AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    E shkuara, e sotmja e ardhmja

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    E shkuara, e sotmja e ardhmja

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 4:44 pm

    Je një tip që jeton të sotmen, apo pëlqen t’i projektosh gjërat? Apo preferon ta jetosh jetën ditë pas dite? Apo jeton ende me të kaluarën?

    A - Të jesh e suksesshme, është çelësi i jetës tënde?
    1. Sigurisht, është vërtet shumë e rëndësishme.
    2. Po, përveç faktit që kjo të mos ndikojë në cilësinë e jetës sime.
    3. Nëse do të ishte e mundur, do të më pëlqente.

    B - Punën e zgjedh mbi gjithçka?
    1. Jo, përparësi për mua është familja.
    2. Do të privilegjoja dëshirat dhe ëndrrat e momentit.
    3. Do ta quaja kompetencë të momentit.

    C - Një histori e bukur dashurie varet…
    1. Nga momenti kur e ke përjetuar.
    2. Kur të surprizon nga të rejat që të sjell.
    3. Kur rritet bashkë me projektet për të ardhmen.

    Ç - Mbas dhjetë vjetësh do të jesh…
    1. E martuar me dy fëmijë dhe me një pozicion të mirë profesional.
    2. Nuk e di dhe nuk e shoh si një problem.
    3. Shpreson të jesh ndryshe nga nëna jote.

    D - Shëndeti për ty konsiderohet…
    1. Nëse do të kisha një patologji në familje, do të isha në merak.
    2. Çdo ditë e re, me një rregull të ri për shëndetin.
    3. Shëndeti është i rëndësishëm, por të jetosh në harmoni është edhe më e rëndësishme.

    Dh - Një natë çmendurie është…
    1. Më e mirë se çdo gjë tjetër.
    2. E bukur nëse nuk ndodh shpesh, sepse pastaj do të bastardohej.
    3. Nuk do të hiqja asnjëherë dorë prej saj.

    E - Historitë e familjes…
    1. I njeh përmendësh dhe ke gjithmonë konsideratë për to.
    2. I përket të kaluarës, nuk më intereson.
    3. Është e rëndësishme, por jo sa e ardhmja.

    F - Ekologjia dhe e ardhmja e planetit…
    1. Është e rëndësishme, dhe e mendoj çdo ditë.
    2. Është e rëndësishme ta mendosh, nëse do një të ardhme.
    3. Është rezultat i neglizhencës në të kaluarën.

    G - Mikja jote e parë e shkollës…
    1. Herë pas here e sheh dhe jeni ende në kontakt.
    2. Nuk të kujtohet, ka kaluar shumë kohë.
    3. Nuk e kujton më, ke mjaft mike të reja.

    H - Kush të tremb më shumë…
    1. Respekti për disa episode të trishtueshme të së kaluarës.
    2. Falimetimi i projekteve në të cilat ti beson.
    3. Nëse nuk do të ndiheshe rehat me veten tënde.

    Më shumë përgjigje 1
    Je projektuar drejt së ardhmes Është e ardhmja ajo që të preokupon më tepër se çdo gjë tjetër. Energjitë e tua shkojnë drejt projekteve, që kanë të bëjnë me të ardhmen. Për ty, kuptimi i të jetuarit është të ëndërrosh si do të jetë e ardhmja. Ajo që ka rëndësi për ty, është ajo që duket e vërtetë.
    Je një futuriste.

    Më shumë përgjigje 2
    Je e drejtuar nga e kaluara Sigurisht, e kaluara është mikja me të cilën udhëton më shumë. Nuk e jeton dot të sotmen, nëse nuk mendon të kaluarën. Çdo moment është i ndërtuar falë një sekuence që e ka origjinën nga e djeshmja. Për ty, jeta nuk duhet ta braktisë kurrë origjinën e saj. Historitë janë këshilla për ty. Je një femër gjithmonë në kërkim.

    Më shumë përgjigje 3
    Je e përqendruar tek e sotmja Është e sotmja, ajo që ka më shumë rëndësi për ty. I shijon kënaqësitë që të fal jeta ditë pas dite; nuk harxhon si dhe nuk hedh poshtë asnjë minutë kot. Je e përqendruar tek ajo që të ndodh në moment dhe e ke hedhur pas krahëve të shkuarën. Ajo i përket së djeshmes, ndërkohë që ti i përket të sotmes. Jeton nga instinktet dhe je një grua egoiste.

      Ora është Sat Dec 16, 2017 6:26 pm