AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kreativiteti- Imagjinata Krijuese

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Kreativiteti- Imagjinata Krijuese Empty Kreativiteti- Imagjinata Krijuese

    Mesazh  AlbSpace Staff Thu Dec 01, 2011 3:40 pm

    SI TË ZHVILLOJMË KREATIVITETIN TONË ?

    Kreativiteti është aktiviteti i cili lind diçka të re nga ana cilësore që në të kaluarën nuk ekzisonte kurrë. Kjo temë mund të preket edhe nga pikëpamja filozofike ashtu si edhe nga ajo psikologjike. Psikologjia e kreativitetit studjon proçedurën, ‘’mekanizmin psikologjik’’ nga ku buron veprimi i kreativitetit.

    Një model që përdoret për të përshkruar në mënyrë fenomenale ecurinë e mendimit krijues, është ai i Uallasit, i cili e formoi duke u bazuar në dëshmi individësh, si në rastin e matematicienit Poincare.

    Kështu dallohen 4 faza:

    ■Përgaditja – njohja e mirë e cështjes dhe angazhimin serioz me problemin e caktuar.


    ■Inkubacionimi – pushim midis përpjekjeve zgjidhëse


    ■Ndricimi – zgjidhje e papritur e problemit, nepërmes vegimit


    ■Vërtetimi – testimi i dobishmërisë së zgjedhjes




    Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të përcaktuar mendimin kreativ:

    1.1. Është ai lloj mendimi që udhëheq në produkte krijuese, në produkte të rinj, prototipe, unike dhe të pazakonshme, por që janë të dobishme për individin apo për shoqërinë në të cilin ai jeton. Të tilla janë zbulimet, teoritë, veprat artistike, ndërtimet teknologjike, ligjet, zbulimet mjekësore. Madje edhe ndryshimi në fushën dekorative apo në mënyrën e jetesës është një produkt krijues.
    1.2. Duke u bazuar tek proceset njohura, mendimi kreativ përcaktohet si zgjidhja e problemeve, të cilat nuk kanë vetëm një zgjidhje, por shumë. Për këtë arsye quhet mendim prodhues dhe anësor, me kuptimin se kërkon zgjidhje të menjëhershme, duke përdorur elementët përreth problemit dhe jo vetëm të dhënat e problemit, ashtu siç bën mendimi vertikal. Humori për shëmbull, shpesh herë, është një përgjigjje krijuese ndaj një rrethane konvencionale.


    1.3. Mendimi krijues si aftësi përcaktohet duke u bazuar në rezultatin e veprave që kërkojnë prototipe, ide të pazakonta dhe mendime të largëta. Nga këto lloj veprash përbëhen teste të veçanta për matjen e tij.
    Karakteristikat e një njeriu me imagjinatë krijuese janë si në vazhdim:

    - Lehtësi shprehjeje.

    -Fleksibilitet. Individi është i aftë të analizojë një gamë të madhe afrimesh për ndonjë problem, por pa humbur nga sytë qëllimet kryesore të tij.

    -Ndjeshmëri ndaj problemeve. Merret me zbulimin, jo vetëm për të zgjidhur problemet, atje ku të tjerët nuk kuptojnë asgjë të çuditshme.

    -Origjinaliteti. Ai ushqehet me habinë, ndryshimin (udhëtimet, ndryshimin e aktiviteteve, zhytje drejt së papriturës), ka nevojë të rinovojë eksperiencat.

    -Kureshtja. Është aftësia për të admiruar. Nevoja është nëna e të gjitha zbulimeve , por babai është kureshtja.

    - Hapje ndaj mallëngjimeve dhe nënvetëdijes. Nevojitet që dikush të ketë më tepër energji, me tepër vrull, tu përgjigjet mallëngjimeve dhe ndjenjave më mirë se gjithë të tjerët.

    - Ka kauza. Ka një dëshirë të fortë për të krijuar, një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë dhe detyrës, si dhe të qëllimit që do të arrij. Jeton në të tashmen.

    -Durim dhe përqëndrim. Një total i përpjekjeve të dështuara nxit krijimtarinë, aktivizon proçesin e vetëdijshëm të meditimit dhe inkubacionin e ideve. Pa seanca pune, vetëdija ruan qëndrueshmërinë e saj.

    -Aftësia për të menduar me figura. Nevojitet që dikush ti përceptojë figurat mendore para se të kalojë tek stadi i formimit eklektik të koncepteve që gjeti, sepse përndryshe mund të shkojë në pikën e prishjes së tyre.

    -Aftësia për të “luajtur” me idetë, si një njw ‘’stretching’’ psikologjik. E ndihmon individin që të gjejë “rastësisht” zgjidhje fantastike për probleme disa vjeçare.

    -Aftësia e analizës dhe sintezës. Analiza është coptimi i tw dhwnave, ndërsa sinteza krijuese është që të riformojë elementët e ndryshëm në mënyrë që të rezultojë një element i ri, rezultat i gjykimeve tërësore.

    -Durim në gjërat e ndryshme. Nuk i ka frikë paqartësitë. Është i vetëdijshëm dhe i sigurtë për shumicën e gjëndjeve që janë të nderlikuara, absurde, dhe kaotike.

    -Dallueshmëri dhe eklektizëm. Aftësia që të dalloi dikush thelbësoret nga ato që janë jo thelbësore.

    -Aftësia e durimit gjatë izolimit, në mënyrë që të jetë i aftë që të krijojë.

    -Kujtesë krijuese, e cila ka nevojë për rrjedhshmëri dhe dinamikë në elementët e saj dinamikë.

    Metoda më e njohur e kultivimit, veçanërisht të kreativitetit në grup është metoda brainstorming, katalogu i ideve krijuese, zgjedhja e ideve të të tjerëve, analogjitë dhe metaforat, kohezioni (ta shohim të njohurën nëpërmjet të çuditshmes, nga pika të tjera referimi).Në përgjithsi kreativiteti është e mundur që të lehtësohet kur ekziston një ambjent që nxit ndryshimet dhe i përforcon.

    Filozofia nga ana tjetër, kontrollon temën e esencës së kreativitetit, e cila ka vendosje të ndryshme në epokat historike të ndryshme. Por megjithatë vëndi i përbashkët që nga kohët e lashta (Platoni) e deri tek modernet (Seling dhe romantikët e Ienas) është se kreativiteti, dhe veçanërisht kreativiteti i artistit dhe i filozofit është një formë më e lartë i aktivitetit njerëzor: këtu njeriu komunikon me gjithësinë.

    Platoni thoshte se gjërat në këtë botë janë thjesht hijet e ideve, që banojnë në Botën Mendore. Por për shkak se mëndja njerëzore mendon me anë të figurave dhe nuk arrinë në idetë e pastra dhe të kulluara, ka nevojë për ndërhyrjen e imagjinatës, si aftësia më e lartë e botës Shpirtërore. Ajo përdor imazhe, shëmbëlltyra, të cilat janë “rrobat” e ideve te kulluara të Botës Mendore. Është organi i Shpirtit, organi i Metamorfozës, i Ripërtëritjes.

    Rrjedhimisht e vetmja mënyrë që njeriu të ketë akses në Botën e Lartë Shpirtërore është nëpërmjet përdorimit, zhvillimit dhe kontrollit të Fantazisë Kreative. Vetëm nëpërmjet kësaj mënyre do të lindë brënda nesh Uni ynë i vërtetë, i ashtuquajturi Uni Kreativ. Nëqoftëse njeriu mëson ta përdori ashtu siç duhet dhe nuk bie në kurthin e fantazisë së shfrenuar, mund ta vërë në kontakt me të padukshmen dhe metafiziken.

    Imagjinata Krijuese nuk prodhon elementë të rinj (prandaj dhe nuk është krijim i vërtetë), por përpunon, kombinon, sintetizon ose thjeshtëzon ato që janë tashmë të njohura në mënyrë krijuese, rikrijuese, subjektive ose objektive. Lind, sajon ose mishëronë idetë.

    Asocionet nga vetë natyra e saj me emocionet e larta dhe krijimtaria është një “pastrim” emocional dhe shpirtëror, që zbukuron dhe vesh gjithçka. Atëhere kemi të bëjmë me artin.

    Kjo aftësi e imagjinatës krijuese varet nga zhvillimi i vetëdijshëm që ka bërë te vetën çdo njeri. Nuk është e mundur që të gjitha qëniet të “krijojnë” njësoj. Por të gjithë krijuesit e mëdhenjë kanë njohur mrekullinë e Imagjinatës– Kreativitetit të kontrolluar dhe të drejtuar nga Vullneti.

    Më praktikisht, që dikush të zhvillojë imagjinatën krijuese duhet të mësojë që të mos i deformojë format ose imazhet dhe ti mbajë në trurin e tij për shumë Kohë, pra të zhvillojë një shpirt shumë të pastër. Kjo do të thotë paralelisht:

    -zhvillimi i Vëmëndjes

    -zhvillimi i Kujtesws

    -qetësi dhe kontroll i pasioneve që trondisin Psikikën.

    Ky kontroll, zbutja e pasioneve, duhet të bëhet duke filluar nga niveli fizik e deri tek ai mendorë, të paktën në fushën e dijes, ku tentohet kreativiteti ose frymëzimi, domethënë aty ku dikush do të kanalizojë Fantazinë Krijuese.

    Gjithashtu nevojitet që njeriu të fitojë një mendim të pavarur dhe autonom. Disa kujtojnë se tregojnë kreativitet, ndërkohë nuk bëjnë asgjë më shumë se sa të përsërisin idetë që u janë ngulitur ndër vite, qoftë nga trajnimi apo qoftë nga ambjenti ku jetojnë, duke bllokuar kështu perceptimin e drejt të realitetit, një gjëndjeje të caktuar ose problemi.

    Pra që dikush te ketë idetë e tij, fantazinë e vet, nevojitet të ketë një trup mendor të lirë, i cili ka arritur te jetë i pavarur nga mendimet e të tjerëve, duke ndjekur pak a shumë modat e ndryshme.

    Mendimi krijues ka nevojë për një shpirt që të jetë i hapur ndaj një shumllojshmërie të madhe temash. Njeriu duhet të pyesë veten për njeriun, qytetin, botën, historinë, shkencën, artin, problemet moderne. Duhet të drejtohemi drejt njohurive tërësore të cilat do të na lehtësojnë një ekuilibër emocional.

    Që dikush të zhvillojë kreativitetin duhet të mbizotërojë mbi personalitetin e tij. Pra të mësojë të zotërojë nivelet e ndryshme të saj (fizik, energjik, emocional dhe mendor) në mënyrë që të jetë i saktë dhe rezultativ në sjelljen e tij kundrejt botës, me veprime harmonike dhe pozitive.

    E sigurtë është që idetë, imazhet, skeptomorfozat siç quhen, nevojitet që të krijohen. Nëqoftese nuk veprojnë, të bllokuara dhe të braktisura në botët e hollë të nivelit mendor do të kalben, ashtu siç ndodhë me ujin e ndenjur. Imagjinata dhe Realizimi japin duart: Mendim i Drejtë dhe Zbatim i Drejtë të çojnë në Veprimin e Drejtë.

    Kështu duhet ta “imagjinojmë” Historinë e Ardhëshme me perspektiva optimistite, pasi nga imazhi i së tashmes do të vijë bota e së Ardhmes. E sotmja është rezultati i së Djeshmes. Gjithçka që ekziston filloi nga një imazh. Prandaj nëqoftëse i shmangemi fantazisë iluzionare do të fitojmë Unin tonë më të thellë që është burimi i kreativitetit të vërtetë.

    Burimi: Dituri

      Ora është Fri Apr 19, 2024 8:28 am