AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhjetë programet antivirus më të mira

    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Dhjetë programet antivirus më të mira  Empty Dhjetë programet antivirus më të mira

    Mesazh  Angel_Dreams Fri Nov 25, 2011 4:06 pm

    Gjëja themelore për mbrojtjen dhe sigurinë e kompjuterit tuaj padyshim që janë programet kundër viruseve.
    Dhjetë programet antivirus më të mira  Anti
    padyshim që janë programet kundër viruseve.
    Ato sot janë në numër të madh, dhe mirë që janë, ngase njerëzit munden të zgjedhin më të mirin dhe më të përshtatshmin për kompjuterin e vetë. Revista e internetit “Software News Daily” e përpiloi listën e 10 antiviruseve më të mirë që gjenden momentalisht në treg.
    Norton AntiVirus
    “Norton” është emri më i njohur i programeve antivirus, dhe kjo me plot meritë. Norton AntiVirus, edhe përkundër komplikimeve të kohëpaskohshme me kompabilitetin e aplikacioneve, në versionet e fundit i ka përmirësuar shumë karakteristikat në krahasim me versionet e mëparshme.
    BitDefender Antivirus Pro
    Me setin e tërësishëm të sigurisë, BitDefender Antivirus Pro me vendosmëri dhe me plot sukses ia rikthen goditjen viruseve. Mjetet në versionet e fundit mundësojë mbrojtjen kulmore nga viruset, dhe mund të mbrojnë dhe pastrojnë njëherësh edhe një numër të madh të resurseve të kompjuterit kur kemi të bëjmë me skanimin e plotë.
    Webroot AntiVirus with Spy Sweeper
    Me dizajnin më të mirë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë, Webroot AntiVirus është i fokusuar dhe i njohur për thjeshtësinë e përdorimit, dhe së bashku me këtë ofron edhe njërën nga preventivat më të mira nga viruset, ndërsa mjeti për largimin e viruseve është në dispozicion në të gjitha versionet e reja.
    Kaspersky Anti-Virus
    Viti i fundit duket të jetë viti i mbrojtjes së mirë, ndërsa Kaspersky Anti-Virus bënë pjesë në grupin e antiviruseve që e ofrojnë këtë mbrojtje. Së bashku me mjetet e fuqishme antivirus, “Kaspersky” edhe njëherë e dëshmoi se është njëri nga prodhuesit më të mirë të programeve kundër viruseve në treg.
    PC Tools Spyware Doctor with AntiVirus
    Sikur që mund të nënkuptohet në titullin e këtij programi, Spyware Doctor do ta ruajë sistemin tuaj në gjendje të mirë. Ofron antimalware të fuqishëm dhe mbrojtje po ashtu të fuqishme për viruse, megjithatë kur të instalohet në kompjuterin i cili tashmë është i infektuar mund të sjell gjëra të pakëndshme.
    Panda Antivirus Pro
    “Panda” është njëri nga prodhuesit e rrallë i cili ka përfshirë funksionimin e tërësishëm e dykahësh të “firewall-it” në versionin e ri të programit, Antivirus Pro. Po ashtu ofron edhe mbrojtje të fuqishme nga malware dhe viruset.
    AVG Anti-Virus
    “AVG” ka futur risi të reja të dobishme në programin e tij impresiv, Anti-Virus: AVG Social Networking Protection i cili mundëson që në mënyrë të sigurt të shëtisni nëpër rrjetet shoqërore.
    McAfee AntiVirus Plus
    “McAfee” qe një kohë të gjatë gjendet në mesin e liderëve për mbrojtje antivirus të kompjuterit. AntiVirus Plus notat më të mira i fitoi falë preventivës së mirë që e ofron, por shumë mirë edhe e pastron kompjuterin e infektuar.
    Trend Micro Titanium Antivirus
    Këtë vit, “Trend Micro” “i rinoi” programet e tij për mbrojtje me serinë Trend Micro Titanium Antivirus. Ai ndoshta nuk ofron mbrojtjen më të mira si të tjerë, por është i lehtë, “modest”, nuk zë vend shumë dhe ofron pamje atraktive.
    Comodo Antivirus Advanced
    “Comodo” nuk është shumë i njohur sikur disa emra të mëdhenj që prodhojnë programe për antivirus në treg, por mbrojtja e tij kundër antiviruseve dhe për internet është në rang me konkurrencën.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 4:19 am