AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ekspertët: Duhet ligj për mbrojtjen e kapitalit vendas

    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Ekspertët: Duhet ligj për mbrojtjen e kapitalit vendas  Empty Ekspertët: Duhet ligj për mbrojtjen e kapitalit vendas

    Mesazh  Angel_Dreams Fri Nov 25, 2011 11:13 pm

    Nevojitet një ligj për filialet e kompanive të mëdha që operojnë në Shqipëri për të mos transferuar fitimet e tyre jashtë
    Ekspertët: Duhet ligj për mbrojtjen e kapitalit vendas  Zef-Preci-Omer-Stringa
    Dekani i fakultetit të Ekonomisë, Omer Stringa, tha për RTV SCAN se, Qeveria duhet të garantojë moslargimin e fitimit të këtyre kompanive. Sipas Stringës, efektet e krizës që po kalojnë këto vende do të ndihen edhe në vendin tonë duke ngadalësuar ritmin e rritjes ekonomike.

    Për një përballim më të mirë të efekteve negative, Stringa thotë se, është e nevojshme që Qeveria gjatë viti 2012 të ulë shpenzimet dhe të transferojë investimet nga publike në private.

    Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, thotë gjithashtu se, për të përballuar situatën e krizës nevojitet një mirëmenaxhim i financave publike, mbajtja e klimës më të mirë për biznesin dhe zgjerim i politikave sociale qeveritare, për të mbështetur shtresat e varfëra.

    Preçi propozon përshkallëzimin e tatimit mbi fitimin për të gjitha ato kompani që kanë normë fitimi mbi 20%, në këtë mënyrë do të rikuperoheshin të ardhurat nga rënia e remitancave. Por, një politikë e taksës përshkallëzuese bie ndesh me politikat qeveritare, që kanë krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për biznesin dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

      Ora është Fri Mar 29, 2024 1:45 am