AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Vajza 15 vjeçare bie në dashuri përmes Facebook-ut dhe përfundon në prostitutë

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Vajza 15 vjeçare bie në dashuri përmes Facebook-ut dhe përfundon në prostitutë

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Sat Nov 26, 2011 9:30 pm

    Siç e quajnë mediat gjermane, Mona (15), e cila jetonte me nënën e saj në një fermë kuajsh në një provincë në Gjermani, Schleswig-Holstein, është zhdukur.

    Më parë këtë vit, ajo filloi që shumë kohë të kaloj në internet, Facebook. Në Facebook ajo u takua me pakistanezin (25) me të cilin ra në dashuri.

    Në maj të këtij viti, Mona i tha nënës së saj se po shkon për të vizituar një mik të sajin. Pas kësaj ajo nuk u kthye më në shtëpi. Nëna e vajzës në dhomën e saj e gjeti një listë të çmimeve për shërbime seksuale.

    Ajo (nëna) menjëherë e lajmëroi policinë dhe e raportoi zhdukjen e vajzës.

    Menjëherë u kuptua se pakistanezi i cili kishte luajtur me dashurinë e vajzës e kishte detyruar atë që të merret me prostitucion.

    Policia e gjeti shumë shpejtë faqen e internetit ku vajza ishte duke ofruar shërbime seksuale. Ata e gjetën Monën në Hanover. Më pas ajo u dërgua në një klinikë për trajtim. Megjithatë, vajza u arratis nga klinika – që atëherë ajo trajtohet e zhdukur (që nëntë ditë).

    Policia po vazhdon ta kërkoj vajzën.

      Ora është Tue Jun 27, 2017 6:55 pm