AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    PUTHJA

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    PUTHJA

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 4:36 pm

    Puthja praktikisht paraqet shprehjen e dashurisë, intimitetit, përkatësisë dhe respektit. Por, shikuar realisht, dëshira për puthje, nuk është vetëm nevojë psikologjike, por ajo nga aspekti fiziologjik shfaqet edhe si reagim kimik-biologjik. Andaj, lirisht mund të konstatojmë se, sa më e fortë të jetë kjo dëshirë, aq më të forta dhe më të shprehura do të jenë rekcionet kimike në organizmin tonë.

    Puthja është një veprim përmes së cilës, ne, përkatës të gjinisë njerëzorë, i shprehim dhe i manifestojmë ndjenjat dhe emocionet tona në mënyra dhe situata të ndryshme. Në përgjithësi, puthjen mund ta definojmë si një akt formal të afërsisë, miqësisë, njomësisë, mbrojtjes, epshit, provokimit dhe erotikës. Po ashtu, në të shumtën e rasteve dhe situatave, puthja mund të shfaqet edhe si akt i respektit dhe nënshtrimit, e shpesh herë, edhe si veprim intim dhe amënorë.
    Në kërkim të vete gjenezës së saj, antropologët tanë bashkëkohorë theksojnë se, puthja, ashtu sikurse e praktikojmë ne sot, së pari ka lindur nga kontakti i afër dhe i drejtpërdrejt fizik oral në mes të nënës dhe fëmijës. Ashtu, sikurse zogjtë i ushqejnë të vegjlit e vetë, në kohët shumë më të lashta, nënat përmes futjes nga goja në gojë të ushqimit të gatshëm dhe të përtypur më parë nga ajo, i kanë ushqyer foshnjën e porsalindura. Kështu, me kohë, kjo formë, përveç si mënyrë e përmbushjes së nevojës biologjike, ka ndikuar edhe në rrënjosjen psikologjike të ndjenjës së sigurisë dhe mbrojtjes, e të cilën ne sot, si një veprim, e kemi të rrënjosur thellësisht në ndërvedijen kolektive të racës njerëzore. Ndërsa, sa i përket shprehjes më të madhe të saj tek akti seksual, sigurisht ajo ka rrjedhë nga ngacmimi i pozitës së kontaktit drejtpërdrejt fizik, nga njëra anë, dhe afërsisë intime ballë për ballë me partnerin, nga ana tjetër.
    Edhe pse puthja si akt dhe veprim është i njohur dhe i praktikuar në të gjitha kulturat dhe civilizimet e ndryshme të botës, ajo tek shumica e tyre ka simbolikë dhe domethënie të ndryshme. P.sh. eskimezët, maorët dhe polonezët, si shenjë puthjes preken me hundë.
    Në shtetet arabe, puthja konsiderohet si gjest i respektit, ndërsa në Maroku personi më i ri, më të vjetrit, së pari ia puth dorën e më pas majën e kokës.
    Puthja në dorë tek shumë popuj të ndryshëm gjithnjë është konsideruar si nderim dhe respekt, ndërsa puthja e gjurit dhe i shputës së këmbës, si gjest i nënshtrimit dhe servilizmit.
    Për kinezët dhe japonezët puthja është një akt erotik seksual dhe merret si diçka intime, andaj, nuk lejohet që të bëhet publikisht dhe në pranin e të tjerëve. Po ashtu indusët, por edhe shumë popuj tjerë, puthen publike e konsiderojnë si tabu që ndeshet ngushtë me normat morale dhe fetare të sjelljes shoqërore. Në Indi ta zëmë, edhe filmat si krijimtari artistike ku sado pak të jetë i shfaqur ndonjë akt i vogël i puthjes në mes të gjinive të kundërta, censurohet ashpër!
    Në ishullin Hokaido të Japonisë, si karakteristikë e jashtëzakonshme e mënyrës së shprehjes erotike të dashurisë është kafshimi në mes të partnerëve të gjinive të kundërta, ndërsa në Bali, si kulminim i shprehjes së intimitetit të ndërsjellët në mes partnerëve bëhet përmes afrimit të fytyrave, lëmimit dhe prekjes, si dhe thithja me errëmarrëje e ngrohtësisë dhe erës së lëkurës të njëri- tjetrit.
    Për fiset afrikane goja konsiderohet vrimë dalëse, andaj puthja gjatë aktit erotik bëhet nga bindja e ekzistimit të frikës se nga ajo mund të del shpirti. Ndërsa, po në kontinentin e Afrikës, fiset nigeriane, puthjen e konsiderojnë si një veprim ngjashëm me kanibalizmin, andaj dhe akterët e saj dënohen ashpër me rrahje me kamxhik.
    Nga të gjitha llojet e puthjeve dhe pavarësisht se çfarë qasje do të kemi ndaj saj, sot në botë si më e njohura dhe më e përhapura është puthja evropiane, e ashtuquajtur si "puthje franceze"(buzë me buzë). Kjo mënyrë e puthjes, përveç se sjell dorëzimin, përkatësinë dhe ndenjën e afërsisë në mes të partnerëve, cilësohet edhe si një shqisë shtojce stimuluese.
    Nga ekspertët përkatës bashkëkohorë, kjo mënyrë e puthjes, konsiderohet si një gjimnastikë e zemrës dhe muskujve: ajo i ngjallë të gjitha shqisat tona të tjera ekzistuese, pulsi ngritët në 150 të rrahura, për 7 sekonda trupi shpenzon 12 kalori, dhe, njëkohësisht, në at moment, në mënyrë paralele janë në aktivitet 34 muskuj fasciale (të fytyrës) dhe 40 muskuj të qafës dhe kokës.
    Në fund, psikologët për puthjen konstatojnë se ka funksion dhe rëndësi të shumëfishtë për bërësit e saj, sepse në disa raste ajo ndikon edhe si shëruese dhe ka forcë mistike. Pa dyshim se, mundësia e puthjes është që më shumë shpirtërisht t'i ofroj dy persona se sa vet akti seksual.
    Sido që të jetë, si kuriozitet, në kontest të temës, mos t'i harrojmë t'i përmendim as shembujt nga përrallat e famshme ku me puthje ngritët nga gjumi 100 vjeçar bukuroshja e fjetur, ndërsa bretkosën puthja e ka shndërruar në princ.
    E... në të vërtetë... duhet pranuar se ne, ndoshta ende sot e kësaj dite nuk i njohim mundësitë, fuqinë dhe rëndësinë e saj të vërtetë...

      Ora është Tue Aug 22, 2017 1:43 am