AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Rihanna, një video e rrallë nga jeta e saj familjare

    Share
    avatar
    AlbSpace Staff
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 170
    Join date : 08/06/2009
    Location : Albania

    Rihanna, një video e rrallë nga jeta e saj familjare

    Mesazh  AlbSpace Staff prej Sat Nov 26, 2011 4:52 pm

    Rihannën e shohim gjithmonë me video dhe poza shumë provokative, në disa raste madje të ekzagjeruara. Por, ajo i ka befasuar të gjithë me anë të një video nga jeta e saj familjare, duke treguar se e adhuron familjen e saj.

    Video tregon momente shumë të vogla, por thelbësore të çdo njeriu: familjen. Ajo shfleton një album fotografish mes familjarëve të saj, ndërmjet të cilëve shfaqen edhe vizatimet e para të Rihannës kur ishte e vogël.

    Diskutime mes familjarësh, nga bisedat më të thjeshta me shitësit e dyqaneve dhe deri tek preokupimi i vëllait të saj, i cili me sa duket, rri gjatë në Facebook dhe i kushton kohë shoqërisë më shumë se sa detyrimeve të tjera.

    “Nuk ka asgjë si familja,

    Këta janë njerëzit që të bëjnë ty atë që je,

    Ata të kanë ndihmuar të rritesh,

    Ata janë përgjegjës për gjërat e panumërta që ke mësuar.

    Është kujtimi i personit kush ke qenë,

    Që i bën ata krenar për atë çfarë je sot,

    Kur ata të japin diçka, ta japin nga zemra…

    Nuk ekziston asnjë mënyrë se si mund t’i shpërblesh

    Për atë çfarë kanë bërë për ty,

    Por për ta nuk ka rëndësi shpërblimi material.

    Për ta ka rëndësi fakti që e dinë se

    Dashuria jote për ta nuk do të ndryshojë kurrë”…

    Momente të rralla por të vërteta, të gjitha të komentuara nga reperi i famshëm Jay-Z.

      Ora është Mon Nov 20, 2017 6:53 pm