Ekonomia shqiptare nuk ka pasur rritje të dukshme nga niveli i tremujorit të parë
Gjatë prezantimit të Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë vlerësoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur ritme rritjeje të ngjashme me nivelin 3.4% të matur nga Instituti i Statistikave për tremujorin e parë. Sipas kalendarit të vet të publikimeve, Instat duhet të kishte publikuar të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë.
Por ndërkohë që Instat vazhdon të mos ju përgjigjet me korrektësi detyrimeve të veta, institucionet e tjera detyrohen të bëjnë projeksione bazuar mbi vlerësime të tërthorta. Sipas Bankës së Shqipërisë, duke u nisur nga treguesit e ecurisë së konsumit, investimeve, apo nga treguesit e besimit nuk vërehen përmirësime të ritmeve të rritjes ekonomike. Ekonomia vazhdon të jetë e prirur drejt kursimit, konsumi i brendshëm po jep kontribut të ulët në rritjen ekonomike, investimet private po shënojnë përmirësime tepër të vogla, ndërsa investimet publike në tremujorin e tretë rezutojnë madje në rënie krahasuar me një vit më parë.
Banka e Shqipërisë paralajmëron se ngadalësimi i ekonomisë në vendet partnere pritet të ndikojë ngativisht performancën e ekonomisë shqiptare, nëpërmjet uljes së kërkesës për eksporte dhe rënies së remitancave. Kjo tablo ekonomike do të sjellë presione të dobëta mbi çmimet e konsumit dhe ekspertët e Bankës Qendrore parashikojnë që inflacioni gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një prirje rënëse. Megjithatë, parashikimet për inflacionin janë pjesërisht të kushtëzuara nga ecuria e çmimeve të administruara, si për shembull ato të energjisë elektrike apo të ujit të pijshëm. Banka e Shqipërisë ka llogaritur se çmimet e administruara ndikojnë me mesatarisht 0.7 pikë përqindjeje normën e inflacionit. Nëse Entet Rregullatore vendosin rritje të çmimit të energjisë dhe ujit, projeksionet për rënie të inflacionit do të preken ndjeshëm.