AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Agresiviteti

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Agresiviteti

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 3:42 pm

    Agresiviteti është sjellja verbale ose fizike e cila ka për qëllim që në ndonjë mënyrë të lëndoj apo dëmtoj një person apo objekt tjetër. Pa marrë parasysh nëse agresiviteti manifestohet nga individët apo grupet (duke përfshirë edhe popujt) ai është forca më destruktive në raportet shoqërore dhe kështu një agjent i rëndësishëm social. Preokupim kryesor për agresivitetin, si individual ashtu edhe grupor mbetet gjeneza e tij.

    • Aspekti biologjik ka një rol në agresivitet. Ndikimi gjenetik luan rol të pjesërishëm në nivelin e agresivitetit, gjë kjo e dëshmuar në mënyrë specifike në manifestimin e sjelljes agresive nga ana e kafshëve. Studimi i binjakëve identik ka treguar herë pas here se nëse njëri nga binjakët i ekspozohet sjelljes agresive tjetri binjak do të bëjë të njëjtën gjë gjithashtu. Agresiviteti mund të ketë po ashtu bazë nervore; sjellja agresive tek kafshët është arritur që të fitohet përmes stimulimit elektrik në pjesë të ndryshme të trurit.
    • Konrad Lorenz ishte një etiologjist i cili propozoi se agresiviteti buron nga instinktet dhe se instinkte të tilla ndihmojnë pjesëtarët e një lloji të maksimalizojnë përdorimin e ushqimit të hapësirës dhe të burimeve tjera. Biolog të tjerë kanë studiuar agresivitetin e fituar nga ekspozimi i sistemit nervor ndaj kemikaleve (drogave të tilla si alkooli ) apo hormoneve (të tilla si testosteroni).
    • Përkrahësit e teorisë së të mësuarit si John Dollard, kanë sugjeruar se frustrimi nga pengesat për arritjen e qëllimit qojnë në agresivitet (hipoteza frustrim-agresivitet). Parafytyroni përgjigjen tuaj në rastet kur iu është dashur të qëndroni në rresht për orë të tëra për të marrë biletën për një lojë, dhe personi që gjendet para juve rezulton të jetë personi i fundit që merr biletë.
    • Të mësuarit social ia atribuon përvetësimin e sjelljes vëzhgimit të tjerëve, dhe ndanë besimin se vëzhgimi i të tjerëve ka funksion qendror në të mësuarit e sjelljes agresive. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se fëmijët modelojnë sjelljen agresive, gjithashtu ka të dhëna që sugjerojnë se ekspozimi ndaj dhunës në media e rritë tendencën e individit për sjellje agresive. Dhuna familjare (në të cilën një person rrahet nga burri i saj apo gruaja e tij) është një problem serioz bashkëkohor. Studimet parashtrojnë idenë se abuzuesit meshkuj zakonisht rrjedhin nga familjet në të cilat nëna ka qenë e abuzuar ose e ka qenë e pranishme kur të tjerët janë abuzuar.

      Ora është Tue Aug 22, 2017 1:38 am