AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    BUZEQESHJA

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    BUZEQESHJA Empty BUZEQESHJA

    Mesazh  AlbSpace Staff Thu Dec 01, 2011 3:18 pm

    FUQIA E NJE BUZEQESHJEJE

    Të buzëqeshësh nuk është diçka e thjeshtë ,është një art i veçantë dhe jo të gjithë e posedojnë këtë talent. Sipas hulumtuesit dhe psikologut H.G Watson buzëqeshja ka një fuqi të parezistueshme. Me një buzëqeshje të kthjellët e të sinqertë sipas tij,ju do të krijoni një përshtypje të mirë dhe do të bëni për vete personat që ju synoni ti përvetësoni. Ajo është çelësi I zemrave dhe I suksesit.

    Watson konstaton se nuk është e lehtë të buzëqeshësh sepse ekzistojnë një numër pambarim buzëqeshjesh,prandaj duhet të kemi kujdes qe buzëqeshja jonë të mos jetë boshe, sterile, fallco, cinike por të jetë e e sinqertë, joshëse, inteligjente, denjuese, një buzëqeshje që lidh, vëllazëron, zbut, që të bënë për vete,që ngjallë tek të tjerët dëshirën për tu afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj,madje edhe kur shkojmë në një mort (rast vdekjeje ) duhet të dimë të buzëqeshim por është fjala për një buzëqeshje prekëse, dashamirëse, ngushëlluese, të ëmbël.

    Një biznesmen i famshëm thoshte: ,,Unë jam një dhelpër plak që do të ishte shumë e vështirë të zihesha në lak por kur pala hynë në studion time me një buzëqeshje, maxhepsem sepse më krijohet përshtypja se diçka e gëzueshme dhe optimiste po përhapet në ajër,, e një mbret anuloi urdhrin për të pushkatuar një grup çifutësh, sepse një nga vajzat që ishin para pushkatimit I buzëqeshi me dhembshuri, ai tha;,,për atë buzëqeshje do t’i liroja të gjithë çifutët e Evropës.

    Një gazetë e njohur amerikane në një anketë të bërë me 147 mijë femra se cilin tip burri preferoni 1. burrin serioz,të matur, të rënd apo 2. të hareshëm,alegro me buzëqeshje në buzë në çdo rrethanë të jetës,93% ishin për tipin e dytë. Kujdes pra,mos u bëni prej atyre që nuk mund t’ia shkulësh një buzëqeshje as me pincat e dentistit por edhe kujdes se jo çdo zbardhje dhëmbësh është buzëqeshje.



    Dale Carnegie, njohës I mire I psikologjisë njerëzore na ka lënë të shkruar këto këshilla që nuk duhet shlyer nga kujtesa:



    -Buzëqeshja asgjë nuk kushton por ka një domethënie të madhe.



    -Ajo I pasuron ata që e pranojnë por nuk I varfëron ata që e japin



    -Është e shkurtër si rrufeja por mbetët në kujtesë përgjithmonë



    -Askush nuk është aq I pasur sa të mos I nevojitet një buzëqeshje dhe askush aq I varfër sa që buzëqeshja të mos e pasuronte



    -Buzëqeshja është pushim për të lodhurit, dritë për shpirtngushtët, diell për të mërziturit dhe terapi për të sëmurët



    -Buzëqeshja fut gëzim brenda pragut të derës e kënaqësi në marrëdhëniet njerëzore. Ajo është formula e miqësisë



    -Është e pamundshme të blihet,të lypet,të huazohet apo të vidhet sepse buron nga zemra



    -Buzëqeshja askujt nuk I nevojitet aq sa pikërisht atyre të cilët asgjë tjetër nuk mund të na dhurojnë si shpërblim.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 9:07 am