AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndahet nga jeta Leka Zogu

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Ndahet nga jeta Leka Zogu  Empty Ndahet nga jeta Leka Zogu

    Mesazh  AlbSpace Staff Wed Nov 30, 2011 5:43 pm

    Shuhet Leka Zogu. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare në spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.
    Ndahet nga jeta Leka Zogu  LEKA--ZOGU--MBULIM--16_0001
    Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili pasi doli nga ambientet e neurokirurgjisë, ku ka takuar edhe doktorët që kanë ndjekur gjendjen e të ndjerit Leka Zogu, konfirmoi se shkaku i vdekjes së pretendentetit për fronin mbretëror është arresti kardiak qe ka ndodhur qe ne 25 nentor.

    Duke dhënë detaje mbi vdekjen e Leka Zogut, ministri Vasili sqaroi se gjendja e pretendentit për fronin mbretëror ka qenë e rënduar, por është ndjekur në mënyrë të përkushtuar nga mjekët. Vasili konfirmoi njëkohësisht se në kohën që Leka Zogu ka qenë i shtruar në spital është mbajtur me frymëmarrje artificiale, ndërkohë që mëngjesin e sotëm mbylli sytë. Vasili tha se pak minuta më parë është certifikuar edhe vdekja e Leka Zogut.

    Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 72-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore të tij.

    Kush ishte Leka Zogu


    Leka Zogu u lind me 5 Prill 1939 ne pallatin mbreteror ne Tirane. Ai ishte djali i vetem i mbretit Ahmet Zog dhe mbretereshesh Geraldine. Princi jetoi vetem dy dite ne Shqipëri. Familja mbreterore per shkak te pushtimit te shqiperise nga italia fashiste, u detyrua te largohej.

    Femijerine do ta kalonte ne disa vende europiane deri ne momentin kur familja mbretetore u vendos ne Egjipt, me pas ne Spanje dhe Afriken e Jugut. Fillimisht ai do ta niste edukimin ne nje shkolle angleze, me pas ne Egjipt per te vijuar ne Zvicer.

    Studimet e larta do t'i ndiqte ne degen e ekonomise ne universitetin e Sorbones ne France. Duke ndjekur traditen e familjeve mbreterore Leka Zogu do te ndiqte edhe Akadamene Ushtarake Mbreterore ne Angli Sundhurst. Me 5 Prill 1957 ne hotelin Bristol ai do te kurorezohej mbret nga Asambleja Kombetare ne mergim.

    Ndersa ne vitin 1975 Leka u martua me shtetasen australiane Susan Cullen Eard. Per shume vite pretendenti fronit mbreteror jeton ne Afriken e Jugut. Menjehere pas renies se komunizmit ne Shqiperi Leka Zogu do te prononcohej per median e kohes, duke tentuar per te realizuar ambicjen e tij per t'u bere mbret i shqiptareve.
    Ne vitin 1993 per here te pare ai do te mberrinte ne Shqiperi me nje pasaporte te leshuar nga oborri mbreteror, ku si profesion ne kete pasaporte ishte shenuar “Mbret”, por autoritetet e asaj kohe i kerkuan te largohej. Bashke me zgjedhjet e parakohshme ne qershor te vitit 1997 u mbajt edhe referendumi per formen e regjimit ne Shqiperi, por dy te tretat e votuesve u shprehen kunder rikthimit te monarkise dhe pro republikes.

    Princi Leka kishte pretendime per rezultatin dhe ai u perfshi ne nje perplasje te armatosur te mbeshtetesve te tij me policine, qe kishte ne mbrojtje seline e Komisionit te Zgjedhjeve ne Pallatin e Kongreseve. Leka Zogu do te largohej nga Shqiperia per ne Afriken e Jugut, nderkohe qe nje gjykate ne Tirane do ta denonte ne mungese me tre vjet per perfshirjen ne protesten e armatosur, ku mbeti i vdekur nje prej mbeshtetesve te tij.

    Rikthimi i familjes mbreterore ne Shqiperi do te perseritej ne vitin 2005 nderkohe qe ne vitin 2006 ai do te deklaronte heqjen dore nga aktivitetet politike. Pasuesi i tij si pretendet per fronin mbreteror eshte tashme princi Leka.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 12:36 pm