AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Bode: Do të paguajmë më shumë për KESH-in

    Share
    avatar
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 26
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Bode: Do të paguajmë më shumë për KESH-in

    Mesazh  Angel_Dreams prej Fri Nov 25, 2011 3:47 pm

    Ministri i Financave Ridvan Bode në emisionin "Top Story" tha, se qeveria do i kërkojë autorizimin kuvendit për të rritur borxhin publik përtej kufirit 60 përqind, për shkak të krizës energjetike.

    Sokol Balla: Shqiperia eshte vendi i ekstremeve, patem dy dimra me permbytje dhe na u permbush kaskada e Drinit aq sa u derdh dhe tani duket qe kjo kaskade per shkak te thatesires kryesisht, po bie ne nivele te tilla qe po ndizen alarmet, cka mund te sjelle nevojen per te blere energji. Ku do t'i gjeje KESH-i keto para?

    Bode: Jemi ne kushtet e importimit dhe importojme sot...

    Balla: I keni parate?

    Bode:...dyfishin-trefishin e asaj qe importohej ne vitin 2007, qe ishte viti i krizes.

    Pyetjes nëse ka ndonje lloj risku buxheti per t'u perkeqesuar, Bode iu përgjigj: "Thashe qe jo vetem jane risqe, por jane risqe te shtuara".

    Por sa shpejt mund te shfaqet ky risk?

    "Jemi duke e perjetuar. Jemi duke blere energji", thotë Bode. Ndërsa pyetjes nëse ka fond në buxhet shteti per te blere energji, Bode iu përgjigj: "Shteti duhet te garantoje kredine per Korporaten Energjitike, cka do te thote qe ai borxhi 60% nuk mund te jete tabu".

    Gazetaret: Do rishikohet. Do te rritet.

    Bode: Ai eshte i perkohshem.

    Por kriza energjetike nuk është kërcënimi i vetëm i ekonomisë dhe buxhetit. Ajo që po ndodh në Eurozonë është edhe një burim rreziku edhe më i madh.

    "Sistemi yne bankar eshte nje sistem i fuqishem, likuid, qe ka siguri te plota per depozituesin, por gjithnje e me shume po ofron me pak mundesi per zhvillimin e ekonomise. Sistemi bankar gjithnje e me shume ka ulur kontributin ne rritjen e ekonomise ne dy vitet e fundit. Dhe ky eshte risku i shtuar qe ne llogarisim per vitin 2012. Risku i shtuar do te thote nje renie e metejshme e kreditimit te sistemit bankar, qe vjen nga se? Nga fakti qe bankat tona jane bankat te huaja, me kapital te huaj. Dhe ne te njejten forme qe ka luajtur pozitivisht per kohen kur jane krijuar keto banka, kur jane blere keto kapitale kane ardhur kapitalet e huaja per te nxitur zhvillimin, ne te njeten menyre ato luajne sot duke frenuar zhvillimin e ekonomise", tha Bode.

    Zoti Bode tha se vitin e ardhshëm qeveria nuk do të rrisë taksat mbi biznesin apo individët, por pranoi se një pjesë e rrugëve të mëdha, që janë ndërtuar, shpejt do të bëhen me pagesë për qytetarët.

      Ora është Wed Jun 28, 2017 2:10 pm