AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Pollo: Buxheti 2012 parashikon një sërë investimesh në teknologji

    Share
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 173
    Join date : 02/06/2009
    Age : 26
    Location : Berat, Albania

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Pollo: Buxheti 2012 parashikon një sërë investimesh në teknologji

    Mesazh  Admin prej Fri Nov 25, 2011 10:07 pm

    Ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo u shpreh sot se pr/buxheti për vitin 2012 parashikon një sërë investimesh përsa i takon fushës së teknologjisë.

    “Fusha e teknologjisë është një motor për të zhvilluar ekonominë dhe për zhvillimin social të vendit”, tha Pollo.

    Sipas tij, “në Shqipëri kemi një hop cilësor me shkallën e penetrimit të internetit që sot është mbi 50 %, duke krijuar kushtet e konkurrencës”. “Sot shkollat kanë internet dhe Posta Shqiptare prej një viti në të gjithë zyrat e saj ofron internet falas”, kujtoi Pollo.

    “Në buxhet janë investuar 6 milion dollarë për të ndërtuar databazën e madhe shtetërore, për të lidhur institucionet me fibra optike”, tha Pollo.

    Sipas tij “falë këtij pr/buxheti do të mundësohet që gjithkush që do të regjistrojë një biznes, apo të marrë një dokument mund ta bëjë me anë të kartës së identitetit”. Në përfundim, Pollo ftoi deputetët e opozitës që ta votojnë pr/buxhetin 2012.

      Ora është Tue Oct 17, 2017 1:29 pm