Një aksident i rëndë me pasojë vdekje, ka ndodhur në Bulqizë.
Një automjet tip kamion me targa AA 593 AS, ka përplasur për vdekje Bashkim Smallën.
Ky i fundit po udhëtonte me motoçikletë, ndërsa është përplasur nga kamioni që drejtohej nga shtetasi Iridjan Kosiqi, 34 vjeç.
Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.
Ndërsa në Durrës, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Sukthit, ka ndodhur një aksident si pasojë e së cilës, janë përfshirë tre automjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë dërguar për në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk bëhen të ditur emrat e personave të përfshirë në këtë aksident.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe shkaqet e saj.