E ka pranuar vetë pas shumë shkrimesh në shtyp, ish-konkurrenti i “Big Brother 1”, Olsi Mingomataj, ndarjen nga e dashura e tij, aktorja Olta Gixhari, pa bërë me dije shkaqet që çuan në këtë vendim.
Dyshja simpatike që u njohën ndërsa merrnin pjesë në spektaklin “Dancing with the stars Albania”, ka mohuar përmes Facebook-ut që t’i ketë propozuar Oltës për martesë (sikurse është thënë në shtyp), me këto fjalë: “Jam i lirë si një zog. Singëll është më mirë dhe mendoj se ka shumë persona të tjerë që mendojnë si unë. Nuk e di as vetë se kur do t’i vijë radha asaj vajze që unë vërtet do t’i propozoj për martesë. Me siguri, kur të ndodhë kjo, nuk do të më marrë më njeri seriozisht”. Kështu ka shkruar ai në profilin personal në Facebook, duke hedhur poshtë pra aludimet se ndarja ka ardhur për shkak se Olta nuk ka pranuar propozimin e tij.