Është një nga reperët më të njohur shqiptarë dhe për fatin e tij të mirë gati çdo këngë që realizon shndërrohet në hit.
Pas duetit me Eni Koçin, “So hot”, Noizy, i cili merr pjesë edhe te edicioni i sivjetëm i “Këngës Magjike”, është duke realizuar një këngë të re me motrën më të vogël të Gretës, e cila po fiton famë shumë shpejt. Po dueti i parashikuar që në fillim të vitit me Çiljetën, ku shkoi?! U fol gjithashtu për një bashkëpunim me Genta Ismajlin, por nga ana e asnjërit prej këngëtarëve nuk pati konfirmim. “Për shkak të koncerteve të shumta dhe mungesës së kohës, nuk jam ulur dot të flas dhe të punoj nga afër me Çiljetën dhe Genta Ismajlin, me të cilat është biseduar për bashkëpunime. Në vijim do ketë bashkëpunime, kjo është e sigurt”, - ka sqaruar reperi, i cili nuk po gjen “rehat” nga femrat këngëtare. Së fundmi, ai ka pasur shumë koncerte në Evropë, gjë që ka bërë që disa të diela të mos jetë i pranishëm në spektaklin “E Diell”, ku është angazhuar në rubrikën “dyshet fantastike”.