AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hilari Klinton uron shqiptarët për Pavarësinë

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Hilari Klinton uron shqiptarët për Pavarësinë  Empty Hilari Klinton uron shqiptarët për Pavarësinë

    Mesazh  AlbSpace Staff Sat Nov 26, 2011 9:48 pm

    Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton, në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, uroi popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë.
    Hilari Klinton uron shqiptarët për Pavarësinë  Hilary_clinton_2
    Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar sot nga ambasada amerikane në Tiranë, në mesazhin e saj, Sekretarja e Shtetit, Klinton vlerëson se "dy vendet tona bashkëndajnë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi".

    "Sot, po e forcojmë këtë partneritet ndërkohë që punojmë krah për krah në NATO dhe nxisim stabilitetin në rajon dhe kudo në botë. Vazhdojmë të mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxisim udhëheqjen politike të Shqipërisë që të punojë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara. Populli shqiptar do një qeveri transparente, udhëheqje që jep llogari dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe të sigurtë", thuhet në mesazhin e Sekretares së Shtetit.

    Klinton siguron se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë vendosmërisht me popullin e Shqipërisë teksa punojmë së bashku për t’i arritur këto synime. "Ndërkohë që festoni këtë ditë të veçantë, duhet të dini që Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe një mik. I uroj të gjithë popullit të Shqipërisë më të mirat dhe pres me kënaqësi të thellojmë partneritetin tonë në vitet që do të vijnë", përfundon mesazhi i Sekretares së Shtetit, Hilari Klinton.

      Similar topics

      -

      Ora është Fri Mar 29, 2024 1:35 am