AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Çësht mIRC

    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Çësht mIRC Empty Çësht mIRC

    Mesazh  Angel_Dreams Thu Jul 02, 2009 10:49 am

    1. Çësht mIRC





    mIRC është një program anglez, i cili momentalisht nuk ka përkthime
    tjera. Por nuk është e komplikuar për ta përdorur atë, edhe pse ndoshta
    nuk e dini gjuhen angleze. Shumica e sustave, e funksionave dhe e
    udhëzimeve edhepse në gjuhen angleze, janë të thjeshta dhe nuk janë të
    vështira. Instalimi i mIRC`it është vështirsia më e parë ndoshta edhe e
    fundit. Ky tekst ju ndihmon që ju pa probleme ta instaloni mIRC`in.





    Çfar është IRC?




    IRC (Internet Relay Chat) është një takim virtual, ku gjithë
    njerzit e botës takohen dhe flasin së bashku, ose më mirë të themi
    komunikojn përmes shkrimit. Si pjesëmarrës startoni thjeshtë vetëm
    mIRC`in, një program i vogel I cili lidhë kompjuterin tuaj me një
    rrjetë (server) të IRC`it.Të gjitha rrjetat janë të lidhura së bashku
    dhe kështu ndërrojnë lajmet prej një pjesëmarrsi në pjesëmarrsin
    tjetër. Me mIRC`in është e mundur që ju në një diskusion të mijave
    “chanelave” më qindra të rrjetave të IRC të komunikoni, poashtu mundeni
    që privat të komunikoni me shokët apo me pjestarët e familjes kudo që
    janë. Të gjitha këto gjëra interesante, ide dhe tema mund ti gjeni në
    IRC.








    Si mundeni të marrni pjesë në IRC




    Pa gajle, ne do t`ju tregojm se si e marrni programin, se si e
    instaloni dhe poashtu do t`ju ndihmojm në setup të mIRC`it. Në qoft se
    deri këtu keni arritur, me siguri se lehtë edhe mIRC`in do ta marrni
    dhe do ta instaloni në kompjuterin tuaj, në qoft se sot jo, atëhere
    nesra. Lexoni më posht dhe përcjellni të dhënat…!




    Në qoft se për të parën here nuk e kuptoni këtë tekst atëhere
    lexoni edhe një herë këtë pjesë ose vazhdoni me kapitujt tjera
    (shqiptari me siguri e kupton për të parën here). Ju e shohni se shumë
    thjeshtë është përdorimi i mIRC`it. Si lektyre këshillojm që ta lexoni
    hyrjen në IRC të cilën e gjeni në: Kodi:


    http://www.mirc.com/ircintro.html


    (anglisht). Duhet ta dini se ndihmë dhe informacione keni gjithëhere, por duheni vetëm ti lexoni.





    Si startoni për të parën herë mIRC`in




    MIRC`i është instaluar në kompjuterin tuaj dhe tani mundeni ta
    startoni. Para se ti lexoni këshillat tjera shikoni që kompjuteri juaj
    të jetë i lidhur me internet pra online. Lidhu me internet si herave
    tjera si psh. kur startoni browserin! Gjeni tani iconën e mIRC`it e
    cila gjendet në desktop apo në start menu. Klikoni thjesht në këtë icon
    për të startuar!




    Në qoft se startoni mIRC`in për të parën herë, shohni menu me
    opcione. Ju duhet ti plostoni këto për të filluar me komunikimin
    “chat`in” Në fillim është për ju vetëm susta “conect” e rëndësishme.
    Harroni njëherë të gjitha opcionet tjera. Plotsoni këto me emrin tuaj,
    me e-mail`in, me nikun dhe një alternativ tjetër:





    Full name: emri juaj i vërtet (psh. BeRaTiLiVe.OrG)


    E-mail address: e-maili i juaj (psh. chat@BeRaTiLive.OrG)


    Nickname: emri juaj i thjeshtë (ang. Nick), me të cilin dalni në IRC. Ky mundet të ketë 1 deri 12 shkronja (psh. Kreet)

    Alternative: në qoft se emri juaj i shkurtë (ang. Nick) nuk është i
    lirë, atëherë merret alternativa, ose ju lyp një emër tjetër (psh.
    Bisedime1)

    Në qoft se doni, mundeni një server tjetër ta bëni standard ta
    ndërroni atë që është Bisedime-Network Server. Provone psh. një IRCnet
    server! Natyrisht nuk është patjetër që t`ja japni emrin dhe mailin e
    juaj të vërtet, në qoft se doni të jeni anonim. Mundeni të klikoni te
    “Invisible mode” dhe kështu aktivoni që të jeni anonim. Në qoft se i
    keni mbushur këto rreshta atëherë klikoni te “Connect to Server” për të
    startuar direkt me IRC`in. MIRËSEVINI!








    Është një gjë e mirë që herave tjera, nuk ka nevojë për ti mbushur këto rreshta.





    Çfare ndodhë tani?




    Merrni pak kohë dhe shikoni njëherë…. Në këtë moment ndodhin disa
    gjëra…mIRC`i është lidhur me një Dardania server (apo me një tjetër të
    cilën ju e keni zgjedhur). Ky server ju dërgon disa informacione lidhur
    me statutin e systemit. Këto i gjeni në dritaren e “Status”-it. Poashtu
    hapet një dritare e vogel ku i shohni disa IRC “dhoma” (angl.
    Channels). Lexoni një herë këto emra të “channel”-ave, këto janë
    “channel”-at më të popullarizuara shqipetar të IRC`it. Në qoft se doni
    ta provoni një nga ata vetëm klikoni dy herë në këtë listë! Dhe shpejt
    do të hapet ky “channel”.




    Në qoftë se hyni në ndonjë “channel” do të hapet një dritare. Në
    pjesën e djathtë të kësaj dritare shohni emrat e shkurta “Nicknames” të
    cilët gjenden momentalisht aty. Në pjesën e majtë shohni shkrimet të
    cilat janë shtypur. Këtu pra bëhet komunikimi. Provoni ti thoni dikujt
    “tung”. Shkruni thjesht vetëm “tung” apo “hallo” në pjesën e poshtme të
    dritares. Çaste te këndshme me mIRC_in








    Argetim të këndshem

      Ora është Fri Apr 26, 2024 8:42 pm