AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Motivimi

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Motivimi

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 4:55 pm

    Njeriun, si hijen e vet, e ndjek koha dhe nganjeherë shohim se kalojmë në ”kohofobi”. Shumë herë vuajmë dhe frustrohemi nga mungesa e realizimit të dëshirave, ambicieve dhe synimeve, por edhe na shkaktojnë konfuzion, tensionet, sfidat dhe pengesat në rrugën e vështirë të jetës, të cilat na dalin në rrugën e idealeve tona dhe na gllabërojnë energjinë dhe entuziazmin për punë.

    Disa mekanizma të tij

    Njeriun, si hijen e vet, e ndjek koha dhe nganjeherë shohim se kalojmë në ”kohofobi”.
    Shumë herë vuajmë dhe frustrohemi nga mungesa e realizimit të dëshirave, ambicieve dhe synimeve, por edhe na shkaktojnë konfuzion, tensionet, sfidat dhe pengesat në rrugën e vështirë të jetës, të cilat na dalin në rrugën e idealeve tona dhe na gllabërojnë energjinë dhe entuziazmin për punë. Por nëse të gjitha na mungojnë një gjë duhet ta kemi si driten e syrit dhe si frymen e shpirtit – Motivin.

    Motivi - Elementet e tij

    Mekanizmat ndihmës (namazi, lutja, agjërimi, konsultimi, fokusimi etj.)
    Planifikimi i afërt real. Pajtimi me të mundshmen .
    Motivi është gjeneratori apo biogjeneratori i fuqisë fizike, mendore, dhe elanit për jetë të suksesshme. Pa motiv për punë, jetë, dituri dhe çdo aktivitet në jetë suksesi është i dobët dhe i paarritshëm. “Puna e filluar me deshirë, gjysma është e kryer në fillim”- thoshte Sami Frashëri.

    Elementet e motivit :

    Duhet të fillohet nga punet e lehta drejt atyre të vështirave dhe të komplikuarave; p.sh, nxënësi fillimisht mëson në shkollë lëndët e lehta, dhe duke korrur suksese në to fiton kurajo dhe motiv për t’u përballur me lëndët e vështira . Kështu, edhe studenti kur jep provime duhet të hyjë se pari në provimet më të lehta dhe kur
    të fitojë besimin “e të qënit i suksesshëem” fiton siguri dhe stimul pozitiv si “student iaftë dhe produktiv“, por ky manifestim ndaj vetëvehtes duhet të jetë real e jo irracional dhe narcisoid.
    Kjo metodologji dhe “psikoterapi” është mirë të aplikohet në
    tërë fushat e jetës, punë, sport, mësim studimi, kritikë, art, publicistikë, ekonomi, politikë, etj.Kjo mund të bëhet edhe në mënyrë individuale (autodidakt), por edhe shoqërore (edukativ, sugjerues, konsulltues, predikues) etj.
    Edhe në sferën e besimit duhet të ecet ngadal dhe sigurt, duke mos
    bërë “hop akoma pa kërcyer”, duke analizuar, studiuar, medituar dhe
    praktikuar obligimet fetare, duke plotësuar arsyetimin personal me konsultimit profesional dhe shkencor.

    Elementet bazë të besimit

    Elementet e motivit janë specifike për çdo lëmi apo fushë, qoftë shkencore, historike, artistike, inxhinierike, politike etj.
    Këto elementë mund të jenë në forma të larmishme, dëgjimorë, leximi, vizive, apo të kombinuara.
    Duke mos lënë anash elementet atraktivë dhe rekreativë, si akseptorë të mirë të motivacionit .

      Ora është Sat Dec 16, 2017 6:44 pm