AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Kur adoleshenti vuan nga ankthi?

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Kur adoleshenti vuan nga ankthi?

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 4:13 pm

    Gjendja keq e te rinjve i ngul thelle rrenjet jo vetem ne fushen sociale dhe psikologjike por edhe ne patologjine mendore.

    Vendosja ne momente te caktuara ne nje situate te atille qe i riu te ndihet keq (turp, ankth, stres) i ka rrenjet jo vetem ne fsuhen sociale ( konsumizmi i tepruar, renia e idealeve ) dhe psikologjike ( humbja e rolit te prinderve, kriza e kalimit nga adoloshenca ne moshe te rritur ), por mund te perfshije edhe aspekte te patologjise mendore.
    Eshte folur per shenjat e para paralajmeruese te nje semundjeje depresive por eshte vene pak ne dukje fenomeni i ankthit kronik ne kete moshe.
    Ankthi kronik eshte nje sindrome qe fillon te pushtoje moshen femijerore, me ankthin e ndarjes nga prinderit,me ndjenjen ose friken qe mund te ndodhe dicka e keqe familjareve , me shtimin e detyrave te perditeshme, me pagjumesine dhe fenomene si cefalea ose shqetesime neurovegjetative.

    Por ankthi i pergjithesuar shfaqet me sintoma te verteta, pikerisht, ne adoleshence, si nje ane e padurueshme e tensionit te brendshem i cili nuk shaktohet nga raportet me te tjeret ( fobia shoqerore), ose detyrave specifike per te perballuar ( ankthi i dhenies pas tyre), por me nje ndjenje te vazhdueshme alarmi dhe shqetesimi per gjithe ate qe ka te beje me eksperiencat dhe impenjimet e perditeshme, me veshtiresine e perqendrimit, ndjenja e lodhjes, tensionit muskular,cefalese, palpitimeve (perplasja e qerpikeve), shqetesime te aparatit tretes (zorreve). Situata te tilla tensioni nuk lene hapesire dhe mund te dergojne ne perdorimin e ansioliteve, (ndonjehere perdoren nga prinderit), por sidomos kerkimin e alkolit, cigareve ose ne perdorimin e cannabis te ndjekur nga momente frike.
    Gjithe kjo nuk vihet re nga prinderit sepse i riu nuk ua tregon per te mos i shqetesuar.
    Drejtohet ndoshta ndonjehere tek mjeku i familjes qe eshte filtri i pare i ketyre problemeve dhe qe shpesh nuk njeh kete lloj gjendjeje , duke e ngaterruar per nje “krize” adoleshence. Nuk duhet te ngaterrohet kjo gjendje me nje shqetesim depresiv, por kjo gjendje mund te parandjeke depresionin, dhe ne pergjithesi psikiatri i sheh keto raste kur “komplikohen” me nje shqetesim depresiv ose me patologji te tjera qe mund te dalin ne fushen pak te njohur te ankthit kronik. Eshte e nevojshme te dallohen individet qe mund te jene mbajtes te nje sindrome te tille ankthi te pergjithesuar permes nje sensibilizimi te familjareve, te mesuesve, dhe te mjekeve te familjes.
    Trajtimi duhet te jete farmakologjik per nje periudhe nga 3 deri ne 6 muaj , e sidomos psikoterapik per nje periudhe zakonisht me te gjate ( nga gjashte deri ne nje vit).

      Ora është Tue Oct 17, 2017 1:32 pm