AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    SINDROMA E LODHJES KRONIKE

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    SINDROMA E LODHJES KRONIKE Empty SINDROMA E LODHJES KRONIKE

    Mesazh  AlbSpace Staff Thu Dec 01, 2011 4:40 pm

    Një sëmundje e çuditshme, misterioze, komplekse, e quajtur kështu që nga viti ‘94, kur në Londër një grup studiuesish u mblodhën për t‘i vënë një emër. Që atëherë ka pasur disa ndryshime, megjithatë shkaqet kanë ngelur pak të qarta, ndërsa mjekimet eksperimentale. Shpesh shfaqet pas një gripi ose një infeksioni viral. Shkakton çrregullime të sistemit imunitar, i cili vazhdon të lëshojë antitrupa edhe pas zhdukjes së virusit. Provokon një dobësi të përgjithshme të trupit, dhimbje fizike mungesë përqendrimi dhe vëmendjeje. Por mbi të gjithë shkakton një dekurajim dhe pikëllim të përgjithshëm. Simptoma të ngjashme me ato të depresionit, me të cilin në fakt ngatërrohet shpesh. Ka dhe nga ata që pushojnë së punuari dhe studiuari. Kështu, sipas disa studimeve të kryera nga një institut i pavarur amerikan, rreth 70 për qind të pacientëve që preken nga Cfs arrijnë ta lënë punën, sipas studimeve të tjera vetëm 45 për qind vazhdojnë ta mbajnë një punë me kohë të plotë, ndërsa 18 për qind part-time. Në fakt, më e çuditshme është thënia e vazhdueshme e personave që vuajnë nga kjo sëmundje: “Jam gjithmonë i lodhur”.


    Fakti është që sindroma e lodhjes kronike arrin të ndryshojë me “mjeshtëri” jetën dikur aktive të personave. Jo rastësisht, në vitet ‘80 është quajtur sindromi “yuppie” për të thënë rëndimin dhe boshllëkun pas një jete aktive. Megjithatë, sindromi kronik godet më shumë gratë dhe të rinjtë, ndërsa mosha më në rrezik është pas të 30-tave. Te të moshuarit dhe fëmijët shfaqet shumë rrallë. Është evidente që nga lodhja vuajnë një pjesë e mirë e popullsisë, ku vetëm 20 për qind i drejtohen një mjeku. Ajo arrin të prekë vetëm të rriturit dhe sidomos gratë në karrierë, që nuk arrijnë të bëjnë çdo gjë. Pushimi është e vetmja kurë që nuk kushton asgjë. Një vullnet i shëndoshë është ilaçi më i mirë.

    Disa këshilla :

    1- Lexojeni ndonjë libër të mirë për shkathtësinë e shtendosjes dhe mënjanimin e lodhjes
    2- Mësoni të shtendoseni në rastet më të ndryshme
    3- Gjatë punës përpiquni ta mbani sa më mirë pozicionin e trupit 4- Mos harroni që tendosja e trupit e shkakton dhembjen në supe dhe lodhjen nervore
    5- Kontrollojeni veten katër-pesë herë në ditë
    6- Një kontrollim i mirë do t’ju ndihmojë ta fitoni shprehinë e shtendosjes


    Puna mendore nuk të lodh vetvetiu. Ky është një fakt interesant dhe shumë i rëndësishëm. Duket gati e pabesueshme. Por, megjithatë, para disa vjetësh, shkencëtarët janë përpjekur ta shpjegojnë se sa mund të punojë truri i njeriut, por që të mos e arrijë “aftësinë e zvogëluar të punës”, që është definicion shkencor për lodhjen. Për habinë e tyre, erdhën në përfundim se gjaku që qarkullon nëpër tru nuk tregon kurrfarë shenjash të lodhjes. Me fjalë të tjera, pot a analizonim gjakun nga damarët e punëtorit fizik pas një pune të rëndë, do të shihnim se në të ka shumë toksina, helme që janë shkaktare të lodhjes. Por, po të analizonim një pikë të gjakut nga truri i një studiuesi, do të shihnim se në të s’ka kurrfarë shenje të toksinës, madje edhe pas ditës me plot punë të rëndë mendore.

    Te gjithë kemi nevojë për pak relaks dhe shtendosje. Pas një disa momenteve çlodhëse dhe medituese ju mund të vëreni që muskujt e syve do të shtendosen dhe do jeni më të përqendruar. Thuajse nëpër ballë ka kaluar një dorë e lehtë qetësuese, që jua ka hequr tendosjen e grumbulluar. Ndoshta ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë që gjatë asaj minute e keni sprovuar fshehtësinë dhe artin e shtendosjes. Kështu mund t’i shtendosni nofullat, muskujt e fytyrës, të qafës, të shpatullave dhe të krejt trupit. Syri, megjithatë, është organi më i rëndësishëm. Shtendosja e muskujve të syve është aq e rëndësishme për të larguar tendosjen nervore, sepse sytë shfrytëzojnë 1/4 e energjisë së përgjithshme nervore që e ka tërë organizmi i njeriut. Prandaj njerëz me shikim plotësisht normal, ankohen shpeshherë se u janë lodhur sytë.


    Truri është i palodhshëm, pasi sipas studimeve edhe pas punës tetë apo dymbëdhjetë orëshe, mund të punojë po aq mirë dhe aq shpejt, si edhe më parë. Por pse lodhemi? Psikiatrit konsiderojnë se në shumicën e rasteve, lodhja është rezultat i gjendjes sonë psikike dhe emocionale. Psikiatri i njohur anglez Hadfield, thotë se “lodhja nga e cila vuan njeriu mesatar është pasojë e gjendjes psikike, ndërsa rraskapitja nga puna e pastër fizike është dukuri shumë e rrallë”. Është lodhja, mërzia, puna mendore, është nxitimi i pandërprerë, shqetësimi dhe tendosja e nervave. Pikërisht këto faktorë e rraskapitin punëtorin e zyrës, ia zvogëlojnë aftësitë e punës dhe bëhen shkaktarë të dhembjes së kokës. Po, është e vërtetë që lodhemi, sepse emocionet tona shkaktojnë tendosje nervore të organizmit tonë.


    Vetëm e vetëm me clodhje. Pra, duhet të mësojmë mënyrën e relaksimit gjatë kohës së punës. Për t’u relaksuar mos u mundoni të filloni me relaksimin e shpirtit apo të nervave. Duhet të filloni me relaksimin e muskujve. Pasi ta përvetësoni artin e shtendosjes, do të kuptoni se atë mund ta shfrytëzoni gjithkund dhe kurdoherë. Është me rëndësi vetëm që atë të mos e konsideroni si mundim, sepse shtendosja është mungesë e çdo mundimi. Për t’u shtendosur rol të rëndësishëm ka vetëdija. Ndikoni në muskuj përmes vetëdijes. Muskujt e syve dhe të fytyrës “urdhërojini” të shtendosen. Këtë mund ta arrini duke i përsëritur fjalët “magjike”: “Qetësohuni! Shtendosuni!” Do të vëreni se si energjia e grumbulluar, nga muskujt e fytyrës shkon dalëngadalë tek qendra e trupit.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 9:16 pm