AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Emocionet dhe klasifikimi i tyre.

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Emocionet dhe klasifikimi i tyre.

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 4:27 pm

    Sot ne psikologji nuk ekziston ende një klasifikim i qendrueshem dhe pergjithsisht i pranuar i emocioneve.Sipas një klasifikimi te dhënë nja Lazarus(1993),emocionet klasifikohen ne 3 grupe kryesore:
    1.Emocionet Negative-zemërimi,ankthi(frika),turpi,pikellimi,xhelozia,ne veria;
    2.Emocionet e Perziera-shpresa,keqardhja;
    3.Emocionet Pozitive-lumturia,mburrja,qetesimi,dashuria.
    Njëra prej ndjenjave paresore është FRIKA.Kjo ndjenjë paraqitet relativisht herët.Zakonisht shfaqet ne situata te cilat inividi i vlerëson si te rrezikshme për ekzistencën e vet.Të fëmijët shkaktojne frikë situatat e reja dhe te panjohura.
    Një lloj tjetër e frikes është Fobia-me ç'rast individi frikesohet prej disa objekteve dhe sitautave si p.shUjit,rrugës.dhomes se mbyllur etj)ndonëse ato objekte dhe situata,ne te vërtetë nuk paraqesin ndonjë rrezik.
    ZEMERIMI-mund te perjetohet si një pakenaqesi e zakonshme deri tek terbimi,me ç'rast individi nuk është ne gjendje ta kontrrolloj veten.Mund të ndodhë qe ne raste te tilla individi t'i kërcënohet ndonjë te afermi te vet,i cili ne fakt nuk është aspak fajtor për situaten e shkatuar.
    GEZIMI -Njeriu zakonisht është i gezuar kur arrin suksese ne realizimin e qellimeve te veta,kur e kryen punën e tij me kenaqesi,kur është shendosh,kur dashuron dhe i ktheht dashuria nga personi përkatës etj.
    HIDHERIMI-Paraqitet atëherë kur humbim diçka te rëndësishme për ne.Bie fjala femija hidhërohet nëse e humb lodren e tij.Ndërsa një i rritur hidhërohet nëse e humb një te aferm.Hidherimi shpesh shkrehet ne vaj nganjëherë shpreh edhe gezim ose ndonjë tronditje.
    XHELOZIA-Ne thelb është pasiguri personale.Xhelozia lind ne ato raste kur personi,te cilin e dashurojme,kujdesin dhe dashurin nuk e drejton ndaj nesh por ndaj ndonjë personi tjetër.
    DISPONIMI-Është gjendje emocionale te kendeshme ose te pakendeshme te cilat zgjasin relativisht shumë ,por nuk janë intensive.Disponimet tona nuk kanë te bëjnë me diçka konkrete dhe te caktuar,mirëpo ndikojne ne ne qe te marrim një qëndrim te caktuar ndaj njerëzve dhe realitetit ne përgjithësi.
    PASIONI-Janë shprehi te formuara gjatë jetës te cilat percillen gjithmonë me emocione intensive.Ato ndikojne dukshëm ne sjelljen dhe veprimet e njerevze p.sh dikush ka pasion shkencen,diturine,sportin qe janë pasione Pozitive.Ekzistojne edhe pasione Negative si bixhozi,pija,duhani etj.

      Ora është Thu Jun 29, 2017 3:45 am