AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    “Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së  Empty “Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së

    Mesazh  AlbSpace Staff Wed Nov 30, 2011 5:46 pm

    Pas protestave të njëpasnjëshme kundër miratimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, përfaqësuesit e shoqërise civile, kanë nënshkruar një kërkesë, për shfuqizimin e dy neneve të këtij ligji përmes referendumit.
    Kjo kërkesë është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vendosë nëse shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre për lejimin ose jo, të importit të mbetjeve.

    “Paraqitëm sot kërkesën tonë zyrtare në mënyrë që populli shqiptar të shprehet nëse është pro apo kundër importit të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë. Shpresojmë që KQZ ta marrë në konsideratë dhe të na japë fletët-tip të plotësimit të firmave të qytetarëve të republikës dhe ne menjëherë do të fillojmë që të marrim 50 mijë firmat që nevojiten për këtë referendum”, deklaron ambientalisti, Lavdosh Farruni.

    Blendi Kajsiu ka sjellë në vëmendje, korrupsionin e mbetjeve mes Italisë dhe Kinës që është denoncuar këto ditë në mediat e huaja, dhe që mund të prekë shumë shpejt edhe Shqipërinë.

    “Kur fenomene të tilla ndodhin mes dy shteteve të largëta, dhe kaq të mëdha sic është Italia dhe Kina, imagjinoni se sa problematike është cështja e importit të mbetjeve për vende të vogla dhe të pambrojtura si Shqipëria. Kjo është një cështje prezente edhe në mediat e huaja dhe një shqetësim edhe për vetë Perëndimin dhe i tillë duhet të jetë edhe për në”, deklaron zoti Kajsiu.

    Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë risjellë në vëmendje vendime të mëparshme të qeverisë të cilat edhe pse janë kontenstuar fort nuk janë shfuqizuar

    “Është hera e dytë që vij në këtë godinë, pasi në kemi kërkuar gjashtë vjet më parë referendumin për parkun energjitik. Koha e provoi që ne kishim të drejtë dhe vendimi i KQZ-së për të mos e lejuar referendumin ishte i gabuar”, deklarojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

    Grupi nismëtar, ka argumentuar të gjitha pikat e këtij ligji, një pjesë e të cilave bie ndesh me Kushtetutën, por edhe me prioritetet e qeverisë për zhvillimin e turizmit.

    Nga ana tjetër Shqipëria është një vend që nuk ka as infrastukturën dhe as kapacitetin njerëzor për monitormin e importit të mbetjeve.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 3:22 am