Ishte në Londër, përfaqësoi shqiptarët denjësisht dhe u kthye me çmimin “Best catwalk” që jepet nga juria e spektaklit “Miss World”.
Isi Topçiu rrëfen në një bisedë të shkurtër për “Panorama plus” eksperiencën e saj gjatë këtij spektakli, si dhe oferta të shumta të cilat kanë ardhur në adresë të bukuroshes. Për Isin nuk është fillestare kjo punë, pasi ajo më herët ka qenë pjesë e pasarelave në Itali, dhe ka realizuar shumë fotosesione me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha.
“Unë atje kalova shumë mirë dhe mendoj që Shqipëria mori një vlerësim shumë të mirë këtë vit”, – tregon bukuroshja Topçiu, duke thënë më tej se kjo është eksperienca më e bukur që ka përjetuar në botën e artit. “Ka qenë eksperienca më e bukur që kam jetuar deri tani për sa i përket botës së modës apo artit, fitova çmimin “Best catwalk” nga juria e “Miss World” dhe hyra në “Top 20” e pastaj prej aty u zgjodhën “Top 5 modele”, si dhe “Top 10 Best designer dress”.
E pyetur nëse në adresë të saj ka ardhur ndonjë ofertë pune nga ndonjë agjenci e modës, Isi tregon se për momentin është shumë e angazhuar me shkollën, por është duke shqyrtuar oferta të shumta. “Kontakte dhe oferta më kanë ardhur nga Japonia dhe nga Amerka e Jugut, por duhen vlerësuar mirë, sepse për këtë vit jam shumë e angazhuar me shkollën”, përfundoi bukuroshja.