AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    CEZ: Rritje të çmimit, ose zgjidhje të borxhit ndaj KESH

    AlbSpace Staff
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    CEZ: Rritje të çmimit, ose zgjidhje të borxhit ndaj KESH Empty CEZ: Rritje të çmimit, ose zgjidhje të borxhit ndaj KESH

    Mesazh  AlbSpace Staff Wed Nov 30, 2011 5:38 pm

    Tre kompanitë energjetike në Shqipëri kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012. KESH, CEZ dhe OST kanë bërë zyrtare kërkesat e tyre për rritje të çmimit të furnizmit me energji elektrike për qytetarët, si dhe tarifat përkatëse gjatë një seance dëgjimore organizuar nga ERE. CEZ: Rritje të çmimit, ose zgjidhje të borxhit ndaj KESH CEZ-2-f
    Kompania KESH kerkoi rritjen e çmimit nga 1.48 lekë në 5.05 lekë dhe OST rritje në 0.73 lekë për kË7h nga 0.6 që është aktualisht .

    Ndërsa, kompania CEZ Shpërndarje për të zgjidhur mosmarrëveshjet me instutucionet shtetërore propozoi dy opsione. Opsioni i parë është rritja e çmimit me 4.6 për qind. “Duke parë siuatën aktuale të vështirë energjetike dhe mungesën e energjisë në treg, sin ë Ballkan ashtu edhe në Europë, kemi bërë ç’është e mundur që të mbajmë çmime të ulëta për Shqipërinë. Ne propozojmë dy opsione. Opsioni I parë është që të rriten tarifat e energjisë elektrike me 4.6 për qind”,deklaroi Jozeph Hejsek, Drejtor i Përgjithshëm i CEZ.

    Opsioni i dytë është zgjidhja e borxhve që CEZ i ka KESH-it dhe anasjelltas. Në bazë të këtij propozimi, CEZ kërkon që institucionet debitore ndaj kompanisë të shlyejnë borxhet. Por, nga ana tjetër vetë CEZ rezulton debitore tek KESH që nga dhjetori i vitit 2010, pasi ka marrë energjinë dhe nuk e ka paguar. “Opsioni i dytë është që të mos ketë rritje të tarifave me kusht që të zgjidhet çështja midis CEZ dhe KESH dhe midis CEZ dhe institucioneve shtetërore për borxhin”, shtoi Hejsek. Tashmë, bordi drejtues i ERE-s pas shqyrtimit të kërkesave për rritje të çmimit të energjisë, të marrë vendimin final në fillim të dhjetorit. Nëse Enti Rregullator pranon kërkesat për rritjen e çmimit, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2012.

    Kërkesat për rritjen e çmimit të energjisë:

    KESH: Nga 1.48 lekë të bëhet 5.05 lekë.

    OST: Nga 0.6 lekë të bëhet 0.73 lekë për kwh.

    CEZ: Të rritet me 4.6 %.

      Ora është Fri Mar 29, 2024 9:21 am