AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tete te plagosur ne Tirane dhe Elbasan

    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Tete te plagosur ne Tirane dhe Elbasan Empty Tete te plagosur ne Tirane dhe Elbasan

    Mesazh  Angel_Dreams Wed Jul 08, 2009 3:39 pm

    Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidentet gjatë ditës së djeshme në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas policisë, në Tiranë janë shënuar tri aksidente, ndërsa në Elbasan dy të tjerë. Burimet policore të kryeqytetit treguan se aksidenti më i rëndë ka qenë ai me dy të plagosur. Sipas të dhënave në lidhje me këtë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Altin Shalën, 29 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky person, në orën 22:00, pranë Prezës, është përplasur me mjetin “Mercedes Benz, me targa J44STV, me drejtues Tom Prengën, 58 vjeç, banues në Shkozet. Për pasojë janë aksidentuar Altin Shala dhe pasagjeri në mjetin e tij, Indrit Kadiu, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa për aksidentin e dytë në Tiranë u dërgua për ndjekje penale në gjendje të lirë Denis Husi, 21 vjeç. Nga të dhënat hetimore mësohet se në orën 17:00, përballë tregut të “Uzinës Dinamo”, ai ka aksidentuar këmbësorin Sherif Lacaj, 74 vjeç. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për Vebi Gazideden, 43 vjeç, sepse në orën 19:30, pranë kryqëzimit të spitalit “Nënë Tereza”, ka aksidentuar këmbësorin Ymer Hida, 85 vjeç, nga Tirana. Ndërsa në lidhje me aksidentet e Elbasanit mësohet se ka filluar çështja penale në ngarkim të 26-vjeçarit Klodian Çoku, pasi rreth orës 18:40, në aksin rrugor Elbasan-Gramsh, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka dalë nga rruga e si pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, si dhe 25-vjeçari Leonard Xhelili, pasagjer në këtë mjet. Po kështu, në të njëjtën orë ka filluar çështja penale në ngarkim të 20-vjeçarit Resmi Bozhiqi, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore, ku është dëmtuar edhe nipi i tij, Y.B., 4 vjeç, të cilin e ka pasur në motor.

      Ora është Mon Apr 29, 2024 4:47 am