AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Vëzhgimi/ Sheshi “Skënderbej”, si është lehtësuar trafiku

    Share
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 173
    Join date : 02/06/2009
    Age : 26
    Location : Berat, Albania

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Vëzhgimi/ Sheshi “Skënderbej”, si është lehtësuar trafiku

    Mesazh  Admin prej Fri Nov 25, 2011 10:17 pm

    Katër ditët e para kanë reflektuar lehtësimin në trafikun e qendrës së kryeqytetit pas hapjes së Sheshit “Skënderbej” për kalimin e mjeteve dhe këmbësorje.


    Në një sondazh të kryer rreth orës 7:30 të paradites për të shkuar nga kryqëzimi i rrugës së Kinostudios me rrugën e Porcelanit, për në rrugën e Kavajas, aty ku ka qenë kinema “Millennium 1”, me një lëvizje normale me automjet u përshkrua për 16 minuta.

    Prej katër ditësh, sheshi “Skënderbej” është i kalueshëm nga automjetet dhe këmbësorët.

    Vendimi ka bërë që drejtuesit e automjeteve të shmangin devijimet që përveçse u kushtonte kohë dhe nerva, ngarkonte artificialisht me trafik edhe rrugët qark sheshit dhe sidomos Unazën e mesme të Tiranës.

    Ora 7:30 u zgjodh si një prej momenteve kur trafiku rezulton të jetë i ngarkuar nga lëvizjet e qytetarëve për të shkuar në vendet e punës, apo për të dërguar fëmijët në shkolla apo kopshte.

    Situata mund të përmirësohet ende nëse ndërhyrjet në trafik, apo orientimet e shërbimeve të policisë rrugore gjejnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe respektimin e sinjalistikave prej tyre.

    Ndonëse rindërtimi i rrugëve për kalimin e automjeteve në sheshin “Skënderbej” është shoqëruar me sinjalistikën përkatëse për drejtimet e kalimit, këto shpesh nuk respektohen nga drejtuesit, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve

    Shefi i shërbimeve të trafikut në policinë rrugore të Tiranës shprehet edhe për lehtësirat që ka krijuar për segmentet e tjera tradicionalisht të ngarkuara me trafik automjetesh, hapja e sheshit “Skënderbej”.

    Për lehtësimin e trafikut në rrugët më të ngarkuara shërbimet e policisë rrugore dhe patrullat e përgjithshme kryejnë ndërhyrje të shpeshta për ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë dyshe duke bllokuar korsitë e lëvizjes.

      Ora është Wed Jun 28, 2017 2:02 pm