AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Disa teknika per te arritur relaksim fizik dhe psiqik...!

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Disa teknika per te arritur relaksim fizik dhe psiqik...! Empty Disa teknika per te arritur relaksim fizik dhe psiqik...!

    Mesazh  AlbSpace Staff Thu Dec 01, 2011 4:25 pm

    Disa teknika për ta arritur relaksimin fiZik dhe psikik


    A keni ngritur ndonjëherë lartë nga toka macen e fjetur nën rrezet e Diellit? Nëse po, me siguri keni vërejtur se trupin e ka aq të butë dhe të çliruar, ngjashëm si një kukull nga lecka. Mësuesit e Jogës thonë se studimi i macës është tejet i rëndësishëm për ta zotëzuar teknikën e relaksimit.




    Metoda e parë


    -Shtrihuni apo uluni në vendin ku do të ndiheni të rehatshëm, çlirohuni nga gjërat që e shtrëngojnë trupin tuaj; rrypi, çorapet, ora e dorës etj. Lëshoni muzikën për relaksim. Merrni frymë qetë dhe thellë. Rëndësi duhet t'i kushtoni harmonisë mes frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes. Mos mendoni asgjë. Nëse nëpër kokë ju bredhin mendimet, asgjë për këtë, le të bredhin ato, ndërsa ju asnjë veprim të 'dhunshëm' mos e ndërmerrni. Vështroni ato sikur të ishit vështrues pasiv. Pra mos gjykoni, por vetem vështroni pasivisht. Do të vëreni se si rrjedhin mendimet, ndryshojnë, bile edhe formësohen dhe paraqiten si videoklipe në formë të fotografive. Është mirë që çdo ditë së paku 30-60 minuta t'i kushtoni relaksimit tuaj. Pas një kohë disa ditëshe do të arrini që pa problem ta kontrolloni gjendjen tuaj emocionale.


    Metoda e dytë


    -Metodë tjetër për relaksim është edhe përmes vizualizimit (paramendimit). Gjat këtij lloji të meditimit së pari harmonizohet frymëmarrja me të rrahurat e zemrës përmes pulsit te dorës. Në fillim me gishtin tregues të njërës dorë mateni pulsin në dorën tjetër. Për gjashtë (6) të rrahura të pulsit merrni frymë thellë dhe qetë. Mbane frymën për një kohëzgjatje sa tre (3) të rrahura të pulsit, dhe pas kësaj e kryeni frymënxjerrjen për periudhë kohore sa gjashtë të rrahura te pulsit. Pra, thjeshtë: 6 të rrahurat e para të pulsit- frymëmarrja thellë dhe qetë (le të bëhet frymëmarrja e plotë gjersa të mbushe mushkëritë dhe të ngitet krahërori, regjioni i barkut dhe shpatullat). 3 të rrahura të pulsit-mbaje frymën. për 6 të rrahurat e pulsit më pastaj, nxjerre frymën ngadalë dhe qetë. Kështu duhet të veproni, duke matur vazhdimisht pulsin me njërën dorë gjersa të arrini që ta mbani ritmin e frymëmarrjes dhe të pulsit pa problem dhe vetvetiu. Kur ta arrini këtë, lëshoni muzikën e zgjedhur për relaksim psikik e fizik, vendosni pozitën më të përshtatshme që ju përgjigjet dhe vazhdoni relaksimin duke filluar vizualizimin (paramendimin). Se çka do të vizualizoni, kjo është çështje e juaj, varet nga imagjinata e juaj. Gjatë vizualizimit duhet t'i vëreni qartë fotografitë e paramenduara. Ne fillim do të keni vështirësi, ndoshta do t'ju rrjedhin mendimet ne kahje të padëshiruar, apo ndoshta në kokë do t'ju shfaqen fotografi te pakërkuara, ndoshta do të keni vështirësi të vizualizoni kjartë dhe me ngjyrëra... por, asgjë për këtë. Kjo nuk guxon të jetë problem. Ç'do gjë në fillim është e vështirë, e më pastaj bëhet e lehtë.

    Për shembull: Paramendoni se ndodheni në një vend me gjelbërim, e ndieni cicërimën e zogjve dhe rrezet e ngrohta të Diellit kudo në trupin tuaj. Jeni po e zëmë në një kopsht përplot lule të llojllojshme e të bukura. Aty pranë rrjedhë uji (përroi, lumi...) duke gurgulluar. Shëtiteni nëpër atë vend. Pranë ujit e ndieni freskinë dhe flladin e ajrit. E ndieni aromën e luleve, fluturat... Nëse gjat vizualizimit ju zë gjumi, nuk është problem. Vetë gjumi do t'ju relaksojë. Pra vazhdoni nesër sërish. Gjat relaksimit dhe vizualizimit përdorni tema të llojllojshme, sipas dëshirës. Ne këtë mund t'ju ndihmojnë zërat e llojllojshme nga audiokasetat në kompilacion me muzikën relaksuese. Pra ndërroni çdo ditë (sipas mundësive dhe dëshirës) temat muzikore për relaksim që të i ikni me sukses monotonisë. Në asnjë rast, gjat relaksimit mos mendoni për punët tuaja të nesërme, për obligimet, problemet etj. Pra nëse dëshironi t'i përkushtoheni relaksimit, atëher punët tjera leni anash. E nëse megjithatë vetvetiu ju shfaqen mendime të padëshiruara, problemet, obligimet... e dini si duhet vepruar. Pa ndikuar fare, vështroni në mënyrë pasive sikur të mos kanë të bëjnë me ju. Nuk është me rëndësi se ç'ka do të paramendoni apo si do të arrini të relaksoheni. Gjëja më e rëndësishme është: ç'lirojeni trupin nga ç'do pozitë e palakmuar, gjeni pozitën e lirë (ulur apo shtrirë) dhe lejoni që mendimet tuaja t'i bartin tingujt e muzikës relaksuese. Së shpejti do t'i publikojmë disa aplikacione me muzikë që do t'ju ndihmojnë rreth relaksimit dhe në fazën e mëvonshme të meditimit tuaj.


    Gjashtë këshilla për relaksim e ç'lodhje të përditshme


    Ja disa këshilla që do t'Ju ndihmojnë të zotëroni shkathtësinë e relaksimit:


    1. Lexoni ndonjë libër të mirë për shkathtësinë e relaksimit dhe përballimin e lodhjes.


    2. Mësohuni të relaksoheni në raste të llojllojshme. Çlironi trupin ashtu që t'ju duket si një leckë e vjetër e stërlarë. Unë për shembull në tavolinën e punës mbaj një leckë të vjetër - që t'më përkujtojë për çdo çast në relaksim. Nëse kjo ju duket qesharake, mendoni në macen. A keni ngritur ndonjëherë lartë nga toka macen e fjetur nën rrezet e Diellit? Nëse po, me siguri keni vërejtur se trupin e ka aq të butë dhe të çliruar, ngjashëm si një kukull nga lecka. Mësuesit e Jogës thonë se studimi i macës është tejet i rëndësishëm për ta zotëzuar teknikën e relaksimit. Vërtet: nuk më kujtohet të kem parë ndonjëherë mace të lodhur, mace që ka përjetuar thyerje nervore, mace e cila vuan nga pagjumësia, çrregullimet apo ulqerja në lukth. Edhe ju mundeni të mësoni të relaksoheni sikur macja, dhe në mënyrë të sigurt t'i shmangeni të gjitha çrregullimeve.

    3. Përpiquni që gjatë rëzimit të mbani pozitën sa më të përshtatshme të trupit. Mbani mend se tendosja fizike shkakton dhembje në krahë dhe lodhje nervore.


    4. Kontrollohuni katër - deri pesë herë në ditë. Pyetuni: "a ia vështërsojë vetes punën me mbajtjen e trupit dhe pozitën e saj? A i përdori muskujt që s'kanë lidhje me punën që kryej?" Një konfirmim i tillë do t'ju mundësojë të fitoni shprehinë e relaksimit.


    5. Në mbrëmje gjithnjë pyetuni: "Sa jam i lodhur?"


    6. Në fund të ditës edhe njëherë analizoni se ç'ju ka shtyer të ndiheni të lodhur. Thuani vetes suaj se nuk jeni lodhur për shkak të asaj që jeni rënduar mentalisht, por për shkak të asaj që keni kryer punë në pozitë skajshëm të papërshtatshme. "Suksesi i kryerjes së punëve vlerësohet në bazë të asaj se sa ndihem i çlodhur, e jo i lodhur", tha me një rast Daniel Xhoslin. "Kur në fund të ditës ndihem, në veçanti i lodhur apo kur në bazë të ngacmueshmërisë mund të vlerësojë se i kamtë lodhur nervat, e di se ajo ditë për nga sasia dhe cilësia ishte e pasuksesshme." Sikur të gjithë t'i përmbaheshim këtyre rregullave të thjeshta, i sigurt jam se të gjitha sëmundjet e shkaktuara nga tendosja nervore, gjatë natës do të pakësoheshin në minimum. Njëkohësisht do t'ndaleshim së plotësuari spitalet për sëmundje psikike me njerëz të rraskapitur nga lodhja, brengar dhe çrregulimet

      Ora është Fri Apr 26, 2024 8:08 am