time bijë,
    Mamica, keq të të vijë,
    për veten tënde më parë,
    ti kuvëndon si e marrë,
    të lashë thuaj të gjallë,
    të të marr nuse për djalë,
    që të më shtohet fuqia
    ndë vend tënd; po Shqipëria,
    Shqipëria jote trime
    është sot ndë dorë time,
    atje për ty s'ka nevojë
    Selimi të mbretërojë.
    Sot shqipëtarët më duan,
    sa dhe besën e ndërruan:
    myslimanë që të tërë
    sot pak janë të krishterë;
    Shqipëtarët myslimanë
    mbret' e pejgamer më kanë
    dhe përgjërohen për mua.
    Me këto fjalë që thua
    ti nuk' i di, shqipëtarët
    nuk janë si të parët,
    që vriteshin për lirinë;
    sot janë ndënë Turqinë,
    kanë zakone të tjera,
    duan nishane, rytbera,*l) titull, pozitë)
    vetëm një trimëri kanë
    të vritenë për sulltanë,
    vetëm një shpërblim kërkojnë;
    t'i mburrin e t'i lëvdojnë,
    dhe s'kanë tjatër dëshirë
    janë shumë zemërmirë,
    dhe punojnë për të tjerë...
    Nukë janë si një herë;
    liri s'dinë ç'do me thënë,
    këto ndjenja i përzënë,
    se s'e duan Shqipërinë,
    po luftojnë për Turqinë,
    janë kaq trima, burra,
    sa s'u bën para lëkura
    dhe vriten me njëri-jetrë
    sot, për një gunë të vjetrë.
    Shqipëria u ndërrua,
    nga faq' e dheut u shua,
    sot viset e Shqipërisë
    janë një cop' e Turqisë.
    Ata njerëz që më nderojnë,
    këtu si duan punojnë,
    vrasën, presën, han' e pinë,
    se kanë ndihmë Turqinë.
    Ndonjë prej ta, kur ngre kokë,
    me pak a me shumë shokë
    sot s'mënojmë ta qërojmë
    me të fala q'u dërgojë...
    Këtu mbretëroj pa frikë,
    se janë burra besnikë,
    prandaj trimat që kam pranë
    gjithë shqipëtarë janë,
    s'duan tjatër mbret, veç mua,
    pastaj zotrote je grua,
    nukë them, se s'je nga sua,
    po yt' at sot u harrua.

    Mamica

    Mendjen time ta rrefeva
    qenke m'i lik seç pandeva,
    nukë paske gjak ndë faqe,
    kur pandeh se më kënaqe
    me këto fjalë që fole.
    Me kaqë prova që solle
    për trimatë shqipëtarë,
    duke nuk i ke dhe parë,
    i gjete gafil,1) i qeshe
    prandaj punove si deshe;
    po Shqipëria s'u shua
    dhe dita u afrua,
    që do të ndizet si zjarr,
    të shoç ç'punon shqipëtari,
    të ligatë që ke bërë
    ndë turq edhe në të krishterë
    edhe gjakn' e Kastriotit,
    një ditë do ta paguash.
    Friko, mburru sa të duash.
    prishe, digje Shqipërinë,
    me shumë ia shton fuqinë,
    më tepër ia shton inatnë
    për Turqinë, për Muratnë,
    sado të bësh të këqia
    s'humbet kurrë Shqipëria;
    për lirinë, shqipëtarët,
    si të sotmit2) dhe të parët,
    kanë vdekur, do të vdesën.
    Mburre, q'u ndërrove besën
    dhe pandeh se i ke ndarë?
    Ti nuk i njeh shqipëtarë:
    myslyman e të krishterë
    janë vëllezër të tërë,
    kanë një gjak dhe një shpresë,
    nuk kanë tjetër besë,
    dëshirë kanë lirinë
    dhe besë shqipëtarinë.
    Leri të sharat mënjanë,
    se hie nuk të kanë,
    Murat, leri qesënditë,
    se do të vijë një ditë,
    dit' e bardhë, dit' e mbarë,
    që do të bëjnë varrë
    nukë të vjen turp një çikë?
    Si s'më binde dot me frikë,
    zure me ca dhelpërira,
    dhe me ca fjalë të mira
    të më qeç') e të më thuash,
    të punoj si që të duash.
    Guxon më flet për tim atë,
    që vrave vetë me dorë,
    dhe për njerzt' e mi të tjerë,
    që dërgove dhe u therë!
    Shihni, shihni gjakëtorë
    që flet për këta shënjëtorë!
    Guxon të më këshillojë,
    ju thaftë gjuha në gojë!...

    Murati

    Ti qënke vërtet e marrë,
    nukë lodhesh duke sharë?
    Si guxon e flet për mua?
    Nuk e di se, po të dua,
    të pres kokën?

    Mamica

    E di mirë,
    se ti je një egërsirë,
    egërsirë si ariu,
    me fytyrë si njeriu.
    Nuk të shoh dot përpara,
    prandaj dua me të shara,
    Murat, të të çoj inatnë,
    të më vraç si dhe tim atë:
    thermë me duar të tua,
    pse trëmbesh sot nga një grua?
    Ti do të më lesh ndë jetë,
    se ke një qëllim të fshehtë
    do të m'apsh Selimnë burrë,
    se do të të bëhesh urë,
    të bëhem urë të shkosh,
    ndë vend tim të mbretërosh.
    Jo, Murat, jo! Shqipëria
    s'ësht' jotja. Perëndia
    e mërgoftë nga ky tmerr.

    Murati

    N'ësht' jotja, pse s'e merr,
    kur mund ta març pa lëftuar,
    kur ta 'fal me të dy duar,
    ecë zëre, paç uratë,
    fronë që të la yt atë.
    Po të kesh Selimnë burrë,
    Këtë fron s'e humbet kurrë,
    do ta trashëgosh përjetë,
    se është trim i vërtetë.
    Mirë, mua mos më duaj,
    se jam i lik, si më thuaj,
    se të verbon zemërimi,
    po ç'të ka bërë Selimi?
    Pse rrëfenesh zëmërgurtë
    sot për një trim kaqë t'urtë?
    Ka trim ndë këtë botë
    më të mir' e më të zotë?
    Ti nga se nuk e do vallë?

    Mamica

    S'e dua. se e ke djalë')
    mos ma trego, e di vetë
    q'është trim me të vërtetë;
    vendet që ka sot ndër duar,
    ay trim i ka zotuar;
    tërë bota e lëvdojnë
    me gisht të tër' e tregojnë,
    Selimi shum' u ndëgjua.
    Do të qe burrë për mua,
    të mos e keshe ti djalë,
    këtë trim kaqë të rrallë.
    Murat, preje këtë shprese,
    hiq dorë nga kjo martesë,
    se Selimi zëmërmirë
    s'ka sot të tillë dëshirë,
    dhe di që s'mund ta marre burre,
    kjo krushqi s'bëhet dot kurrë,
    Mamica, të thonë, mori
    të bir' e një gjakëtori?
    Sot' bij' e Kastriotit,
    o sulltan, s'trëmbet të vdesë,
    po s'e do këtë martesë,
    thermë, vramë, e ke në dorë,
    po me një turk s'vë kurorë.
    Dua burrë shqipëtar,
    burrë tjetër nukë marr,
    burri që do të më marrë,
    eshtë mbret per shqipëtarë,
    dhe këta, sido që thuaj,
    nuk duan mbret të huaj,
    Murrat, kete dije mire:
    Ose me ler sot te lire
    dhe m'ep prapë ç'më ke marrë,
    mbretëri ndër shqipëtarë,
    a, në mos ke këto mënde,
    thermë sot me dorë tënde.
    Shqipëria s'pret nga mua,
    s'ka nevojë për një grua.
    Sot lajme të mira mora:
    të ka shpëtuar nga dora
    Skënderbeu Kastrioti.
    im vëlla, me faltë zoti.
    N'është e vërtetë kjo fjale,
    në kam sot vëlla të gjallë,
    është mbret' i Shqipërisë,
    dridhu, sulltan' i Turqisë,
    dhe futu vëtë mbë vërë,
    se shumë faje ke bërë.

    Murati

    Ah' Beson këtë përrallë
    që ke një vëlla të gjallë?
    Yt vëlla, moj kokëtrashë,
    ka vdekur, po ti shëndoshe,
    ka njëzet vjet q'u varros,
    tani u tret e u sos.

    Mamica

    Mjaft, se nga fjalët e tua
    zemëra m'u copëtua.
    E di, këto janë fjalë,
    e di, kjo është përrallë,
    Murat, unë te di mirë,
    Skënderbeut ia ke pirë
    gjaknë, qëkur ishte djalë,
    po ay trim që ka dalë

    Murati

    sot si bir' i Kastriotit,
    duket do të ketë ngjarë
    dhe gjaknë do t'ia marrë.
    Sot vetë kam për të dalë,
    të vërtetoj këtë fjalë,
    ta gjej kudo që të jetë,
    ta njoh për vëlla të vetë;
    shqipëtarët do besojnë,
    do të ngrihen, të lëftojnë.
    Sot duhetë të pandejnë
    që shikojnë Skënderbejnë
    dhe kështu, ne ktë mënyrë,
    o sulltan me dy fytyrë,
    që nukë fryhesh me gjak,
    mbase t'i vimë për hak...

    Murati

    Bushtrë, me këtë kuvend
    tani do të të vë mend.
    Të ka marrë koka erë,
    do të bësh dhe shok të tjerë,
    dhe me ca fjalë të rrëme,
    të më punoni llagëme?1)
    Me të sharat që ndëgjova,
    dosë, shumë të durova,
    tani t'u mbarua fati
    se tepëroi inati;
    nesër nisu ja për ,varr,
    ja për martesë!

    Mamica

    Barbar,
    Mamica s'trëmbet të vdesë,
    po s'do të tillë martesë!

    Murati

    Nesër shomë.

    Mamica

    Ç'do të shoç?

    Murati

    Burr' a varr do të kërkosh.


    *) Fragmenti është marrë nga drama në vargje «Burri i dheut». Drama u mbarua në vitin 1907. Miku i Çajupit, Sofokli Çapi e botoi në Kajro të Egjiptit (1937) veprën e lënë dorëshkrim. Çajupi shkruante se këtë dramë ia kushtoi atdheut dhe njëkohësisht porosiste të birin,
    Stefanin, që të nderonte përherë kujtimin e heroit të madh, Skënderbeut:

    Me këtë vepër që shkrova,
    për atdhenë them •punova,
    dhe për djalën tim Stefanë,
    që të kujtojë babane
    të nderojë Skënderbenë
    që ka nderuar atdhene!

    Subjekti i saj ka të bëjë me ngjarje që zhvillohen në pallatin e sulltan Muratit. Problemi themelor është njohja e Skënderbeut të vërtetë, «zhdukja» e të cilit është ndërthurur në një intrigë disi të ngatërruar. Dihet historia e zhdukjes së djemve të Gjon Kastriotit, por në ç'rrethana shpëtoi Gjergji?
    Rreth këtij shqetesimi Çajupi thurri nje subjekt, i cili, siç thote vetë në parathënie, nuk i përgjigjet me besnikëri fakteve historike. Sipas këtij subjekti, Skënderbeu shpëtoi në sajë të përpjekjeve të Fatimesë, një grua shqiptare, e cila ka pranuar të martohet me sulltanin pikërisht për të kryer këtë mision të rëndësishëm. Në fshehtësi të madhe, ajo ka këmbyer djalin e sulltanit, Selimin, me Skënderbeun, që u rrit sikur të ishte i biri i sulltanit. Në një çast të caktuar, kjo e fshehtë del në shesh dhe fillon hakmarrja e shqiptarëve kundër sulltan Muratit dhe vëllait të tij. Në këtë fragment do të ndiqni
    dialogun e ashpër e të ten-sionuar midis sulltan Muratit dhe Mamicës, motrës së Skë-nderbeut. Për të arritur synimet e tij, Murati do ta martojë Selimin (të cilin e pandeh si birin e vet) me Mamicën. Ky dialog përbën rastet më të arriratë dramës, ku, në mënyrë të vecantë, spikat portreti i Mamicës, vajzës me cilësi të larta morale.
    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi] Empty Re: Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi]

    Mesazh  Angel_Dreams Sat Nov 26, 2011 12:11 am

    Fragmente nga komedia "Pas Vdekjes"
    I

    Zeneli, Adham-Uti

    (Hyjne bashke nd’ode te klubit, ku gjenden do karreklla, nje tryeze ne mes,
    ngarkuar me gazeta, me doredoreshkrime. Me te djathte, njè dollap;
    me te mengjer, nje telefon ne mur.)

    Adham-Uti:
    (Me zemerim.): Cude! S’mund te marr vesh! Yt zot, kryetar’ i klubit, me dha fjale
    te piqemi ketu me 8 pasdreke, dhe ti me thua qe s’ka dhe ardhe! I the, bre, se kush
    jam une? A i tregove qe jam une, doktor Adham-Uti, qe po rri e pres?...

    Zeneli:
    (Duke qeshur nen buze.):
    Doktor efendi, nuk’ i thashe gjesendi beut, se s’eshte ketu sot!

    Adham-Uti:
    Dreqi te marrte!...

    Zeneli:
    Qysh! Mos e thuaj prape kete fjale se...

    Adham-Uti: Ma paske gjuhne si bilbil!

    Zeneli:
    (Me vete.):
    Qenka i cmendur!


    Adham-Uti-Zeneli-Vurkua
    Vurkua:
    (Duke hyre me rrembim):
    Zenel, a erdhi Skendo beu?

    Zeneli:
    Jo, zoti Vurko, po s’besoj tè menojé. Prit pakez,ne mos ke pune.

    Vurkua:
    (Duke ndenjur.): Do ta pres te vije.

    Adham-Uti :
    (Madheshtor.):
    Do te rri dhe pakez, sido qe kam pune shume!

    Vurkua:
    (Ne vesh te Zenelit.):
    Kush eshte ky?

    Zeneli:
    (Duke folur fort.):
    Si! S’e njojtke, a? Zotenia eshte doktor
    A-dha-mu-ti nga Frasheri, nga katund’ i Naim beut dhe...

    Adham-Uti:
    (I pret fjalen.):
    Naimi ishte nga katundi im! Msou te flac!...

    Zeneli:
    (Duke qeshur nèn buze.):
    Me ndje, zoteni, po...(Duke ulur kryet) me ndje, doktor Adham-Uti!

    Vurkua:
    (Duke qeshur.):
    Lot a qesh, o Zenel? Cfarè emèr ky, me qafsh?

    Adham-Uti:
    (I vrenjtur.):
    Duket s’te pelqen!

    Vurkua:
    (Me qetesi.):
    Jo, zoteni, fort i bukur, per bese!
    Adham-ati yt’ i pari dhe Uti – emer i dyt’ i Udhisit, si thote Omeri...

    Zeneli:
    (I habitur.):
    Ja se c’domethene te jesh i ditur!Un’ i gjori ket’ emer e pandeje shqip...
    Dhe duke ditur se doktori esht’ i krishtene, po mendoneshe se c’dite
    luset shent Adham-Uti qe te veje ta uroje dhe t’i thoshe: per shume
    mot gezuar!

    Adham-Uti:
    (E rende.):
    Sido qe duket ky emèr, (keqyr Vurkon) un’ e kam nderuar!

    Zeneli:
    (Veshtron Vurkon):
    Vèrtet, vèrtet! Zotenia eshtè sheronjes i ndegjuar

    Adham-Uti:
    Dhe shkronjetor, vjershetor!

    Vurkua:
    (Duke unjur):
    T’u ngjate jeta, doktor Adham- -Uti! Besa gezonem qe njojta sot zoterine
    tende! Nder i math, per zone! Une jam Vurkua, korres- pondenti i gazetes
    «Rrufeja».

    Adham-Uti:
    A! Qenkej gazetar!

    Vurkua:
    Ndaj te lutem te me thuash c’mendonen njerzt’ e medhenj per Shqiperine
    qé te shkruajme ne gazeten tone.

    Adham-Uti:
    Domethene, ti kerkon sot nga une «interview»?

    Vurkua:
    Po, Zoteni, qe ta botoj te "Rrufeja".

    Adham-Uti:
    Mos thuaj «Rrufeja» po thuaj "Rrufea"! Rrufe, rrufea; liri, liria dhe jo lirija!
    Do t’i them dhe Skendo beut! Kjo gjuhe qe perdorni ju sot s’eshte shqip!
    Pun’ e gjuhes ka rene ne duart te liga dhe kurre s’ka per te vatur mbare!...
    Abe tari qe perdorni ju sot s’eshte per te qene!...

    Vurkua:
    (I mbire.):
    Qysh! Po e ka vendosur Kongres’ i Manastirit...

    Adham-Uti:
    (Me rrembim.):
    Kongres’ i Manastirit. c’eshte Kongres’ i Anastirit? Kush vate? A vajta une?

    Vurkua:
    (Duke qeshur.):
    Pse s’vajte, or zot?

    Adham-Uti:
    A! a! Perpara me thoshe: doktor efendi, tani qenkam vetem zot, se fola te verteten!
    Thash’ ato qe jane! Dhe guxon te me kerkosh «interview»! Jo, jo, s’kam zakon une,
    te jap "interview", jo, per gazetat tuaja.

    Vurkua:
    S’pandeje kurre..., s’te dije per armik te gazetave!

    Adham-Uti:
    Ja ku e- msove tani dhe thuaje ne gjithe bote me ane te «Rrufese», ne ka njerz te
    kendojne te tille flete!... Keto jane fjalet e fundit!

    Vurkua:
    Jane mjaft pir t’u cuditur! aOl-Uti (Me zemerim.): Pse per te quditur?

    Adham-Uti:
    (Me zemerim)Pse per te cuditur? Fundi, fundi, s'me dersin veshi per bote mua!
    Dreq o pune! Ndègjo. C’fitim do te kem une kur te shkruash ti per mua:
    «Doktor Adham-Uti, sheronjes i ckelqyer, qe ka botuar kaqe vepra te bukura
    ka gjetur nje bar te ri per ethet, nje tjeter me te quditshem, me te nevojshim
    per grate shterpa, ka sot gati per te botuar nje abetar fort te mbaruar per
    shqipen me letra te ra, dhe per abetar eshte munduar dhjete vjet plot edhe
    tre muaj? Gazetat mua s’me ryjne ne pune! Levdata nuke dua nga kerkush!
    Po te kerkoje te tilla gjepura, mor zot, do te marre sot me te mire do te te
    rrefeje se per c’pune kam ardhe ! Skendo beu... t’i tregoj vetem ket’ abetar
    te msoj a mund te jet’ i pelqyer te xhonturqit a u vjen mbare qe te perhapet
    dhe te perdoret nde shkolla te Shqiperise; a duan te ma blejne a mund te
    shpres nga qeveria ne Stamboll pune te mire per kete sherbim te madh!
    Skendo beu me tha ta sjell sot nde klub abetar keqyrin bashke me zonjezen
    Lulushe, q’esht mesonjese per cupa, dhe po te jete kjo per mbare, do ta vere
    perpara nde shke qupave; dhe m’u dorezua per xhonturqit, te kenaqen teper
    dhe dic do te bejne per mua: mund te me dergojne deputet ne Stamboll!...

    Vurkua:
    Po ky abetar pse do te viret vetem nde shkolla te cupave?

    Zeneli:
    Vertet! Pse?

    Adham-Uti
    (Fodulll):
    Po s’e kuptoni, a?

    Vùrkua:
    Per syt’ e ballit, jo!

    Zeneli:
    (Me gaz.):
    Un’ e gjeta! Se cupat jane femra, u pjell mendja!...

    Adham-Uti:
    C’del nga kjo gje?

    Zeneli:
    Qysh? Jane me te zgjuara se nga djemte dhe do te nxene me mire abetarin...
    S’kam arsye!S’eshte e vertet?

    Vurkua:
    Si dy e dy bejne katre.

    Adham-Uti
    (I rende.): U kripsha trute... Shkaku i vertete eshte ky: cupat behen gra...
    dhe burrat bejne si thone grate... Per kete send kam shkruar nje liber te
    gjer’ e te gjate.

    Vurkua:
    Ahere, zoteni, pun’ e abetarit eshte ne dore te zonjezes Lulushe?

    Adham-Uti:
    Edhe ne dore te Skendo beut, se ky e ka fort mire me xhonturqit, i ka miq
    me te vertete.

    Vurkua
    (I habitur.): I ka miq!

    Adham-Uti:
    Prandaj, si te thashe, as pyes fare per njerz te .tjere dhe per lepushkat tuaja!...

    Vurkua
    As per «Bashkimin e Kombit», as per «Diellin»?

    Adham-Uti
    Jo!

    Vurkua:
    As per «Rrufene», as per «Shkopin»?

    Adham-Uti:
    Aspak!... Mor zot, pse ben dem fjalet? S’kerren dot fjale nga une... s’pres
    nder nga njeri kurre... levdata s’dua! Sido qe te thone, sheronjes si une jane
    te rralle: sheroj sy, veshe, hunde, kembe! Cdo lengate druhet nga une!...
    Do te thuash qe s'kam shume «mushterinj»!
    Kurre mos arcin! Leri te vuajne! Kush u ka faj?

    Vurkua:
    Po abetarin pse kerkon ta shec te xhonturqit? Pse s’ia fal Shqiperise?

    Adham-Uti:
    Ah, ta fal!... Te vras mendjen une! Te punoj dhjete vjet dit’ e nate...
    dhe pastaj ta fal... dhe kujt? Shqipetareve!... Dhe te mos ma dine!...
    Sa vjet qe punojne shqipetaret per gjuhen ahqipe dhe s’gjejne dot nje
    abetar per te qene!... Une vetem e gjeta dhe tek e kam nde xhep! Zonjeza
    Lulushe, ne ka dy ZzZ mend, do te cuditet kur ta kendoje! Do te lere mende!...

    Vurkua:
    S’kam dyshim! Do te vije dhe ajo sot ketu?

    Adham-Uti:
    Posi, po! Skendo beu rae dha fjalen.

    Vurkua:
    A e nje zonjezen Lulushe?

    Adham-Uti:
    Po si s’e njo! Tervit kish t’emen me pak ethe. Per kete lengate kam gjetur,
    si te thashe, nje bar te cuditshem: kush esh' per te sheruar sheronet, ne mos po
    vdes ne gjume pa kupetuar, pa u munduar aspak, Keshtu, pra, kur e piu e em’
    e Lulushes...

    Vurkua dhe Zeneli
    (Bashke.):
    U sherua!

    Adham-Uti:
    Vdiq, vdiq ne gjume, si c’keshe thene!...

    Zeneli:
    Bar i mire; nje me nje!...

    Adham-Uti
    (Te Vurkua.):
    Keto jane, zoteni, veprat e mia! Levdata s’dua! Fjalet i merz era!... Pune, pune..
    C’del nga gazetat? Kurrgj':... Prandaj mos u mundo kot, mos'humb kohen: nuke
    kerren dot asnje fjale prej meje!

    Vurkua:
    (Duke qeshur pak.):
    Mjaft jane keto qe fole, zoteni. Tani, t’u ngjate jeta!
    Lamtumire, doktor efendi!..('Del jashte me vrap.)

    Adham-Uti
    (Me inat.): Ah, i mallekuar! Me bere te flas shume! Pa dashur te dhashe
    «interview»! Po te mos me dalc perpara syve tjater here!

    III

    Adham-Uti, Zeneli

    Adham-Uti
    (Shikon oren.): Cudi! Ora 8 1/2 dhe Skendo beu s’duket te vije!... Bre Zenel, po
    as zonjeza Lulushe s’erdhi?

    Zeneli:
    Jo, zot, jo! S’pashe asnje grua te na vije sot ketu!

    Adham-Uti
    (Me zeinerim): C'domethene! Mos qeshin me mua... Dreq o pune! (Rri prane
    tryezes dhe merr e kqyr doreshkrimet qe gjenden mbi tryeze. Pas pak, ngrihet
    me vrap, i habitur, duke thene me rrembim.):
    Vdiq Haxhi Aliu! Dreq o pune. Mos me bejne syte!... Po jo! Paska
    vdekur pa prite e papandyer! Une e lashe mire! Pak i dobet, po jo per vdekje!
    I gjori Haxhi Ali! I mjeri Ali Haxhi! I gjori deputet, e keshe mik! Dhe kerkonte
    te me vinte ne buke te qeverise! Fatziu Haxhi Alil Haxhi! Paska vdekur!

    Zeneli:
    Jo, zot, jo! S’ka vdekur! Po mbase heq shpirt!

    Adham-Uti:
    S’ka dhe vdekur!... Po ahere, c’thoni ketu? (Kendon doreshkrimin.):

    «Me hidherim te math mesuam se deputet i ckelqyer Haxhi Aliu dha shpirtin»...
    (Te Zeneli): Dreq o pune! Ju i vdisni n]erezit me te pahir!.

    Zeneli:
    T’u ngjate jeta, duet te dish se nje gazete me rendesi si «Liria» duhet te kete
    gati shkrime per cdo puni, per cdo gjeme qe mund te takoje nje dite, qe te mos
    ndodhet gafil. Per shembell: kete nate, ne mes te nates, mund te na vije nje
    tel-shkrim te na lajmeroje se Haxhi Aliu henngri buk’ e fiq e vdiq! Drejtor’ i «Lirise »
    s’ka kohe ahere te msoje s’e kur lindi i ndieri, nga kush lindi, ku lindi, c’ka bere
    dhe c’nuke ka bere ne jete te vet. Per kete shkak, Skendo beu ben gati shkri-met...
    dhe keshtu Haxhi Aliu mund te vdese kur te doje, gazeta jone do te shkruaje per te
    gjer’ e gjate q’ate cast.

    Adham-Uti:
    (Keqyr doreshkrimin.): He, he! Pa dyshim, Haxhi Aliu do te kenaqej fort sikur te
    kendonte kete shkrim plot me levdata!... Pra, me thuaj, bre Zenel, sa dit’ jane q’u
    shkrua ky artikull?

    Zeneli:
    Jane mjaft dit’, zoteni, se drejtori i «Lirise » di c’punon kurdohere; per gjithe njerzt e
    ckelqyer kemi gati shkrime te vdekjese! Kemi per mbretret, se jet’ e ketyre varet
    shume here nga nje filxhan me kafe, nga nje thike, nga nje revol!... Kerai shkrime
    gati dhe per deputenjte, se me te shumet jane pleq... kemi per shkronjetore te ndegjuar, per njerz te medhenj, me nje fjale.

    Adham-Uti:
    Per njerz te medhenj?

    Zeneli:
    Po si, po! K per shembull, nje sheronjes i math mund qe te beje kembet bige si cdo
    njeri tjeter...

    Adham-Uti:
    Ashtu bir, ashtu vertet (Si mendohet do pak.). Nuke me thuaj, pag urate, me ke a s’me ke
    per te math, mua Adham-Utin?

    Zeneli:
    Mi pyet ne je plak?

    Adham-Uti:
    Jo, bre bir! Te pyes a me ke mua pe raath?

    Zeneli:
    Ne je fort i gjate?

    Adham-Uti
    (Me betesi):
    Zo, bre Zenel! Dua te me th ne jam dhe une nje njeri i math, domethen jam
    i ndegjuar si sheronjes, si shkronjetor ment?...

    Zeneli:
    Ashtu thuaj, de!...

    Adham-Uti:
    Fole pa ndrim. Une, doktor Adham-Uti a a’jam njeri i math?

    Zeneli
    (Me ndrim):. Ne je?...

    Adham-Uti:
    Njeri i math?

    Zeneli:
    Besa! S’do pyetur: je i math?

    Adham-Uti
    (i kenaqur): Mos qesh me mua!...

    Zeneli:
    Jo, per koke te Skendos, s’ka dyshim qe je i raath!

    Adham-Uti:
    Nga m0 kuptove?

    Zeneli:
    Se nuke je i vogel.

    Adham-Uti:
    Tjeter shkak?

    Zeneli:
    Se ke mjeker dhe s’ke qime ne krye, je shinik, ma ke si kungull! Ndaj them se
    jesh a qeros,a i mencur.

    Adham-Uti
    (I kenaqur):
    Ditke dhe tc tilla?

    Zeneli:
    M’i ka mesuar gjyshja, ndjese paste!

    Adham-Uti:
    Ndjese paste! Paska qenur e mencur. Beut yt, Skendo beu, do te kete bere gati
    dhe per mua nje shkrirm te vdekjes. Fole, bre Zenel, me qafsh!

    Zeneli:
    S’do pyetur! S’ka dyshim; se vertet s’je deputet po s’je sot trim i ri, je burr’ i
    thyer... fjala mos na dalte e dalte e marrte dhene!...

    Adham-Uti:
    Mire, mire! Po, bre Zenel, a mund te te ve bese?

    Zeneli:
    Per c’pune?

    Adham-Uti:
    A mund ti mbash fjale te fshehur?

    Zeneli:
    Sa per kete gje, mos ki frike: Jam si pishku... S'me kerren dot fjale as me dare.
    Shpyrti me del po fjala s’del nga goja ime! (Me vetehe). Nde kish’ e nde xhami...

    Adham-Uti:
    Fort mire! Me kenaqe... Na merr kete mexhite.

    Zeneli:
    Sido qe jam mysliman me vjen te bej kryq me dy duar...

    Adham-Uti: Pse?

    Zeneli:
    Thone qe je fort doreshtrenguar.

    Adham-Uti:
    Mos beso boten.

    Zeneli:
    Nje mexhite per mua?

    Adham-Uti:
    Kam dhe dy te tjera per ty, bre Zenel, sikur te me tregonje...

    Zeneli:
    Dreq o pune! E mora vesh, per zone! Do te shoh c’ka shkruar im zot dhe per ty...
    shkrimin qè do te botoje «Liria» kur te na lesh shendene?

    Adham-Uti:
    Te lumte, a ma rrefen?,

    Zeneli:
    Dreq o pune! Pse jo! Po te lutem dhe une, ne vend te mexhiteve te me besh nje
    te mire tjeter qe s’te koshton gjisend prej xhepit, se thone qe jot shoqe t’ep vetem
    pese grosh diten...

    Adham-Uti:
    c’kerkon nga une, bre djale?

    Zeneli:
    Ketu, s’kerrej gjesendi, vetem sa jetoj si mos me keq.

    Adham-Uti: E?...

    Zeneli:
    Mendonem te vete ne Misir, n’Aleksandrie.

    Adham-Uti:
    E pastaj?

    Zeneli:
    Ty, zotni, s’te behet fjala dy, ndaj te lutem te m’apsh nje leter per kryetarin e
    «Bashkimit» te me vere ne pune.

    Adham-Uti:
    Po a e di emerin e kryetarit?

    Zeneli:
    Besa jo! Emri s’me vjen nder ment, po me kane thene q’eshte nje mustaqemath
    me nje trup atje lart dhe me dy sy...

    Adham-Uti:
    Do te thuash: nje cope mish me dy sy! Ha, ha, ha... doemos qe ka te holla?...

    Zeneli:
    Po, zoteni, ka do ara nga e shoqja; eshte nga ata burra qe rrojne nga grate!

    Adham-Uti:
    S’eshte per te share per kete pune, mor i mallekuar, se dhe une vete... po c’na
    duhen keto fjale? Thuaj pra, c’pune do te kerkosh nga kryetari i «Bashkimit»?

    Zeneli:
    Faqja me nder te me vere tellall nde burse.

    Adham-Uti:
    Po a di ti te besh nje te tille pune?

    Zeneli:
    Po si po! Te kam nje ze si shpelle...

    Adham-Uti:
    Ze te forte ka dhe veshgjati, po s'rryn dot ne burse, bre Zenel. Pastaj sa mund te
    fitoje nje tellal qe te ushqeje vedin dhe familen e vet?

    Zeneli:
    Une, doktor efendi, familje s’kam. Vertet rroj me nje grua disa vjet, po s’e kam
    me kurore.

    Adham-Uti:
    Mos thuaj «kurore», po thuaj ti je mysliman. E mira eshte ta besh grua, qe te
    rrosh rne nder ne sy te botes.

    Zeneli:
    Bota pandeh se une jam i martua: them kurdohere dhe gazeta "Kuvendi"
    keshtu ka shkruar.

    Adham-Uti:
    Po kini genjyer ti dhe "Kuvendin"?

    Zeneli:
    Zoteri, genjeshtra eshte kripa e se vertetes, si me ka thene sekretar’ i
    «Bashkimit» mot qe pat ardhur ne Selenik.

    Adham-Uti:
    Kush, bre dreq?

    Zeneli:
    S’mbajtke ment fare, bre djale, i paske trute si hirre! Per kete lengate
    kam shkruar nje liber fort te cuditshem.

    Zeneli:
    Doktor efendi, e gjeta! E gjeta!

    Adham-Uti:
    S’e thon’ Arkimidhi, jo; sekretar’ i "Bashkimit" quhet zoti Maci!’?

    Adham-Uti:
    E c’te thosh zoti Maqi?

    Zeneli:
    Me thosh se nde Misir gjithe shqipetaret jane te verber dhe vetem ay
    eshte me dy sy, pa i genjen dhe i mjel pareshtur.

    Adham-Uti:
    E verteta eshte se shqiptaret e Aleksandrites kane qene gjithmone
    grekomane te rrepte dhe zoti Maci(Leonidha Naci) ca me teperr,
    njeri i poshter, njeri rrugash, i ka hequr nga hunda, per te tradhetuar
    atdhene, sikurse kane veperuar doktoret e mallekuare Harisi, Harisi, Naumi
    dhe Tru-Tuli(M. Turtulli) qe arriti ne shkalle tè nalte me thashethome, me
    llageme, me djallezira, me dhelperira. Pra dhe Maci yt, bre Zenel, kète rruge
    ka zenè. Mos me keq, o zot!...

    Zeneli:
    Ahere qenkam krejt budalle qe s’e paskam kupetuar. Te te them te verteten:
    dic rmora erè...por kur e pashe te veshur kaqe bukur, pusho Zenel, thashe me
    vetehe, se ky zoteni do te jete doemos nje shqipetar i ckelqyer.

    Adham-Uti:
    Veshur bukur, po! Por duet te dish se petkat i kish blere duke grabitur arken
    e «Bashkimit»! E di fort mire une kéte faqezi! I duket vedi buall dhe eshte
    vetem nje krimb i dheut. Le te veje pra ne dreq te math bashke me miqte e vet,
    dhe te vime ne punen tone. Ku e kishim f jalen?

    Zeneli: Ku e kishim fjalen?

    Adhani-Uti:
    A! Fjala ishte per jeteshkrimin qe do tè botoje «Liria» per mua kur te vdes.
    Qe te ma tvegosh, te faIa nje mexhide.

    Zeneli:
    Dhe mè dhe fjalen e nderit dhe per dy mexhide te tjera.

    Adham-Uti:
    Sa bukur mbajtke ment kur te vjen mbare! Tregoma pra, dhe kur te shkoc
    ne Misir do t’i shkruaj kryetarit «Bashkimit», kushdo qofte, mustaqemath a
    nje cope mish me dy sy, te te ndihmoje,

    Zeneli: Besa!

    Adham-Uti:
    Besa-bese, more dreq, vetem te me tregosh shkrirain qe ka bere gati per mua
    Skendo beu.

    Zeneli: Pse jo: po tani s’kujtonem dot se ku gj6ndet.

    Adham-Uti: Kerko, me rrofsh

    Zeneli: Po duet te ma kthesh prape qe ta vloj.

    Adham-Uti: S’ka dyshim.

    Zeneli: Fort mire! Kur ta gjej, nje dite...

    Adham-Uti: C’dite, bre burre! E dua tani.

    Zeneli:
    Tani? (Kercet telefoni dhe Zeneli vete me vrap e pyet me telefon): Allo!...
    Une Zeneli!...Kush? Posi, po; erdhi dhe po te pret ketu doktor Adham--Uti, po zonjeza Lulushe s’ka dhe ardhe. (Te Adham-Uti) Esht’ im zot, Skendo beu.

    Adham-Uti:
    A! Dale te flas vete me bejne. (Shkon ne telefon). Allo!... Jam une Adham-Uti...
    Shume mi-re, po ti qysh je?... o si, po, kur me the i vajta ne shtepi...
    Po, i dhemb nje sy... C’duhet bere? Pas mendjes sime syr’ i semure duet kerryer
    me vrap, qe te mos i dhembe dhe tjetri!... I thashe po nuke kandiset. T’i vete prape?
    Fort mire, po kush do te me paguaje?... A! Zotrote, fare mire!... Kur? Qe kete cast
    vete t’i kerrej syne, ne me lente!... Ashtu po, pas dy ore do te kthenem ketu te flasem
    per abetarin shqip... do te shoq, do té shoq se c’eshte!...Ma, te te gjej vertet nde klub!...
    Po si, po: edhe zonjeza Lulushe duet te gjendet -ketu...
    Te fala shume... Qofsh me shendet!

    Zeneli: Kujt i dhemb syri, doktor efendi?

    Adham-Uti: Si s’e paske mesuar? Mehdiut.

    Zeneli: Mutesarifit?

    Adham-Uti: Skendo beu me lutet ta sheroj.

    Zeneli: Dhe zotnia jote kerkon t’i kerrej syne?

    Adham-Uti:
    Ndryshe s’behet, se i pelcasin qe te dy. Une e kam gjetur kete methode te re: te dhemb
    nje ' dore? Preje qe te shpetoje tjetra! Te dhemb nje kembe? Me vrap sharroe qe te
    shpetosh tjetren! Te dhemb nje sy? Kerre,je qpejt qe te mos se-muret dhe tjetri!
    Keshtu m'ra dhe per time shoqe: i dhembi nje dite syr’ i djathte: me vrap ja qita dhe
    sot syr’ i mengjer eshte shendosh e mire, sa shikon edhe naten...

    Zeneli
    (I habitur):
    Dreq o pune! Sheroke fort bukur! Ahere, zoteni, po te dhembi do kujt koka, i dash'ka prere?

    Adham-Uti:
    Pusho, bre Zenel! Keto gje'ra jane te larta, te thella; ti s’i kupeton dot... une kam ngrenur
    jeten time...Po mos harro, te lutem, fjalen qe me dhe per jeteshkrimin.

    Zeneli: As zotrote mos harro te dy mexhidet.

    Adham-Uti:
    Peshin, bre burre! Po kerko te gjesh sa te vete te Mehdiu dhe te kthenem. Ah!
    Po te vije zonjeza Lulushe ketu, thuaj te rrije te me prese.

    Zeneli: Fort mire, doktor efendi. Udha e mbare!... (Adham-Uti del jashte).
    Fragmenti eshte shkeputur nga komedia "Pas Vdekjes", qe eshte nje nder veprat me te arrira artistikisht dhe me te fuqishme, per demaskimin qe u behet perfaqesuesve me tipike te pseudo patrioteve, atyre qe per interesat vetjake ishin gati te sakrifikonin cdo ceshtje te atdheut.


    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi] Empty Re: Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi]

    Mesazh  Angel_Dreams Sat Nov 26, 2011 12:13 am


    Andon Zako Çajupi
    Pamje e parë: Burrë e grua*)
    (Është natë. Brënda në një odë për të fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanë bëhen hazër për të rënur. Në fund të odës ndrit një llambë afër shtratit.)
    Tana
    Dëgjo, burrë...
    Vangjeli
    C'ke, moj grua?
    T. (Rënkon.)
    Jam sëmurë.

    V.
    Që kur! Ç'thua?

    T.
    Ç'them? Ja them që jam sëmurë,
    koka më digjet si furrë,
    s'e keshë pësuar kurrë.

    V.
    Po tani, vallë, ç'pësove?
    Më duket se u ftove;
    gjithë natën u zbulove
    dhe s'më lë fare të flërë!

    T.
    Gjithë ditën ç'keshe bërë?
    Ti për bar e për dru s'vete
    dhe qahesh se nukë flete?
    Tërë ditën ngas qetë
    dhe drek' e darkë bëj vetë,
    gjithë puna përmi mua!

    V.
    Përse të kam marrë grua?
    Gratë për punë po janë.

    T. (Qesëndis.)
    Edhe burratë të hanë
    dhe të rrinë nat' e ditë!

    V. (Me inat.)
    Mos më bën të të godit.
    se zakonë s'e harrova,
    sonte shumë të durova.
    Nga hunda s'më heq dot kurrë,
    se nuk' jam si çdo burrë!
    Jam shqipëtar i vërtetë,
    do të bëj si dua vetë!
    Ç'ke që s'pushon duke qarë?
    Nga une ç'të ligë ke parë?
    S'të kam lënë si të tjerë,
    Vetëm, të shkret' e të mjerë.
    Nukë ika kurrë nga fshati,
    eja, s'të shkoi inati?
    Ngreu të biem të flëmë
    dhe këto fjalë t'i lëmë.

    T.
    Bjer e fli, mua s'më flihet.

    V.
    Nesër, porsa që të gdhihet,
    do t'dërgoj djalën me vrapë
    të bjerë jatronë1) prapë.

    T.
    Cinë jatro?

    V.
    Adhamutnë.2)

    T.
    S'e shoh dot me sy çifutnë,
    as për mace s'i vë besë!

    V.
    Le. moj grua, ta thërresë,
    kokën mund të ta shërojë.

    T.
    Nuk' e dua të më shojë!
    Të bukur jatro që gjete!
    Më p'hair të ruaj qetë.

    V
    Mos kuvëndo kështu, moj grua.

    T. (Me inat.)
    Nuk' e dua, nuk' e dua!
    Pse s'shëron gruan e tij?
    Se nga ajo ha e pi. ..
    Ndaj e mori me një sy,
    i dalçinë që të dy.

    V
    Ç'jatro të të bie unë?
    Mitrua s'është këtunë,
    dhe Naum kokëshiniku
    këtejë natën iku. . .
    Në vende të tjerë vanë,
    këtu vetëmë na lanë,
    ikn' e muarë Misirë,
    u hante koka për brirë

    T.
    Prapa diellit të venë,
    se çnderuan mëmëdhenë,
    s'jam sëmurë për jatrua,
    se s'më ka gjë koka mua,
    Po të më ndëgjosh një fjalë.

    V.
    Folë, ç'do të thuash vallë!
    Do t'më lësh dhe sot pa gjumë?

    T.
    Kemi ara, vreshta shumë. . .

    V.
    Të gjitha ç'duhen i kemi,
    si do zot vetë jemi;
    si ne s'ka shumë të tjerë.

    T.
    Sa qe e ndyera vjehrrë,
    pas takatit pleqërisë,
    bënte punët e shtëpisë,
    dhe kur ktheneshë nga ara,
    gjejë darkënë përpara.
    Po tani, ç'të bëj më parë,
    në vrështë të jem a nd'arë?
    Të të bëj dhe drek' e darkë?
    Tani s'mund, se jam më plakë.

    V.
    Plakë? S'je plakë, moj grua,
    po je ashtu si të dua.

    T. (Me të lutur.)
    Të të vijë keq për mua:
    punëtë janë të rënda,
    S'punoj dot jashtë dhe brënda.
    Puno sa të duash vetë
    arat jepi me të tretë
    Kjo punë s'bënetë kurrë,
    po djali na u bë burrë.
    Ndaj të lutem ta martojmë,
    erdhi dita të gëzojmë.
    Ne pa nuse pse të rrimë?
    Kur të kem nusenë ndihmë,
    punëtë bënenë vetë,
    nukë rrojmë me jetë!
    Pse s'më flet?

    V
    Ç'të them, moj grua?
    Çuditem me ç'fjalë thua!
    Katërmëdhjetë vjeç djalë
    do ta martosh?

    T.
    Sa jam gjallë,
    dua të gëzoj si mëmë!

    V.
    Eja të biem të flëmë.

    T.
    T'i ç'më thua, u ç'të them!
    Sikur kemi shumë djem!
    Me Gjinë mbeti kjo derë.

    V.
    Qasu të të bëj të tjerë,
    të pjellç, pa mbushurë moti...

    T. (Duke qarë.)
    Me fjalë je shum' i zoti.

    V.
    Ç'ke që qa prapë taninë?

    T. (Me lot.)
    Ku të mos qaj un' e mjera?
    Une të flas me perëndinë,
    ti më flet fjalë të tjera!

    V.
    Eja moj grua nër mënde.

    T.
    Çuditem me kokën tënde.

    V.
    Sado qave, ngreu bjerë.

    T.
    S'je baba si të tjerë!
    Thuajmë, për perëndinë,
    pse s'do ta martojmë Gjinë?

    V.
    Ësht' i vogëlë, moj Tanë!

    T.
    C'thua! Pa shikoi shtanë
    bota nukë shonë vjetë.
    Shihe sa mori përpjetë:
    duketë njëzet vjeç djalë,
    kur hipën e bredh me kalë.
    Me mua kur u martove,
    sa vjeç jeshe, mos harrove?
    Tani për djalënë tonë
    do të ndërrojmë zakonë?

    V.
    Mos kërko ç'bënim njëherë,
    Po shiko ç'bëjnë të tjerë:
    Shiko bejnë rrënjëdalë,
    nukë ka dhe ai djalë?
    Kur i thashë ta martojë,
    «Le të bëjë si të dojë,
    s'më ha malli për tim birë,
    u për vete të rroj mirë"
    më tha dhe më ktheu kratë.

    T.
    I muarë mëntë gratë!
    Të bukur njeri që gjete!
    Ai të kish mënt për vete,
    nukë shkretonte shtëpinë,
    s'kish marrë porropotinë!
    Mëndjeprishur, zemërligu,
    la të shoqenë dhe iku!
    E zeza grua se ç'hoqi'.
    Njëzet vjet e la i shoqi
    dhe në pleqëri s'e poqi,
    (Të mos arrij' të kish ardhë!).
    nukë pa ditë të bardhë:
    nat' e ditë duke qarë
    nga turpetë që kish parë.
    E mba mënt ç'grua ka qënë?
    S'kishe shoqe në vënd tënë:
    e nderçme, zëmërmirë,
    punoi e rriti të birë.
    Ka qenë grua për mbretnë.
    burri s'ja diti kimenë.
    Dhe tani në pleqëri,
    dashuri më dashuri!
    E gjetë nga perëndia,
    se prishi shtëpin' e tia!
    Gruaja vdiq nga qederi!
    Këtë kërkonte dhe derri:
    tani mban disa të tjera,
    i vaftë shpirti në ferral

    V.
    Pse kuvëndon kështu, moj Tanë?
    Njerezit e mëdhenj kështu e kane:
    njerezit e tyre i mundojnë
    duan ata q'i lëvdojnë.

    T
    Në bëjnë kështu të mëdhenjtë,
    djalli t'i marrë për jetë!
    Beu djalën ta martojë!
    Me sy nukë do ta shojë,
    se në turpe do të rrojë,
    si ka rrojturë ngaherë!
    Dhe guxon e mson të tjerë!
    Ka lojturë nga fiqiri.
    Një ditë më thosh i biri:
    "Baban' e mirë nderoje,
    baban' e lik duroje"
    Do të bëhet djal' i mbarë,
    se me mëmënë ka gjarë
    Po në ngjaftë me babanë. ..

    V
    Minji gdhietë, moj Tanë!
    Tani lë bejnë mënjanë
    dhe hajde të flemë pranë,
    eja se më mori gjumi. (Shtrihet.)

    T.
    Dhe mua më marrtë lumi!

    V.
    Pa dhe nesër kuvëndojmë

    T.
    Djalënë do ta martojmë?

    V.
    Pa të shomë. . .

    T.
    Ço të shoç?
    Nukë do të më ndëgjoç!
    Ndëgjo dhe mua një herë.

    V.
    Të ndëgjoj, po hajde bjerë.

    T.
    Të vi, po të më apç fjalën,
    që do të martojmë djalën.

    V.
    Puna, s'bënet me një natë,
    do menduar gjer' e gjatë.

    T
    Ç'do menduar, pa më thua?

    V.
    Ç'vajzë do t'i apëm grua?

    T.
    Mos e ki këtë qeder:
    djalën tënë kush s'e merr?
    Kush nuk' e do Gjinon tim,
    q'është nga trimat më trim?

    V.
    Trimërinë s'ja nxë dheu!

    T.
    Nukë është si djalë beu. ..
    po ësht' i mir' e i mbarë,
    kush ta rrëmbejë më parë.
    S'është ndonjë djal' i mbetur
    unë nusen ia kam gjetur.

    V.
    Ja ke gjetur! Po ç'e thonë?

    T.
    Çupën e gjitonit tonë.

    V.
    Cinë çupë, Marigonë?
    Çupën e zotitë Kore?

    T.
    E bukur e .punëtore.
    Mos e pyet ç'grua është!
    Si për ara dhe për vrështë,
    pun' e saj s'gjëndet në jetë,
    Punon vetëmci sa dhjetë!
    Nukë them mirë? Ti ç'thua?

    V.
    Në do të më ndëgjosh mua,
    Gjini Katonë të marrë,
    të bëhem krushk me korçarë. . .
    Ara, vreshta shumë kanë.

    T.
    Ti pse s'e do Marigonë?
    Ajo nuse bën për mua.

    V.
    Po ësht' e madhe, moj grua.
    Njëzet vjeçe!...

    T.
    Kaq e dua,
    nukë marr nuse për sisë,
    po për punët e shtëpisë;
    të dijë të ngasë qetë,
    se nukë mund t'i ngas vetë,
    të na bëjë dru nga mali.

    V.
    Mirë ti, po ç'thotë djali?
    Gjini me të do të rrojë.

    T.
    Doemos që do të dojë!
    Pse kuvëndon kshtu, mor burrë?
    Pyeten fërnija kurrë?
    Ta martojm' ashtu më rruash.

    V.
    Moj grua, bën si të duash
    dhe më qafë t'i kesh vetë!

    T.
    Em këtu, em n'at jetë!. . .
    Nesër do t'vete të bluaj,
    të shëtunë të gatuaj,
    të diel të bëjmë dasmë,
    gjithë miqtë t'i gërshasmë (Qan).

    V.
    Tani pse qa?

    T.
    Qaj nga gazi,
    më shpëtove nga marazi.
    Tani do të bënem vjerrë!

    V.
    Shuaj dritën dhe shko bjërë.
    (Të dy bien të flënë në shtrat. Perdja mbyllet.)



    Pamje e Katërt; Dit' e Dasmës

    (Ndë odë të krushqet, sofra plot me mish të pjekur m
    hell. Burra, gra, çupa, djem, këndojnë a hedhin valle.
    Çoku kërcet ndonjë pushkë. Burrat e shtrojnë me dolli,
    dhëndri rri më këmbë, dhe dy a tri trima qerasin kru,-
    shqit pas urdhërit "dollibashit". Këto të gjitha bëhenë
    më darkë.)

    I.
    Gratë vetëm:

    A të pëlqen nusia,
    more djal' o lulia?
    Ësht' e mir' e shoqe s'ka,
    m'e mirë nga gjithë na.
    Nusia si zogë deti,
    sikur është bijë mbreti.

    Gra e burra bashkë:

    Ç'mirë ja bëm' krushkësë,
    q'i muarm të bijënë,
    atë më të mirënë,
    Maro gjeraqinënë.

    Burrat vetëm, në valle:

    Moj unaza rreth me ar,
    per grua do te të marr,
    gjithë të kanë nakar.')
    nakar le të kishninë,
    sa të mos pëlcisninë.
    Moj unaza rreth flori,
    gjithë të kanë zili,
    se do të të marr ndë gji.
    Zili le të kishninë,
    sa te mos pëlcisninë.

    II

    (Burrat rrinë përdhe të pinë me dolli.)

    Nuni:
    Djalë, bjerë,
    shtjerë verë
    shtjerë, shtjert--
    në të tjerë.
    Pini vere,
    mor të mjerë,
    se qederë
    do tua nxjerrë.

    Gjithë burrat:

    Kush e pi këtë dolli?
    Zoti nun me trimëri,
    i gëzofshim më shtëpi!

    Nuni te prifti:
    0 prift, të kam gjetur!
    Pa pirë ke mbetur,
    të gjej me kupë me verë
    lë ëmbël si shqerë.

    Prifti
    Tek unë mir' se të vish.

    N.
    Këtë ta dish e ta pish
    për shëndet të dhëndërit,
    që rri më këmb' e dremit.

    Gjithë tok
    Shëndet të mirë të ketë,
    të trashëgohet për jetë! (Kërcet
    një pushkë).

    P. (Te nuni)
    Zoti, nun, mir' se më erdhe!
    Po verën pse na e derdhe?

    N. (Te prifti)
    Mir' se të gjeta, uratë,
    të kesh jetënë të gjatë.
    Kupën e piva me fund
    dhe më tutje, mo e tund.

    P.
    S'e pi dot, jam prift njeri.

    N
    Të di, uratë, të di. . .

    P.
    Kur e bën emërë vete
    pike në kupë mos mbete!
    Ti që vure sot kurore,
    pagezofsh edhe me dore,

    Gjithë tok
    Nuni që vuri kurorë
    pagezofte e me dore
    urdher, o nun se jam plak
    të lutem, bëmë konak.

    N
    Konak? Gjej Vangjel' e shkretë.

    P
    Këtë kërkojë dhe vete'
    Vangjel, e mira të gjete.

    V
    Me një kupe ç'do të jetë?

    P.
    E di mirë kush martonet?
    Djali të të trashëgonet.
    Do ta pi pas urdherit,
    shendet te dhëndnt!

    Gjithë tok
    Dhëndëri të trashëgonet,
    të gëzonet e të shtonet!

    V
    S'e pive të tër' uratë!

    P.
    Përmbys e ktheva, s'e patë?

    V.
    0 prift, mirë se urdhërove,
    rrofsh e qofsh që më nderove!
    Dhe dollibashi na rrofte,
    dhëndëri ju trashëgofte'
    Gëzofsh dhe në dere tende'.

    N
    Dhe zoti të dhëntë mënte!. ..

    V.
    Unë verën s'e kam pirë
    që të mos kuvëndoj mirë.. .
    Po dilni, paskam mënt pak,
    të lutem bëmë konak.

    N.
    Ç'konak kërkon të më thuash?

    V.
    Dërgomë ku do të duash!

    N.
    Zotnë Brodanë të gjësh
    dhe si të duash të bësh!

    V.
    0 zoti Brodan, të gjeta!

    B.
    Mir' se erdhe, t'u ngjatë jeta'

    V.
    Këtë kupëzë, ta dish,
    për dhëndërin plot ta pish.

    Gjithë tok
    Dhëndëri shumë të rrojë,
    jetë të mirë të shkojë!

    B.
    Zotrote që gjete mua,
    më shtëpi ta paça hua!
    Dhe dollibashi me nder,
    u bëftë dhe vetë vjehrr
    dhe rroftë sa shkëmb' i malit.

    N.
    Gëzofsh më dasmë të djalit!

    B.
    Ku do t'më dërgosh të pshtetem,
    se do të pi e mos dejtem.

    N.
    Ecë pshtetu te Abazi,
    s'ka pir' e ju tha gurmazi.

    B.
    Të gjeta, Abaz i mjerë!

    A.
    Kshtu të më gjesh kurdoherë!

    B.
    Këtë kupë do ta kthej
    për shëndet të këtij bej.
    (Rrëfen dhëndërin.)

    Gjithë tok
    Me nuse të trashëgonet,
    nga e liga të mergonet!

    A. (Te nuni)
    Dollibash, të qofsha falë,
    zoti të faltë një djalc'

    N.
    Rrofsh e qofsh!

    A.
    Kush më ka gjetur?

    N.
    S'e ndëgjove? Keshe fletur?
    Të ka gjetur Brodan Duni.

    A.
    Më ke gjetur, thotë nuni,
    të gjet' e mira përjetë,
    të rrosh sa të duash vetë.

    Gjithë
    S'mba mënt? U deje pa pirë?

    A.
    Dhe në mos kuvëndoj mirë,
    un, i mjeri jam çoban;
    sos jam, i ziu, në stan,
    dhe sos jini dhën e dhi,
    të di për cinë të pi.

    N.
    Ky është shëndet i parë,
    për dhëndërin, mor i marrë.

    A.
    Sa malet, o nun, të rrosh!
    Tani ku do t'më dërgosh';
    Se dua të pi një verë.

    N. (Numëron)
    Një, dy, tri,. . . s'ka më të tjcrë.

    A.
    Numuroi dhëntë mirë.

    N.
    Le të kollet kush s'ka pirë...
    Me mua, zoti Abaz.

    N.
    Të gjeça kurdo me gas.
    Këtë kup do ta pi
    për shëndet. të dhëndrit të ri.

    Gjithë tok.
    Shëndet të mirë të ketë
    dhe të gëzojë përjetë!
    I zot' i shtëpisë rroftë
    dhe djali ju trashëgoftë!

    (Soset dollia dhe prifti ngrihet e zë vallen me burra,
    duke kënduar).

    Do të them një këngë vetë,
    këngë prifti të vërtetë,
    rroftë vështi dhe dhëria,
    rroftë vera dhe rakia,
    q'i ka bërë përëndia.
    Se dhe zoti Krisht një herë
    mori uj' e bëri verë.
    Moj verë, burim i gjakut,
    gaz' i djalit e i plakut!
    0 raki, moj bukuroshe,
    që na hedh qoshe më qoshe!
    Se ç'bën vera e rakia,
    pin' e dejen trimëria,
    sa vjen rotullë shtëpia!
    Det i madh e det i gjerë,
    pse s'të bëri zoti verë,
    se do ta pinim pa blerë?

    IV

    (Është natë: krusliqit zën' e ikin duke uruar mëmën
    e dhëndërit, zonjën Tanë, që është shumë e gëzuar.)

    N.
    Të të trashegonen!

    B.
    Si bletë të shtonen!

    A.
    Me jetë t'u rrojnë!

    P.
    Dhe t'u pleqërojnë!

    T.
    U paça, të rroni,
    gjithë të gczoni!

    (Një nga nje ikin të tërë dhe mbeten vetëm ndë odë
    Tana me djalë e me nuse.)

    T. (Tek i biri)
    Rri me nusen, djalë,
    dhe doli dy fjalë,
    të mos ketë frike.

    Dhendëri (i thotë s'ëmës)
    Ngreu mëm' e ikë.

    (Tana ikën.)

    V.

    (Dhëndri me nusen mbeten vetëm)

    DH.
    Lozëm ndonjë lodër?
    Të dua si motër.

    N.
    Ç'motër më ke mua,
    o lum' e përrua?
    Ti më more grua.

    Dh.
    Pse u zemërove
    dhe u hidhërove?
    Kur s'lot ndonjë lodër,
    s'të dua si motër,
    të dua si mëmë!
    Po hajde të flemë,
    se më mori gjumi.

    N.
    Fli të marrtë lumi!



    **************************
    1)Mjek
    2) Çajupi e ka fjalën për Adhamidh Frashërin, një ndër
    figurat kryesore oportuniste të lëvizjes së shqiptarëve të Egjiptit.

    Fragmenti është marrë nga Komedia "14 vjeç dhëndër",e cila ka në qendër problemin e martesave midis çiftesh me mosha të papërshtatshme. Tana dhe Vangjeli që në fillim dalin si përfaqësues të mentalitetit patriarkal të kohës,si bartës të një psikologjie të
    prapambetur. Dialogu midis dy bashkëshortëve është ndër çastet më të realizuara në komedi. Vini re si ndërthuren në të disa gjendje emocionale të Tanës:trishtimi, gëzimi, mospermbajtja dhe këmbëngulja për të arritur synimin e saj.Nga ana tjetër; përballe Tanës, është Vangjeli, indiferent, dembel, i gatshëm të miratojë martesën e pahijshme vetëm që të ruajë qetësinë e vet. Këto dy figura, veçanërisht Tana, kanë hyrë në galerinë e portreteve realiste më të goditur të letërsisë sonë të traditës.

    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi] Empty Re: Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi]

    Mesazh  Angel_Dreams Sat Nov 26, 2011 12:14 am

    "Baba Musa Lakuriq"
    — Vanë mënt' e mia, vanë,1)
    një mejtim më prishi trutë,
    Glithë profetët pse janë
    ja arapë, ja~çi£utë?
    Pse s'ka profetë të tjerë?
    Këtë s'e kuptoj dot...
    Gjërat qu bënë një herë
    pse nuk' bëhen dhe sot?
    Gjëra që s'i kuptoj.

    — Mos u habitni me mua:
    në duhet që t'i besoj,
    do t'i besoj, dua s'dua.
    do të besoj shën, Mërinë,
    këtë grua të bekuar,
    e cila polli Mesinë1)
    me frymën e. shënjtëruar;
    Do të besoj, or të mjerë,
    Krishtin që nuk e kam paro,
    qe slipëtoi njerëz te tjere;
    dhe la të tjere të varë.
    Do të besoj, kur më thonë:
    Krishti vdiq (gjë e vërtetë),
    dhe që të mos zemërohi,
    besoj q'u ngjall prapë vetë!
    Si gjithë besoj dhe unë
    sa shënjtorë kanë qënë,
    po besoj dhe tjatër punë,
    besoj mëndja na ka lënë!

    S'ka si Mesopotamia,1)
    përveç, thonë, Shqipëria,
    vënd' i bukur dhe i mbarë,
    që nxjerr burra luftëtarë;
    ato fusha, ato male
    ku dhëntë kërcejnë valle,
    atje ujët të ftohtë,
    atje bilibli ia thotë,
    atje leu trimëria,
    atje rnbretëron liria,
    atje do të dalin trima
    të flakët si vetëtima,
    per atdhe, do të lëftojnc,
    per jete do ta nderojnë,
    Pu ç'ndegjoj? Ç'më shonë sytë?
    Njerëz të egër, njerëz të ndytë!
    i vinë rrotull paprerë...
    Hapi syt', o komb' i mjerë,
    se armiqtë që ke pranë,
    për të zotuar të kanë!
    Dhe tek fryn' er' e lirisë,
    do të fryj er' e zisë!...
    Eliezer,*) jetëgjatë, (personazh Biblik)
    mos u çudit, paç uratë,
    me këto fjalë që bëra;
    jam profet, i di të tëra
    Ç'do të ngjajnë, ç'kanë ngjarë
    tek pashë dritën e parë.
    Në këtë vend të bekuar,
    të bukur, të lulëzuar,
    të veç e të kërkosh mirë,
    të gjeç nuse për tim birë,
    të zgjedhësh atë që të duash,
    se ne këtë vend të mbarë,
    mos harro, ashtu më rruash,
    kam sua, soj, fis' e farë;
    me tim vëlla, kur u ndashë,
    brenda në Kanaan e lashë.
    Nahari sot s'ësht' i gjallë,
    po thonë se la një djalë,
    Vathuil më ngjan, i thonë
    dhe nderon shtëpinë tonë.
    Tek ay të veç në ballë,
    nga unë bëni të falë,
    dhe në do të gëzojsh mua,
    kërko çupë nga ky sua,
    Edhe merre bjere vetë,»
    Eliezer, plak' i gjorë,
    kur foli këto patriku,
    u ngre e puthi në dorë,
    q'at dit' u nis e iku.
    mori pesëdhjet' devera
    kurrizdala dhe zverkgjata,
    mori dhe shumë të tjera
    të Paçmuara dhurata:
    unazë, komsa dhe vathë,
    lidhur me gur' të paçmuar,
    për devetë mori bathë
    dhe iku duke gëzuar.
    Fatmirosh, sytë ç'i panë
    udhës nuk tregonet,
    se bukuria që kanë
    këto vise, nuk çmonet:
    Brigje, kodra lulëzojnë
    me gjethe dhe me dafinë,
    mali, fusha gjelbërojnë,
    me bar e me trëndelinë.
    Përroj' të gjat' e të gjerë,
    me rrëmbim te lumi shkojnë,
    nëpër pyll të paprerë,
    ku zogjtë rrin' e këndojnë.
    Në këtë vënd udhtari
    nukë nginjet nat' e ditë,
    se era që del nga bari,
    gëzon shpirtin, rrit mëlçitë.
    Eliezeri, plak' i vjetër,
    betohej për perëndinë,
    se nukë kish parë tjetër
    vënd si Mesopotaminë.
    Ditën çlodhej në stanë
    dhe hante djathë të butë,
    natën e gdhinte në hanë
    se kish frikë nga hajdutë.
    E vërteta do treguar,
    ky vënd i mir' e i mbarë,
    këto vise të bekuar
    janë mbushur me kusarë,
    njerëz të liq ka kurdoherë.
    Udhëtari, pa të metë,
    në Kanaan u afrua
    dhe qëndroi me devetë
    jashtë fshatit, tek një krua.
    "Ti e di Patrikun plak
    dhe barrën që mora unë,
    zot, të lutem nga ky shkak,
    ndimë, që të mbaroj punë.
    Ajo çupë që të vijë,
    të marrë ujë të ftohtë
    dhe të rrijë të më ndijë,
    t'u ap të pinë devetë,
    të flas me mua plaknë,
    ajo nuse le të jetë
    për t'im zot, për Isaknë"

    Eliezer' i bekuar,
    lutjen s'e kish dhe mbaruar,
    kur pa një vajzë në krua,
    me vrap e iu afrua.
    Dhe që ta shohë më mirë,
    lipi ujë për të pirë
    dhe zu që të bëjë fjalë.
    E reja u kuq në ballë,
    pastaj me llërë përveshur
    mbush dorinë duke qeshur,
    Me uj' akull si dëborë
    dhe ia ep plakut në dorë,
    më pastaj merr dhe devetë
    një nga një i ujit vetë.
    Eliezeri shikon,
    fërkon sytë, se s'beson,
    kjo çupë që ka përpara,
    kaq' e bukur, kaq' e mbara,
    e kujt është do ta dijë.

    — E kujt je ti, moj bijë?
    Sa gëzohem që të gjeta.

    — Unë jam, t'u ngjatë jeta,
    e mbes' e Nahorit ndjerë,
    në Padan-Aram kam lerë,
    Vathuil quhet im atë.

    — Ti si quhesh, paç uratë?

    — Rebeka, të qofsha falë,
    irn' atë ka dhe një djalë.
    Po zotrote ç'bën këtunë?

    — Në këtë fshat kam një punë,
    rri këtu, se jam i huaj,
    Në ka vënd në shtëpi tuaj,
    Ec e thuaj; tek yt atë,
    Të vij të gdhi] kstë natë.

    — Zot, ç'janë këto kuvënde?
    Në shtëpi kemi plot vënde
    për shumë jo, për ty vetë,
    kemi vënd dhe për devetë,
    po t'u jap vetë të hanë;
    vete të dërgoj Llabanë,
    tim vëlla, një djal' i iTibare,
    të vijë këtu t'u marrë,
    Këto tha vash' e bekuar
    dhe me dy dori në duar
    u largua si thëllëzë,
    dhe si një sorkadhe mëze
    U çudit Eliezeri
    dhe qëndroi si mermeri,
    s'harriti ta ngjatëjetojë,
    mbeti me fjalë në gojë.
    Llabani në krua shkoi,
    se Rebeka e dërgoi,
    Një orë nukë kish shkuar,
    Eliezeri i bekuar
    brënda në shtëpi kish vatë
    me Llabanë, pastë uratë;
    Rebeka mori devetë
    ne oborr i lidhi vete.
    I shkreti Eliezer
    U prit me një barrë nder.
    Vathuil për nder të mikut,
    për shërbëtor' e patrikut,
    theri dashin më të mirë,
    bashkë me një qëngj të pirë,
    dhe Rebeka, pa përtuar,
    ndënji bëri një lakruar,
    po dhe Llabani s'përtoi,
    shumë gjellëra gatoi:
    mish me qepë, me patate,
    mish me pras' e me domate,
    një paça që nuk çmohet
    një kukurec që s'tregohet,
    një pilaf si të Sulltanit
    pruri dhe nga vënd' i stanit
    një përshesh mbytur në gjalpë
    orle, djath, kosë, shtalpë.
    Po dhe Vathuil i ndjerë
    nuk' ndenji këtë herë
    me duarlidhur, i qetë:
    Në hell dashin e vuri vetë,
    vetë e poqi, vetë e ktheu,
    vetë kur u poq e preu,
    dhe pastaj, në darkë herë,
    vet' u nis der' më derë
    dhe grishi ca miq të tjerë,
    përveç nga Eliezerë. ,
    Kur u mblodhën gjithë bashkë,
    u përshëndoshën më ashkë,
    pastaj i zot' i shëpisë
    mori kupën e rakisë,
    dhe me gjithë miqt' e tjerë
    uroi Eliezerë.
    Dhe me njëri-tjetrin thanë
    Pas zakoneve që kanë:
    --Mirë se erdhe, t'u ngjatë jeta!
    --Zotërinj, mir' se ju gjeta!
    Ju që nderoni sot mua,
    një ditë ua paça hua;
    u ardhsha dhe për të mirë,
    tani s'jemi dhe pirë,
    as me raki, as me verë,
    ndëgjoni Eliezerë...
    Të mësoni pse kam ardhë,
    në këtë ditë të bardhë.
    Abraam, imzot i ndjerë,
    në këtë katund ka lerë,
    dhe Nahorë, pastë ndjesë,
    e kishte vëlla me besë.
    Kur shkoi në dhe të huaj,
    këtu la babanë tuaj,
    kur u largua këtejë,
    nuk' la vënd të mos vejë,
    sa dhe në Misir ka vatë
    me nipin e tij dhe me gratë,
    dhe në këtë vënd, si thonë,
    u njoh dhe me faraonë;
    nuk' di ç'punë punoi,
    po shumë para fitoi.
    Duke qënë shumë vapë,
    nga Misiri iku prapë,
    u kthye në Kanaan,
    q'atë ditë rron në stan.
    S'i numërohen devetë,
    kuajt, lopët dhe qetë,
    dhen e dhi tri mijë kokë,
    zemërmirë që s'ka shokë.
    Nga të mirat që ka bërë
    e nderon bota e tërë.
    i dha zoti dhe një djalë,
    Që nuk' çmohet me fjalë,
    më i mënçur burrë s'ka lerë
    në këtë botë të gjerë.
    Isaku, po të rrojë,
    far' e fis do të nderojë,
    trim që nuk' ka të sharë,
    lum çupa që do ta marrë;
    kush ka vajzë për martesë
    Gënjehet me këtë shpresë.
    Në Kanaan, ku vdiq Sara,
    të tëra shtëpitë e para
    te patriku ven' e vinë,
    për të mbaruar krushqinë,
    po Abraami, plak me mënd,
    s'pëlqen nuse nga ky vënd.
    Një ditë dolli më thirri
    dhe me tha, veç nga i biri:

    «Dua, sa jam vet' i gjallë,
    o Eliezer, paç uratë,
    të gjesh një nuse për djalë,
    Se jeta s'hiqet pa gratë.
    Doje të mos ta martojë
    me turpet që shoh në botë;
    të tjera thash me gojë,
    të tjera zemra më thotë.
    Me një këmbë në varr jam,
    dit' e fundit kur të vijë,
    djalin e vetëm që kam
    ta le prapa me fëmijë.
    Më ke shërbyer me besë,
    dyzet vjet që je tek unë,
    ndaj tek ti vetëm kam shpresë
    të mbarosh dhe këtë punë.
    Po këtu në Kanaan,
    të lutem grua mos kërko,
    se je rritur në stan,
    nuk' shkojm dot me to.
    Të veç në Padan-Aram,
    vend' i bukur dhe i mbarë,
    se atje shumë njerëz kam,
    nga një fis e nga një farë.
    Me tim vëlla kur u ndashë,
    me Nahor, ndjesë të ketë,
    brenda në Haran e lashë,
    sot s'është në këtë jetë,
    po të veç të gjeç të birë
    Vathuil, falju nga mua,
    dhe do bësh shumë mirë
    të. zgjedhësh çupë nga ky sua
    Zotit Vathuil i thuaj:
    dua ta martoj me Isakne,
    po çupë s'dua të huaj,
    se s'dua të trazoj gjaknë,
    të lutem mos kërko shumë
    bukuri, ar dhe ergjend,
    të gjitha venë për lumë,
    kur s'është nderi në vënd.
    Kush do të rrojë me grua
    jetë të mirë të ketë,
    lë marrë çupë nga sua,
    pra e varfër le të jetë,
    vash' e mirë, ç'e do gjënë?
    Burrat që rrojnë nga gratë,
    s'janë burra për të qënë,
    turpërohen dit' e natë...»
    Abraami, këto fjalë
    tha dhe më puthi në ballë,
    e putha dhe un' në dorë
    dhe ika pas dy-tri orë.

    ******************

    Vathuil, t'u shtoftë nami,
    të bën të fala Abraami,
    Ai të do si yt atë,
    të dërgon një barr' uratë,
    dhe të lutet me dëshirë
    t'i apësh nuse për birë,
    Rebekën, rroftë për jetë,
    se kështu do zot' i vërtetë.»

    ******************

    Vathuili me Llabanë
    Eliezerit i thanë:
    «Rebeka juaja qoftë,
    me Isakn' u trashëgoftë !»•

    Kur u bënë kcto fjalë,
    u shtruan në mësallë,1)
    gjithe tok hëngrën e pine,
    duke kënduar u gdhinë.
    Në mëngjes. pa ardhë dreka,
    u nis për udhë Rebeka,
    bashkë me Eliezerë.
    Sa lot që derdh mëm' e mjerë,
    Po qysh të mos qaj e mjera?
    Sos ka dhe çupa të tjera.
    Dhe Rebeka nuk' mbahet,
    se nga mëma s'mund të ndahet.
    I ati u fshin lotë,
    i këshillon dhe u thotë:
    Ç'janë këto që punoni?
    S'ju vjen turp që turpërohi?
    Gra si ju nuk' kam parë;
    S'është ditë për të qarë.
    Ç'vajzë nuk' ësht' e gëzuar,
    kur niset për t'u martuar?
    Dhe cila mëmë s'gëzohet,
    e bija kur i martohet?
    Po dhe ty, moj jetëgjatë,
    të vetëm të kish yt' atë,
    kur të martoi me mua,
    jot ëmë sa u gëzua;
    Vajza s'na vete, si thuaj,
    në vënd dhe në njerz të huaj,
    Isaku, moj punëmbarë,
    më ka kushëri të parë.
    Tani, të lutem, fshij lotë,
    dhe kujto ç'bëhet në botë:
    njeri nuk' vë kurorë,
    pa marrë pajë në dorë.
    Një burrë që s'ka të hajë
    s'pëlqen çupë që s'ka pajë;
    sot nuk' është si një herë,
    burrat dalin për të blerë...
    Ke të holla, burra shumë,
    le të jesh lum' e për lumë,
    le të jesh e çalë e qorre,
    thuaj se burrën e more;
    Je faqekuqe, si molla,
    e bukur, po s'ke të holla?
    Të rruatë bukuria,
    s'të nxjerr njeri nga shtëpia;
    në mos daltë ndonjë plak
    të ranë dhëmbët në prak...
    Çupa jonë këmbëmbarë,
    merr burrë që s'ka të sharë,
    dhe ç'burrë, një bir patriku;
    shëndoshë na qoftë miku;
    martoj vajzën pa një grosh;
    këto gjëra të mendosh,
    se s'është fitim i pakë,
    mendoju si grua plakë,
    mos qaj se lotë dëm venë,
    mos i prish çupës kësmenë,
    po ngrehu epi uratë
    të ketë jetë të gjatë,
    0 bijë, pushoi lotë,
    se jot ëmë s'di se ç'thotë,
    eja të të puth dhe vetë,
    të trashëgohesh përjetë"

    Rebeka me këto fjalë,
    u bë gati për të dalë.
    Gjithë fshati për të dolli,
    gjer te kroi e përcolli,
    gra e burra të gëzuar
    të tërë duke kënduar:

    — Ku je nisur për të vatë,
    shelege bejk' e çobanit?
    Ku lë jot ëm' e tyt atë
    dhe gjithë shoqet e stanit?
    Thëllëza gurë mbi gurë,
    trimat rënkojnë për tynë,
    nga foleja mos dil kurrë,
    se ta kanë vënë synë...

    — Moll' e kuqe bukuroshe
    pse të dalç e pabesë?
    Kur s'na doje pse s'na thoshe,
    po na gënjeje me shpresë?
    S'të dinim kaqë fodulle,
    manushaqe që mban erë,
    tani që lëshove lule,
    të trashëgojnë të tjerë.

    — Ndëgjoni shoqet e mia,
    diç t'u them e diç t'u qahem:
    do të ndahem nga shtëpia,
    nga njerëzit e mi do të ndahem.
    Obobo, ç'është kjo punë?
    Moj nënë për ku më nise?
    Pse s'më martoni këtunë?
    Ç'më vjen keq për këto vise!

    — Ikë, zogë, se pret zogu,
    që këndon pranë folesë,
    rnbi një degë borziloku
    dhe shikon udhën me shpresë.
    Ikë, bëfsh udhën e mbarë,
    të pret miku të martoni,
    të dy bashkë të pandarë,
    për jetë të treshëgoni!

    *
    * *
    — As këndoni të këndojmë,
    ju e dini kë martojmë;
    0 Isak, jeta t'u ngjatë
    si mbret të marton yt atë,
    more nuse si je vetë,
    të trashëgohenë përjetë.
    Nuni që vuri kurorë
    pagëzoftë edhe me dorë.
    Dhëndër, o lule lejmon,
    hip e rri në këtë fron.
    Të të laj, të të ndërroj
    te nusja të të dërgoj.
    A të pëlqen nusja,
    more djal' o lulja?
    Është' e mirë, shoqe s'ka,
    m'e mirë nga gjithë na.
    Moj nuse buzëqershia,
    S'të çmonet bukuria,
    Të lëvdon bot' e tërë.
    Lum mëma që të ka bërë.

    — Thëllëza, gurë mbi gurë,
    me gojë s'më fole kurrë,
    më, do a s'më do për burrë?
    Moj, në më do sa të dua,
    lë jot' ëm e rri me mua.

    — Moj lulja vergje, vergje,
    të fola, pse s'm'u përgjegje?
    Moj, mos je sëmur' e dergje?
    As sëmurë s'jam, as dergjem,
    po s'dua të të përgjegjem,
    se kam frikë nga im atë,
    që përgjon nat' për natë.

    — Borziloku fletëgjerë,
    çuditem se kur u rrite,
    ditën që të mora erë,
    m'u në zemër më godite...

    — Shum' e bukur je, moj vashë,
    u çuditçë kur të pashë,
    cullufet fije-fije,
    besa sa të kanë hije;
    faqet si moll' e kuqe,
    goja jote si burbuqe,
    mesi yt unazë dore,
    sa mënd që kesh' m'i more,
    me dy sy të zezë në ballë
    si dielli më të dalë.
    Vetullat pse t'u nxinë?
    Mos u ke vënë mazinë?
    Jo, besa, për perëndinë,
    e kam vetë bukurinë,

    — Vura një kopsht me mollë,
    nusja si selvi e hollë;
    falmë, falmë, moj selvi,
    mollët që ke në gji...
    Vura një kopsht me dardhë,
    nusja jonë fort e bardhë;
    nëmë, nëmë, moj selvi,
    dardhëtë që ke në gji...
    Vura një kopsht me pjeshkë,
    nusja jonë një syzezkë,
    eja, eja, moj selvi,
    eja me pjeshkë në gji!...

    — 0 shoko, more shoku,
    dhënt' e mia kush i do?
    Se s'mund të vete me to;
    me miken dua të rri
    nat' e ditë në shtëpi,
    të los e ta marr në gji.
    Do të los ballë për ballë,
    Posi luga nëpër dhallë,
    do të los faqe për faqe,
    të marr erë manushaqe,
    do të los gushë për gushë,
    posi shtjerratë në fushë.

    — Moj nuse ç'është kjo punë,
    që ditën që je këtunë,
    pse na rri duke menduar?
    Vallë, kush të ka qortuar?
    Pse na mban sytë përdhe,
    turp të vjen a frikë ke?
    Mos u mendo, paç uratë,
    harro jot' ëmë e yt' atë;
    këtu rrotull sa jemi
    gjithë far' e fis të kemi,
    dhe burrin që more vetë
    nukë ka shokë ndë jetë.
    0 zot, shitet njeriu
    si një lopë, si një kalë!
    Ç'janë këta që rënkojnë?
    Nuke janë njerëz të tërë?
    Po si njerëz pse nuk' rrojnë?
    Zbathur e zhveshur pse janë?
    Pse punojnë për të tjerë?
    Pse nukë kanë të hanë?
    Ç'janë këta njerëz të mjerë?
    Ku i shpienë si dhëntë?
    Në treg pse duan t'i shesin?
    E tillë jetë mos qëntë,
    Më pahir është të vdesin.
    Skllav! Kjo fjalë na tregon
    njerinë si një gomar,
    tjatër njeri e mundon
    e blen, e shet a e var.
    Ju që mbroni skllavërinë,
    ju që bëni të këqija,
    ju që mundoni njerinë,
    e gjeçi nga perëndia!



    Është poemë e gjatë, me mbi 6000 vargje, e ndarë në 49 këngë. Poema mbeti për shumë kohë dorëshkrim, me gjallje të poetit nuk u botua dhe deri vonë nuk njihej. Fillimisht poeti i vuri titullin «Dhjai.' e vjetër e cfacune», por më vonë e korrigjoi duke e emëruar "Baba Musa lakuriq".. Ky ndryshim lidhet me synimin e Çajupit për të paraqitur plagët e shoqërisë së kohës, ashtu lakuriq, siç ndesheshin në realitetin e atyre viteve. Në vitin 1903 Çajupi i shkruante mikut të tij, poetit tonë Asdrenit: «Sa për njerëzit e liq dhe për tradhtarët e kombit, nuk do të rreshtem kurrë t'i rrëfej në botë e të përçaj ashtu si duhet, për të mirën e shqiptarisise,dhe nga ky shkak po bëj gati një tjetër librë shqip me emrin "Dhjat' e vjetër".

    Sponsored content


    Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi] Empty Re: Andon Zako Çajupi [Drama & Komedi]

    Mesazh  Sponsored content


      Ora është Fri Apr 26, 2024 11:51 am