AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    TEST: - A E NJIHNI FORCEN TUAJ TE BRENDSHME

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    TEST: - A E NJIHNI FORCEN TUAJ TE BRENDSHME

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Thu Dec 01, 2011 3:37 pm

    Secili njeri posedon karizmën e vet, do të thotë aftësinë dhe vetit që atë e bëjnë të veçantë si personalitet dhe i japin një sharm specifik, një vulë që është unike. A e njihni mjaftë anën tuaj të brendshme? Cila nga planetet ndikon më tepër në personalitetin tuaj, Hëna, Toka, Dielli apo yjet? Si mund ta përdorni forcën e brendshme, energjinëe fshehur për ta jetuar jetën në plotninë e saj, ashtu si vërtet ju dëshironi ta jetoni?
    Nëse me kujdes e drejtoni forcën tuaj të brendshme, mund të ndikoni pozitivisht në zhvilimin e personalitetit tuaj, ta forconi qëndrueshmërinët uaj dhe të mësoheni që drejtë t'i pranoni dobësitë tuaja, t'i luftoni ato dhe të përparoni në shtegun e fatit personal.


    Udhëzim për zgjidhjen e testit:

    Me kujdes lexoni gjitha pyetjet dhe përcaktohuni për një përgjigje nga katër të mudshmet. Kur të gjeni përgjigjet në gjitha pyetjet, lexoni udhëzimin për komentim - Përgjigjen se cilit tip të personalitetit i takoni dhe çfarë është forca e juaj e brendshme.


    1. Mendoni mirë. Ju jeni fëmijë i:

    a) Yjeve.
    b) Tokës.
    c) Prindëve tuaj.
    d) Tokës dhe yjeve.

    2. Çka ju jep force më së shpeshti?

    a) Dashuria dhe kujdesi që kanë tjerët ndaj jush.
    b) Dashuria dhe kujdesi që ju keni ndaj tjerëve.
    c) Lufta që e bëni për qëllimet dhe bindjet tuaja personale të rëndësishme.
    d) Besimi i ndërsjellë, ndjenja se i takoni dikuj a diçkafit, bashkësia, kujdesi.


    3. Një pikture nga ekspozita ua ka tërhjekur vëmendjen. Për të mendoni:

    a) Kjo pikturë ka domethënie enigmatike - vështirë është të komentohet.
    b) Plotësisht më përgjigjet. Edhe unë do ta pikturoja plotësisht kështu.
    c) Është tejet dekorative kjo pikturë.
    d) Artisti dhe unë jemi në frekuenca të njëjta të të menduarit, edhe unë ndihem ngjashëm.


    4. Për ju jeta është:

    a) Lumë i gjatë i qetë që ka rrjedhën e vet
    b) Stuhi deti - i llojllojshëm dhe i befasishëm me ndryshime valë-valë.
    c) Një sërë mundësishë për fillim të ri që gjithnjë nga e para ju ofrohen.
    d) Kohë e ndryshimeve të vazhdueshme, lakimeve dhe lëvizjeve.

    5. Emocionet për ju janë:

    a) Simfoni e mrekullueshme me nota të bukura dhe gjentile.
    b) Mollë e shijshme të cilën e kafshoni me kënaqësi të madhe.
    c) Libër i mbyllur - përherë enigmatike.
    d) Fotografi magjike me ngjyra fati.

    6. Cila ngjyrë sipas mendimit tuaj më së miri e përshkruan ardhmërinë e planetit tonë?

    a) e kaltëra.
    b) e kuqja.
    c) ngjyrë hiri.
    d) e gjelbra.


    7. Ndodheni vetëm mes qiellit të kthjelët plotë yje - natën. Çfarë do të ndjeni:

    a) Vetmi dhe pasiguri.
    b) Fuqinë - e ndjeni fuqinë tuaj personale.
    c) Ftohtësi dhe pasiguri.
    d) Kënaqësi - të mbushur jeni me një ndjenjë të çuditshme të sigurisë.

    8. Dashuria për ju është:

    a) Pushtimi dhe tërhjekja e personit tjetër.
    b) gjurmimi për personin tjetër - gjysmën tjetër të juaj.
    c) Ndjenja e nostalgjisë - animi drejt dikuj.
    d) Ftesë për ngjitje së bashku -dy krijesa.

    9. Fundin e shekullit e shihni si:

    a) Krizë të bidnjeve - që shpie një njëfar lloj i konfliktit.
    b) Mundësinë që dikush t'ju "grabisë" - pritje të ndryshimeve t mëdha.
    c) periudhë të lëkundjes - fillim i një kohe të re.
    d) Kohët të transformimeve të mëdha dhe ndryshimeve të mëdha - përparim i ri.

    10. Kur e takoni një femër që rrezaton me kënaqësi, ju mendoni:

    a) Kënaqësia arrihet me kohë dhe për të duhet përvojë.
    b) Kënaqësia është pasojë e fitoreve të realizuara - jetës kualitative dhe të suksesshme.
    c) Familja, miqtë dhe fati personal janë ato që sjellin ndenjë kënaqësie.
    d) Bëhemi të kënaqur vetëm atëherë kur e pranojmë veten tonë apo "unin tonë të vërtetë" në plotni - kur pranojmë se " jam ai që jam" dhe e pranoj veten ashtu si vërtet jam.

    Zgjidhja

    Shikoni se cila kategori dominon te ju A, B, C apo D, në përgjigjet tuaja. Nëse keni më tepër përgjigje nën "a" atëherë i takoni kategorisë "A" e kështu me rradhë.


    Kategoria "A":

    Forca e juaj e fshehtë është nën ndikim të Hënës.
    Personaliteti - Ju jeni sinonim i shpejtësisë së njeriut që mendon për tjerët. Kur të bindeni se dikush e merriton animin tuaj, ju i lëshoheni ndjenjave dhe jepni shumë nga vetja e juaj.
    Anët e forta- Jeni shumë senzitiv ( të ndieshëm) dhe keni aftësi të shprehur për t'u ndier me të tjerët dhe fuqishëm ofroni ndjenjën e dashurisë dhe animit atij që i besoni.
    Pikat e dobëta - Jeni emocionalisht shumë të ndieshëm dhe të lëndueshëm.
    Dashuria - Në dashuri e pranoni edhe pozitën e përcaktuar nga partneri.
    Synimet - I lejoni tjerëve të kenë fuqi, jeni shumë sharmantë dhe të këndshëm ndaj tjerëve dhe botës rreth vetes. Është koha që edhe ju të kërkoni diçka si kundërshpërblim dhe të merrni aq sa ju takon. Mësohuni të thuani "JO" atëherë kur duhet dhe dëshmojeni pavarësinë tuaj në jetën e përditshme.
    Motoja e juaj jetike - "Me pak dashuri, gjithçka mund të arrihet në jetë"!

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kategoria "B":

    Forca e juaj e fshehtë është nën ndikim të Diellit.
    Personaliteti - Ju keni aftësi që ta kanalizoni energjinë tuaj për t'i arritur disa qëllime dhe dëshira tuaja parësore. Përnga natyra jeni tejet pasionues dhe jeni në gjendje që mendimet tuaja dhe planet me sukses t'i aplikoni në praktikë.
    Anët e forta- rrezatoni me energji, jenit ejet të guximshëm, të vendosur dhe të besueshëm.
    Pikat e dobëta - Ndonjëherë e shfaqni egocentrizmin tuaj, dëshironi të keni fuqi dominuese dhe me vështërësi i vëreni vlerat e vërteta që e dekorojnë një person tjetër.
    Dashuria - Edhe në dashuri anoni të jeni të pavarur.
    Synimet - Plotësishtë i jeni përkushtuar asaj që dëshironi ta arrini, asaj që e kërkoni nga jeta. Shpesh garoni me të tjerët. Për të mirën personale dhe të atyre që ju rrethojnë, është mirë që ta balanconi mënyrën e jetës suaj pak. Me kujdes dëgjoni çka kanë për t'ju thënë të tjerët, bëhuni mjaftë fleksibil dhe në jetën tuaj vendosni më tepër ndjenja. Lejoni vetes që ndonjëherë t'ju ndodh edhe diçka që nuk e keni planifikuar. Motoja e juaj jetike - "Nëse e shkulni barin, ajo nuk do tënd të rritet mjaftë"

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kategoria "c":

    Forca e juaj e fshehtë është nën ndikim të Tokës
    Personaliteti - Ju keni dëshirë që të qëndroni në prapavi të emocioneve tuaja, disi fshiheni prapa tyre. Megjithatë për të ju shkuar për dore përherë kjo, duhet që ta njihni mirë veten tuaj.
    Anët e forta - Është e shprehur vetëdija dhe senzitiviteti te ju.
    Pikat e dobëta - Frikoheni nga ëndërrimet dhe kjo është një nga pikat e dobëta që nuk ju lënë që ta begatoni jetën tuaj. Lëshojuni ngapak imagjinatës.
    Dashuria - Keni nevoj për pavarësi dhe liri. Kur ndiheni konfuz dhe nuk i keni të kjartë disa gjëra, kjo ua ze frymën.
    Synimet - Ju pëlqen natyra dhe të gjitha artet. Çdo lloj i të shprehurit artistik ju sjellë inspirim. Ju nevojitet që të vendosni miqësi me shumë llojet ë njerëzve, ngase keni nevoj të mësoheni nga ata për llojllojshmërinë e jetës.
    Motoja e juaj jetike - "Është e pamundur të ngitesh lartë pa një bazë paraprake të vendosur në tokë në të cilën ndodheni".

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kategoria "D":

    Forca e juaj e fshehtë është nën ndikim të yjeve.
    Personaliteti - Ju veproni sipas intuitës - Fuqia e juaj kreative është e balancuar me zemrën tuaj dhe ndjenjat tuaja, e në të njëjtën kohë edhe me mendjen tuaj. Keni mësuar ta pranoni veten. Jeni posi një mace që gjithnjë bie në këmbë. Ju gjithçka pritni të përgatitur. Ju keni aq shumë aftësi dhe në të njëjtën kohë jepni aq shumë dhe po ashtu merrni shumë.
    Anët e forta - Jeni person karizmatik, keni sens për humor dhe jeni në rrugë të mirë për të arritur kënaqësi të plotë në jetë.
    Pikat e dobëta - Shikimi i balancuar i juaj në jetë nuk është i kuptueshëm për të gjithë, për këtë dhe ndonjëherë keqkupoheni.
    Dashuria - Për ju besimi dhe bota emotive kanë rëndësi të veçantë.
    Synimet - Merreni me ndonjë projekt apo punë humanitare, shoqërore apo grupore, punë e cila do të ketë ndikim të madh në krejt rrethin dhe më gjerë.
    Motoja e juaj jetike - "Ne kemi lindur në këtë botë për ta kuptuat esencën e jetës dhe lirinë tonë personale.

    Burimi: Nastradini

      Ora është Tue Aug 22, 2017 1:38 am