AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Elvana Gjata: Pse zgjodha “gjakun tim”

    Share
    avatar
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 26
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Elvana Gjata: Pse zgjodha “gjakun tim”

    Mesazh  Angel_Dreams prej Fri Nov 25, 2011 10:46 pm

    Sapo ka përfunduar një projekt gjigant, ndërkohë që aktualisht duhet të jetë në Kanada, sepse nesër do të japë koncertin e parë për shqiptarët atje.

    Është e lumtur për suksesin që po korr dita-ditës, megjithatë këmbët i ka gjithmonë në tokë. “Puna është ajo që të çon gjithmonë përpara”, thotë këngëtarja shumë e suksesshme Elvana Gjata në këtë intervistë dhënë për “Bluetooth”. Mes rreshtave që do të pasojnë bukuroshja jonë rrëfen shumë detaje nga jeta që po bën aktualisht. Ajo hedh poshtë çdo thashethem mbi jetën private, madje pohon se vazhdon të jetojë në shtëpinë e prindërve. Po nga e mori spunton Elvana për ta realizuar këtë këngë të re? Albumi i ri, bashkëpunimi i ngushtë me Florin, suksesi në “Top Fest” dhe arsyeja pse nuk morri pjesë në “Kënga Magjike”, marrëdhëniet me kolegët dhe…shumë surpriza.
    Elvana, me çfarë po merreni aktualisht?
    Kam një periudhë goxha të ngarkuar. Jam duke punuar me projektet e reja dhe paralel duke bërë koncerte jashtë Shqipërisë. Pjesën më të madhe të ditës e kaloj në studio.
    Kemi mësuar që shumë shpejt do të publikoni një klip të ri. Mund të na zbuloni diçka më shumë?
    Po. Sapo kanë mbaruar xhirimet e këngës “Gjaku im”, të cilat janë bërë këtu në Tiranë. Stafi që mori pjesë ka qenë më i madhi nga klipet e tjera, sepse përveç personazheve të shumtë donim që t’i jepnim përmasa më të mëdha këtij videoklipi. Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme me “Afër dhe Larg” dhe “Me TY”, zgjedhja jonë ishte sërish produksioni “Pro video”. Për veshjen time është kujdesur Ardi Asllani, ndërsa si make-up ka qenë artisti Artur Muça. Kam mbetur shumë e kënaqur nga gatishmëria dhe mbështetja e gjithë stafit realizues.
    Një këngë me një tekst shumë aktual, siç rrallë herë ndodh. Përse kjo zgjedhje?
    Kjo, sepse duke iu referuar lajmeve, kronikave të zeza, apo tragjedive që po ndodhin gjithmonë e më shumë në familjet shqiptare, erdhi shumë natyrshëm një thirrje e brendshme për reflektim ndaj të gjithë Shqiptarëve me forcën e muzikës dhe fjalës. Ta duam më shumë njëri-tjetrin, sepse kemi një gjak! Kështu lindi edhe “Gjaku im”.
    Është ky një dedikim personal apo një zgjedhje e autorit?
    Këtë dedikim personal nuk mund ta kishte realizuar askush tjetër më mirë se autorja e tekstit, Dalina Buzi.
    Kënga në fjalë ka qenë pjesë e albumit tuaj të ri?
    Po. Është pjesë e albumit të dytë “Afër dhe Larg”.
    Qëndrojmë pak tek albumi. Sa vite punë u janë dashur për ta realizuar atë?
    Për albumin u deshën rreth tre vjet punë dhe përkushtim. Jam e lumtur që e gjitha kjo është shpërblyer, sepse albumi është pritur shumë mirë. Falenderime për ata që duan muzikën time.
    Cili ka qenë impakti që keni marrë?
    Kjo më dha forcë dhe frymëzim për të punuar dhe më shumë.
    Të gjitha këngët janë krijime të Florit?
    Po.
    Keni menduar ndonjë herë të ndryshoni “dorë” të themi?
    Kreativiteti i Florit është gjithmonë në evoluim dhe kjo bën që unë të kem këngë të larmishme në repertorin tim. Jam mëse e kënaqur.
    Koveri i albumit juaj bashkë me atë të albumit të Florit krijojnë një fytyrë. Jeni ju të dy një trup, një shpirt, një mendje?
    Jemi një skuadër e suksesshme.
    A është e dashuruar aktualisht Elvana?
    Kam shumë dashuri për të dhënë.
    Ndërkohë, po përflitet sikur ju keni nisur bashkëjetesën me një djalë nga Tirana…Po kjo sa e vërtetë është? Ku po jetoni tani?
    Nuk ka asgjë të vërtet pasi unë vazhdoj ende me prindërit e mi.
    Arsyen e ndarjes me Rogertin asnjëherë s’e mësuam tamam.. Do të na e zbuloni sot?
    Për jetën time private do të jem gjithmonë e rezervuar. Nuk ka asgjë të veçantë. Si çdo individ në një lidhje që e ka një fillim dhe një fund.
    I rikthehemi muzikës, më konkretisht koncerteve. Këtë vit keni qenë pa frikë, këngëtarja më e angazhuar dhe më e paguar. Si erdhi ky rikthim kaq i fuqishëm i Elvanës? Më parë duhet thënë se shumë pak merrnit pjesë në to.
    Nuk është asgjë tjetër, përveçse fryt i punës së madhe që është bërë. Ndihem gjithmonë e më shumë e rritur profesionalisht edhe pse njëkohësisht ndjej që kam shumë punë për të bërë.
    Përveçse një vit tepër i suksesshëm me klipe dhe albumin e ri, njëkohësisht, fituat për herë të parë “Top-Fest”-in. Çfarë do të thotë për ju ai çmim?
    Përgjegjësi dhe vlerësim. Ky çmim erdhi pikërisht në momentin e duhur në jetën time artistike.
    “Top-Fest” i vuri vulën? Kjo ishte arsyeja që nuk morët pjesë në “Kënga Magjike”?
    Pas “Top Fest”, unë u mora me përfundimin e albumit dhe me projektet që e pasuan atë.
    Pra s’është e vërtetë që nuk do të merrni më pjesë në këtë kompeticion?
    Nuk kam arsye pse të mos marr pjesë në “Kënga Magjike”, përkundrazi kam dalë gjithmonë shumë e kënaqur dhe ruaj kujtime shumë të veçanta nga ky festival. Thjesht dua të bëj një pauzë, duke i dhënë kohë vetes për të punuar më shumë.
    Si funksionon kur një këngëtar është i menaxhuar?
    Është një nga gjërat më të rëndësishme për një artist profesionist dhe në rastin tim gjithçka është bërë më e lehtë, pasi me produksionet muzikore merret Flori dhe “Manager tour” është Andy Gramm. Ndihem me fat që kam kujdesin e tyre maksimal.
    Ka pasur ndonjë rast, kur nuk e keni pranuar një këngë nga Flori, sepse nuk ju ka pëlqyer?
    Ka pasur këngë që e kemi parë të dy të arsyeshme që mos ta këndoj. Kjo ka qenë për arsye të ndryshme.
    I dëgjoni gjithmonë e para këngët e reja që kompozon Flori?
    Këngët e mia, po. Ndërsa krijimet e tij të tjera, disa ndodh që po dhe disa të tjera, jo.
    Si ia keni dalë ta menaxhoni famën dhe suksesin?
    Me përulësi, modesti dhe thjeshtësi.
    Keni një çelës për suksesin tuaj?
    Vetëm punën!
    Ju kemi parë si imazh të një banke. Është e vërtet që për këtë reklamë, jeni paguar me një shumë “marramendëse”? Na e zbuloni dot sa u paguat?
    Nuk më duket etike të them të drejtën të tregoj shumën. Di të them që imazhi është vlerësuar maksimalisht, në të gjitha aspektet.
    Së fundmi të flasim pak për marrëdhëniet me kolegët Elvana. Si i ke?
    Qetë. I respektoj, por nuk para shoqërohem me të gjithë. Kam disa kohë që shoqërohem me Besa Kokdhimën. E vlerësoj shoqërinë e saj.
    Ka ndonjë që s’e duron dot, ose ndonjë që s’ju duron dot ju?
    Nuk e di të ketë diçka konkrete. Megjithatë asgjë nuk është çudi.
    Me Soni Malaj ke qenë dikur shumë mike. Sot i ruan lidhjet me të?
    Po. Vazhdoj t’i ruaj edhe pse tashmë ajo jeton jashtë Shqipërisë.
    Burimi: BalkanWeb

      Ora është Tue Aug 22, 2017 3:32 am