AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    VETEVRASJA

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    VETEVRASJA

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 4:46 pm

    Ekzistojnë shumë shkaqe që mund ta shtyn një person të bëjë vetëvrasje.

    Nga ato më të shpeshta mund të konsiderohen:
    - Marrëdhëniet të çrregulluara familjare, keqtrajtimet, dhuna, etj.;
    - Mossuksesi gjatë shkollimit;
    - Paaftësia e komunikimit me moshatarët. Personi potencial për vetëvrasje ndjehet i izoluar dhe i papranuar nga rrethi;
    - Humbja e dikujt më të dashur përmes vdekjes, ndarjes, shkurorëzimit...;
    - Shtatzënia tek femrat dhe proceset fiziologjike - hormonale që ndollën në organizmin e saj;
    - Dëshpërimi i madh dhe nënçmimi;
    - Ambiciet e tepërta të prindërve dhe presioni i madh psikologjik që bëjnë fëmijës së tyre. Ky presion i pandërprerë, në psiken e njomë tek fëmijët ta krijon ndenjen e gabuar të bindjes: "Patjetër duhet të jem më i miri, më i suksesshmi, më i dalluari... nëse nuk jam, do t'i dëshpëroj ata, andaj më mirë është që t'mos jem fare")
    - Riatdhesimi, rivendosja-humbja e gjithë asaj të njohur dhje ballafaqimi me adaptimin në rrethanë të ri;
    - Humbja e së dashurës, dashurit;
    - Abuzimet e ndryshme me droga dhe alkool.
    Për mundësinë e pengimit të ndodhjes së një vetëvrasjeje, asnjëra nga këta tregues nuk mund të jenë si shenja të sakta dhe të sigurta paralajmëruese. Por, sa më shumë që këto shkaqe të jenë evidente në jetën dhe sjelljet e atij personi, aq më shumë edhe brengosja e jonë duhet të jetë edhe më e madhe.
    Në këtë moment, është shumë me rëndësi t'i kushtohet vëmendje këtyre shenjave të sjelljes, e që janë sinjale të një ndryshimi të shprehur nga sjelljet e zakonshme të atij personi. Këto shenja paralajmëruese si tregues më të shpeshtë mund të jenë:
    - Ndryshimet e mëdha në sjellje ;
    - Tërheqja nga shoqërimi me miqtë dhe njerëzit në përgjithësi;
    - Problemet me gjumin dhe ushqimin;
    - Humbjen e interesimit për aktivitete, shkollë, lojë, etj.;
    - Humbja e interesimit për dukjen personale fizike dhe higjienën trupore;
    - Personi nuk mahitet dhe nuk bënë shaka më, ose e kundërta, gjithnjë mahitet dhe bënë shaka të tepërta;
    - Shpesh shprehet me fjalët: "çdo gjë në këtë jetë është e keqe", "gjithmonë i pengoj dikujt", "së shpejti do ta zgjidhi këtë problem"...etj.;
    - Zakonisht bëhet më zemërgjerë dhe fillon t'i fali të tjerëve gjësendet e veta; rregullon dhe i bie në vend disa gjëra që më parë i kishte lënë mangu, etj.;
    - I fton ose bënë vizita më të shpeshta personave të dashesh dhe miqëve më tepër se sa zakonisht;
    - Nuk i intereson ma shkolla dhe suksesi në mësime ka në rrënje drastike;
    - Nuk është i koncentruar fare në asgjë. është gjithnjë në mendime. Duket i hutuar dhe lënë përshtypje se gjatë bisedës nuk e dëgjon fare bashkëbiseduesin;
    - Fletë shpesh për vdekjen dhe lexon literaturë që trajtojnë më tepër tema për vdekjen;
    - Ka pasur edhe ndonjë tentim të mëparshëm për vetëvrasje.

    Çka duhet bërë? Si t'i ndihmojmë këtyre personave?

    Nëse në sjelljet e përditshme të fëmijët, mikut apo ndonjë person tjetër, i parandiejmë ose hasim në shenja të sipër cekura, ato mund të na parathonë një mundësi potenciale të një tentative në të ardhmen për kryerjen e vetëvrasjes nga ai. Në këto raste, ne duhet të reagojmë shpejtë dhe në mënyrë sa më adekuate.

    Por, si?

    Kur dikush ju thotë se ka ndërmend të bëjë vetëvrasje, kurrë mos e merrni këtë si shaka. Veprimi i parë është BISEDA. Me të BISEDONI...BISEDONI dhe vetëm BISEDONI... Këta njerëz kanë nevojë të madhe për një gjë të tillë.

    1. Hapi tjetër është DËGJIMI. Lejojeni që ai person t'ju flas se si është i dëshpëruar, i pakënaqur nga jeta, se ka probleme... etj. Pa marrë parasysh se sa negativisht do të reflektojnë këto deklarime, vetë fakti që ai/ajo ka vendosur t'ju besohet, është një shenjë tejet pozitive. "Ventilimi" dhe zbrazja e emocioneve, veç në hapin e parë do t'i sjelli një lehtësim të madh atij.

    2. MOS TENTONI Të JEPNI KËSHILLA.- Me një person potencial të bëjë vetëvrasje, kurrë mos tentoni t'i jepni vërejtje në formë: "e ke gabim", "nuk është mirë ta bësh këtë akt"...etj. Gjatë kësaj bisede, po ashtu, kurrë mos praktikoni t'i përdorni ato shabllone të zakonshme inkurajuese: "Do të jetë mirë në të ardhme", "Gjithmonë njeriu duhet të mundohet dhe të sakrifikoj në jetë", "Mos qaj", "Duhet të mendosh pozitivisht"...etj. Kur mos e provokoni dhe as mos e sfidoni me asgjë, ndjenjën e tij për bindjet të gabuara që ai ka për jetën. Mos harroni, këta persona e kanë të zhvilluar intuitën dhe shpejtë i parandiejnë qëllimet e juaja të sinqerta. Ata, me të dëgjuar këto shabllone standarde si këshilla gjoja të "mirëfillta", do të mbyllen dhe nuk do të jenë më të sinqertë në komunikim me ju. Pa marrë parasysh se sa "shokuese" dhe absurde do të jenë qëndrimet e bashkëbiseduesit, ju duhet t'i dëgjoni dhe t'i përjetoni ato sinqerisht. Gjithmonë pranoni se pajtoheni me të dhe ai në tërësi ka të drejtë

    3. Pasi të vlerësoni se është krijuar besimi i mjaftueshëm reciprok, PYETENI se mos vallë atij për këto shkaqe i shkon mendja të bëjë vetëvrasje? Me këtë pyetje mos ja impononi idenë, por, vetëm bëjeni me dije se jeni të gatshëm të bisedoni edhe për këtë mundësi. Nëse merrni nga ai një përgjigje pozitive, vazhdoni ta pyetni edhe më tej. është me rëndësi të dihet: a e ka menduar ai se si do ta bëj një vepër të tillë (a ekziston në kokën e tij ndonjë plan konkret)?; a i ka në dispozicion të gjitha elementet e duhura për ta bërë këtë vepër ( a ekziston mjeti i caktuar); a ka caktuar momentin se kurrë do të vendosi për një hap të tillë (kohën). Shumica, në këtë pyetje do të përgjigjen negativisht, gjë që, për ne, do të jetë një shenjë se plani i tij për kryerjen e aktit të vetëvrasjes ende nuk është definitive dhe kjo mund të merret si një moment më inkurajues. Nëse veç e zbulojmë se ekziston PLANI, MJETI dhe KOHA e kryerjes së vetëvrasjes, atëherë, ne do të kemi një gjendje më alarmuese. Në këtë situatë, patjetër duhet intervenuar urgjentisht.

    4. Nëse veç kemi të bëni me një situatë serioze dhe alarmuese, atëherë, qëndroni gjithnjë pranë tij dhe kurrë mos e leni vetëm. Pandërprerë bisedoni dhe vetëm bisedoni.... Në anën tjetër, paralelisht si preventivë, tentoni t'i largoni të gjitha sendet që mund t'i shërbejnë atij si MJET për kryerjen e vetëvrasjes.

    5. Nëse edhe më tej ndjeheni të paaftë, atëherë ftoni në ndihmë ekspertin profesional. Mos premtoni dhe mos t'ju brej ndërgjegjja se nuk e keni ruajt fshehtësinë. Personat që tentojnë të bëjnë vetëvrasje, zakonisht pranojnë ndihmën e profesionistit.

    Edhe disa karakteristika specifike për vetëvrasjen
    Gjatë hulumtimit të tyre të fenomenit tejet të përhapur në botë të vetëvrasjeve, psikologët: Fareberoëi dhe Litman, vetëvrasjet i kanë klasifikuar në 3 kategori:

    1. Kategoria e personave të rrezikuar me bindjen "Të JESH:
    - Këta persona në fakt nuk dëshirojnë të vdesin, por vetëm tentojnë ta sinjalizojnë se kanë nevojë të sinqertë për ndihëm;
    - Rrezikshmëria e mundësisë së kryerjes së aktit të vetëvrasjes, për këtë kategori njerëzish është më e vogël;
    - Përfshihen në 2/3 e vetëvrasjeve;
    - Kryesisht janë të gjinisë femërore.

    2. Kategoria e peronave të rrezikuar me bindjen "Të MOS JESH"
    - Këta vërtetë dhe sinqerisht dëshirojnë të vdesin;
    - Nuk tregojnë shenjat e tentativës para aktit të kryerjes së vetëvrasjes;
    - I përzgjedhin metodat më të rrezikshme të kryerjes së kësaj vepre;
    - Përfshihen në 3-5% të vetëvrasjeve të kryera;
    - Preventiva tek këta persona jep rezultate të vogla;

    3. Kategoria e peronave të rrezikuar me bindjen "Të JESH APO Të MOS JESH"
    - Janë të pazakonshëm dhe të pa definuar. Aktin e vendimmarrjes ia lënë fatit;
    - I përzgjedhin metodat të rrezikshme të kryerjes së kësaj vepre, por me një ndikim më të ngadalshëm të veprimit;
    - Përfshihen me 30 për qind të vetëvrasjeve;
    - Për këta është karakteristike motivi: "jeta me fat ose fare".

      Ora është Sat Jun 24, 2017 3:38 pm