AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

Join the forum, it's quick and easy

AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

AlbSpace

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bogdani provon punen e DJ ne pubet e Tiranes

    Angel_Dreams
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 33
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Bogdani provon punen e DJ ne pubet e Tiranes  Empty Bogdani provon punen e DJ ne pubet e Tiranes

    Mesazh  Angel_Dreams Fri Nov 25, 2011 10:49 pm

    Futbollisti karizmatik nga Tirana, Erjon Bogdani, ka dëshmuar një pasion tjetër të veçantë, që është ai për muzikën.
    Bogdani provon punen e DJ ne pubet e Tiranes  Bogdani3
    Për një moment ai ka vendosur t’i marrë kufjet e dj-it të “Matis Feel good” fundjavën e kaluar, dhe të luajë për një moment muzikë për të pranishmit e orëve të vona në këtë club. Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, Erjon Bogdani, kohët e fundit është parë të jetë i pranishëm më shumë në Tiranë, për shkak edhe të angazhimeve të tij sportive. Tashmë babai i fëmijës së tij të parë me emrin Aleksandër, po jeton martesën në Itali me juristen italiane, Rossella. Pas ceremonisë madhështore të dasmës, më 23 qershor erdhi në jetë djali i tyre, një lajm që e përcollën shumë site sportive italiane. Mediat e kanë komentuar lindjen e fëmijës si një lajm të mirë për futbollistin e Kombëtares shqiptare dhe ish-modelen nga Salernitana. Djalin e tyre e kanë quajtur Aleksandër ashtu si Bogu (emri i shkurtuar i futbollistit), kishte pohuar kohë më parë, ndërkohë që çifti ishte në pritje të skuadrës dhe qytetit ku do të transferoheshin pasi Bogdani mbylli aventurën me Çezenën. Ardhja në jetë e djalit duket se ka ndikuar dhe në karrierën sportive të futbollistit të njohur. Vitin e kaluar, Erjon Bogdani bëri të ditur tërheqjen nga ekipi kombëtar për ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë. Shkak për këtë ishte bërë ngarkesa e madhe që sulmuesi kuqezi kishte në Serinë A, me Çezenën.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 5:22 am