AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Pasthënia e "Mesharit" të Gjon Buzukut (1555)

    Share
    avatar
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 26
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Pasthënia e "Mesharit" të Gjon Buzukut (1555)

    Mesazh  Angel_Dreams prej Fri Nov 25, 2011 11:54 pm

    U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumë herë se gluha jonëh
    nukë kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh
    botësë sanëh(6), desha me u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë
    pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh(Cool saa hi
    naltë e hi mujtunë(9) e hi përmishëriershim(10) anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em
    gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh
    gjegjunë(11) ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëh enbaroshi(12), Zotynëh tëh ketëh mishërier
    enbii juu, e atah qi u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh.E ju t'ini tëh
    zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë tëh
    dërejtënë e tueh lanë tëh shtrenbënë; e këta(13) ju tueh baam,Zotynë ka me shtuom endër
    juu,se tëh korëtë tajh(14) tëh englatetëh(15) dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë
    enbiellash.

    E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV
    njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit.
    E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih
    qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë
    çuditëm seh në paça fëjyem,këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh
    vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë(18), se fajh të mos banjinë;
    përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy
    anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për
    muoh.


    Shënim :

    "Pasthënia ..." është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit,që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë.
    Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit,Romë,me këtë shënim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
    Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na mëson se kush qe autori i librit dhe kur
    u përkthye e u botue ky libër.



    Sqarime :

    ( 1) Bdek, Benedekt.
    ( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellë në mend.
    ( 3) Të endigloum, që kupton.
    ( 4) Ensëh shkruomit shenjtë, prej shkrimit të shenjtë, prej librave fetarë,
    ( 5) Ensë dashunit, prej dashurisë.
    ( 6) Botësë sanëh, gjindjes, popullit tonë.
    ( 7) Me u fëdigunëh, me u mundue, lodhë.
    ( Cool Tëh mundëh mernëh, të mund të marrin me mend,të marrin vesh.
    ( 9) Hi mujtunë, i fuqishëm.
    (10) Hi përmishëriershim, fort i mëshirueshëm.
    (11) Meh gjegjunë, me gëgjue.
    (12) E atëh nëh enbaroshi, e taë punë në e bëfshi,e në veprofshi kështu.
    (13) Këta, këtë,këtë gjë.
    (14) Tajh, tuaj.
    (15) Tëh englatetëh, të zgjatet.
    (16) Fëjyem, gabuar.
    (17) Tah trajtonjëh, ta ndreqë.Tueh klenëh etj.:kuptohet që kjo është e para vepër që përkthen Buzuku;
    mund të nënkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetër vepër të përkthyer para tij.
    (18) Nukë mund e qëllonjinë etj., nuk mund t'ia qëllonin aq mirë punës sa të mos bënin gabim.


    Copyright '1996 Eshref Januzaj ( januzaj@informatik.tu-muenchen.de ).

      Ora është Mon Dec 11, 2017 12:32 am