AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Trafiku ajror rrezikon te bllokohet

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Trafiku ajror rrezikon te bllokohet  Empty Trafiku ajror rrezikon te bllokohet

    Mesazh  AlbSpace Staff Sat Nov 26, 2011 9:47 pm

    Komisioni Europian jep alarmin mbi trafikun ajror, i cili rrezikon të bllokohet. Rreziku në ardhje për një bllokim të rrezikshëm të trafikut ajror në Europë ka rritur nivelin e kontrollit.
    Trafiku ajror rrezikon te bllokohet  Aeroplane_1
    Pa veprime konkrete nga ana e vendeve të BE për të realizuar parashikimet për programin “Qielli i përbashkët europian”, Komisioni do të ndërhyjë për te detyruar secilin partner të marre përsipër përgjegjësitë e veta. Deklaratën e ka bërë Komisioneri përgjegjës për transportet në BE, Siim Kallas.

    Sipas KE, aktualisht vetëm pesë vende të BE kanë respektuar orarin e vendosur nga programi “Qiej të hapur”, për ta bërë më modern dhe efikas sistemin e kontrollit të trafikut ajror. Duke u bazuar në situatën aktuale, objektivi për të arritur në eliminimin e vonesave në fluturime për vitin 2014, nuk mund të arrihet. Kështu, njofton KE, do të humbasin të gjitha mundësitë për të kursyer kostot vjetore të barabarta me 920 milionë euro, që lidhen me frekuencat e zgjerimit të vonesave.

    Për të arritur objektivat dhe kohën e humbur, bën me dije KE, ka ende një tjetër mundësi në vitin e ardhshëm. Më pas do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë ritmet me një sektorë që regjistron një rritje të fluturimeve në Europë me 5% në vit dhe që duhet të shënojë dyfishim të numrit të fluturimeve që qarkullojnë në hapësirën europiane, brenda vitit 2030.

    Këtë javë KE përfshiu në listën e zezë të fluturimeve 273 kompani ndërkombëtare per mosrespektim te rregullave, nga e cila u përjashtua vetëm Shqipëria dhe Rusia. Sipas Komisionit të BE, falë masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, fluturimet drejt Europës janë të sigurta dhe konform rregullave të përbashkëta. Autoritet shqiptare kanë marrë masa të menjëhershme për të shmangur vonesat apo pasiguritë gjatë fluturimeve, ka thënë komisioni. Pikërisht për këtë BE ka vlerësuar qe vendi ynë të mos përfshihet në listën e vendeve problematike për transportin ajror.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 5:01 pm