AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Edhe Elvana ka fryrë buzët?

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Edhe Elvana ka fryrë buzët?

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Sat Nov 26, 2011 9:41 pm

    Jo vetëm personazhet VIP janë infektuar nga mania për të qenë sa më perfektë (përmes kirurgjisë, kur natyra nuk ka dhënë efektin e dëshiruar), por edhe ne të shtypit jemi “çmendur” duke i parë me lupë zmadhuese fotot e tyre, sekuencat nëpër klipe apo qoftë edhe kur i kemi përballë

    Duke parë këtë foto nga klipi më i fundit i këngëtares, “Afër dhe larg”, i realizuar në Santorini, nuk mund të mos na shkonte mendja se ndoshta edhe Elvana është joshur nga teknikat e fryrjes së buzëve, me acid hialunorik apo botoks, që aplikohen rëndom edhe këtu në Tiranë. A jeni edhe ju dakord që në këtë foto buzët e Elvanës janë dukshëm më të plota?! Ndoshta këngëtarja ka marrë qëndrim të importuar gjatë xhirimeve të klipit të saj më të fundit- për t’u dukur më seksi, pasi ajo përherë thotë se në trupin apo fytyrën e saj nuk ka asnjë ndërhyrje. Konstatimi i medieve jo rrallë herë ka qenë i saktë, pasi jo të gjithë personazhet VIP janë aq të çliruar nga komplekset sa të pranojnë haptazi se kanë ndërmarrë të tilla vendime/veprime, edhe pse disa prej tyre duken që prej së largu që nuk janë më sikurse i ka bërë nëna!

      Ora është Sat Jun 24, 2017 3:46 pm