AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Paragjykimi...!

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Paragjykimi...!

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 5:01 pm

    Paragjykimi është një qëndrim negativ për pjesëtarët e një grupi. Paragjykimi i përkthyer në sjellje njihet si diskriminim, që do të thotë sjellja ndryshe, zakonisht e padrejtë ndaj pjesëtarëve të grupit. Paragjykimi zakonisht zhvillohet përmes stereotipeve, që janë konceptime të fiksuara dhe mendjelehta (zakonisht të gabuara) për vetitë, sjelljet dhe qëndrimet e një grupi të caktuar njerëzish. Diskriminimi i praktikuar në shkallë të gjerë i njohur si seksizëm është i bazuar në stereotipin gjinorë, se gratë janë në pozitë inferiore.
    Shkaktarët e paragjykimeve. Duke ditur se shkaktarët e paragjykimeve janë kompleks, ne më poshtë kemi sugjeruar disa metoda përmes të cilave është e mundur të përfitohen besime paragjykuese.

    • Të mësuarit social: fëmijët mësojnë sjelljen paragjykuese nga prindërit e tyre.
    • Teoria motivuese: Njerëzit e motivuar për të arritur sukses zhvillojnë qëndrime negative për rivalët e tyre dhe këto qëndrime i gjeneralizojnë në nivel të gjithë grupit të cilit i përket rivali i tyre.
    • Teoria e personalitetit: Njerëzit zhvillojnë paragjykime për shkak të përvojave të përjetuara gjatë zhvillimit të tyre. P.sh. një person i rritur nga një grua autoritare flokëkuqe e cila përdor ndëshkim fizik për ta dënuar atëb mund të zhvilloj paragjykim ndaj të gjitha grave flokëkuqe.
    • Teoria kognitive: Njerëzit e konceptualizojnë botën e tyre duke i përdorur konstruktet mendore për ta organizuar atë p.sh. duke menduar gjëra të tilla si “të gjithë njerëzit e pashtëpi janë të ngjashëm.”

    Eliminimi i paragjykimeve
    Paragjykimet mund të eliminohen në disa mënyra, duke përfshirë shoqërimin e njerëzve të paragjykuar me një anëtarë të grupit nga i cili paragjykohen dhe duke e mësuar atë të mendojë racionalisht për çështje të tilla si barazia e statusit dhe ndryshimi i normave shoqërore përmes gjithëpërfshirës.

    Tërheqja ndërpersonale
    Tërheqja nërpersonale është çdo lloj qëndrimi pozitiv ndaj një personi tjetër i cili mund të jetë i formave të ndryshme, duke përfshirë

    • afiliativ: dëshira për të qenë me një tjetër person
    • pëlqimi: të ushqyerit e një qëndrimi përgjithësues pozitiv ndaj personit tjetër
    • shoqërimi: një pëlqim i ndërsjellë në mes dy njerëzve, dëshira e tyre që të jenë së bashku
    • dashurimi: procesi që rezulton nga intimiteti, pasioni dhe përkushtimi

    Robert Sternberg propozoi modelin trekëndor të dashurisë dhe i përshkroi tri komponentë të dashurisë, pasionin, intimitetin dhe vendosshmërinë/përkushtimin, të cilat kombinohen për të rezultuar në katër lloje të dashurisë.
    • dashuria ideale (përmbushëse): (e vështirë për tu arritur) pasion + intimitet + vendosmëri/përkushtim
    • dashuria romantike: pasion + intimitet
    • dashuria shoqërore: intimitet + vendosshmëri/përkushtim
    • dashuria injorante: pasion + vendosshmëri/përkushtim

    Altruizmi
    Altruizmi është sjellja ndihmuese (pa pritur shpagim nga jashtë dhe nganjëherë duke rrezikuar apo sakrifikuar vetveten) nga e cila përfitojnë individët apo shoqëria. Altruizmi njëjtë sikur agresiviteti gjenerohet nga komponentat biologjike të tilla si instinktet, nga të mësuarit përmes përforcimeve dhe nga modelimi i të tjerëve

      Ora është Mon Aug 21, 2017 5:35 pm