AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Renidona Zeneli në “Top Model of the World”

    Share
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 173
    Join date : 02/06/2009
    Age : 26
    Location : Berat, Albania

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Renidona Zeneli në “Top Model of the World”

    Mesazh  Admin prej Wed Nov 23, 2011 9:23 pm

    Nga “Miss Albania” tek spektakli dhe kurora “Queen of Albania”. Përfaqësimi i Shqipërisë në Nju Jork dhe telashet e një viti më parë me organzatorët e garës së bukurisë. Renidona Zeneli në vigjilje të përfaqësimit të radhës në “Top Model of the World”.

    Kësaj here gjasat janë që udhëtimi drejt Nju Jorkut të shkojë pa andralla. Nuk diskutohen më hesape të lëna hapur parash, kërcënime me thika e telefonata dhe as denoncime në polici. Të shkuara të harruara.
    Renidona Zeneli ka fituar mjaftueshëm eksperiencë në përfaqësimin e fundit shqiptar, sa t’i marrë masat kësaj radhe për të mos e gjetur veten të përfshirë në një vorbull marramendëse fjalësh dhe ngjarjesh, po aq sa edhe tituj gazetash dhe intervistash mediatike.
    Nëse në krye të një viti më parë, vajza e dalë nga një spektakël bukurie nuk arriti t’i gëzohej titullit “Queen of Elegance” që solli nga Berlini, këtë fundvit është betuar t’ja shijojë deri në fund shijen e mirë një tjetër kurore – Top Model of the World Albania – po aq sa edhe asaj që vjen më pas: pjesëmarrjes në garën ndërkombëtare të modeleve, e cila do të mbahet në vigjilje të Krishtlindjeve përtej Atlantikut.
    Është 24 vjeçe; 176 centimetër e gjatë; përmasat 90-60-90. Flokët pis të zinj të krehur me kujdes dhe një makiazh i lehtë nxjerrin në pah dy sy të shndritshëm dhe hundën e lakuar bukur mbi buzët e shkëlqyera me të kuq të ndezur.
    Sandalet e larta dhe fustani i shkurtër ngjitur pas trupit i vijnë fort për shtat ambjentit të stolisur me shije në katin e dytë të një pallati, fare afër zonës së ish-Bllokut. E rrethuar nga një grup vajzash, punët e të cilave janë të ndara qysh në hyrje të qendrës estetike, Renidona Zeneli pret dhe përcjell klientët e orës së pasdites pa e ndarë buzëqeshjen nga fytyra, por edhe pa e humbur fillin e rrëfimit.
    “Modelimi është vetëm një pasion tashmë. Këto vitet e fundit më kanë mësuar ta ndaj pasionin nga profesioni dhe puna. Baza ime është këtu”, thotë për qendrën “Kredo”, ku sqaron se i ofron klienteve të veta shërbime që fillojnë nga manikyri dhe estetika deri tek sigurimi i linjave elegante të trupit.
    Si shembull, sidomos për këto të fundit, ka përdorur imazhin e vet në një set të tërë fotografik me të cilin ndeshesh sapo vë këmbën në sheshin mbi të cilin ngrihet pallati i ndërtuar qysh para ’90-ës. Ka diçka më shumë se një vit që ka shënuar inagurimin e asaj që e ka edhe pikë takimi me miqtë, edhe punë dhe siç e dëshmon dera që hapet e mbyllet orë e çast, por dhe buzëqeshja e pandarë e Donës – siç i flasin të gjithë – gjërat shkojnë për bukuri.
    Thënë ndryshe, ia ka vlejtur ajo pak shkëputje nga modelingu dhe sfilatat e fundit, prej të cilave është bërë e njohur në Tiranë e Kosovë. Deri kur vuri punët për vijë, aq sa, në mungesë të saj, mund t’ia besonte së motrës, angazhimi i vetëm ishte “Kredo”.
    Tani ka vendosur të rikthehet dhe fati e ka dashur të jetë në kohën dhe vendin e duhur. Jo shumë muaj të shkuar agjensia e modeleve “AS”, ka blerë licensën e organizimit të “Top Model of the World Albania” (si të ngjashmit e vet, me këtë emër njihen dy në botë.
    Liçenca shqiptare ka lidhje me Top Model of the World, e themeluar nga agjencia Sargin Model, me qendër në Gjermani 15 vjet më parë) dhe pas përzgjedhjes së fundit, kandidatja që ka marrë shumicën e votave si më e mira ndër modelet shqiptare ka qenë Dona.
    Këtë fundvit do të përfaqësojë Shqipërinë në Nju Jork dhe lajmi jo aq i bujshëm sa shumë të ngjashëm të tij, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm sepse, pas tërheqjes së Fadil Berishës nga “Super Model of the World Albania”, në Tiranë u transferua një tjetër garë e njohur modelesh, por edhe sepse në këtë “lojë” janë dy emra jo aq të panjohur: ai i Renidonës dhe organizatores së “Top Model Of the World Albania”, Aurela Hoxhës. Nga spektakli i kësaj të fundit, Renidona është shpallur “Queen of Albania” dhe më pas përfaqësoi Shqipërinë në “Queen of the World”. Dhe prej këtij të fundit ndodhën ato historitë me kërcënime dhe denoncime, për të cilat njëra prej protagonisteve thotë se “është kapitull i mbyllur”.
    Ngjarja për të cilën është shkruar dhe folur gjerë e gjatë, ka ndodhur si sot një vit të shkuar. “Miss Queen of Albania” u përzgjodh pas një seleksionimi ndër 30 vajza bukuroshe, dhe më e bukura ndër to do të ishte mbajtur mend vetëm si e para që iu gëzua një kurore të tillë sikur pak muaj më pas ngjarjet nuk do të rridhnin si në një film thriller.
    Renidona Zeneli u kthye nga Gjermania, ku përfaqësoi Shqipërinë në spektaklin mëmë, “Queen of the World”, me titullin e vajzës më elegante të botës dhe në intervistat e para, në vend të çmimit, fliste për një seri kërcënimesh nga organizatorët shqiptarë të spektaklit, të cilit i kërkonin para për kurorën që kishte fituar. Një vit më pas duket se përplasjet janë fashitur. Renidona dhe Aurela i janë rikthyer bashkëpunimit, “si vajza të rritura që i kanë kapërcyer edhe keqkuptimet, por edhe inatet e pjella nga ajo histori”.
    “Tani është radha e një tjetër gare ndërkombëtare dhe jam e përqëndruar vetëm aty. Top Model of the World është një event i rëndësishëm prej nga kanë dalë emra të njohur të botës së modes, për të mos folur për mundësitë që kjo garë mund të ofrojë. Është detyra ime të përfaqësoj Shqipërinë ashtu siç duhet”, thotë Renidona. Për më tepër që një rast të tillë, deri pak vite të shkuara, as që do ta kishte ëndërruar. E ka nisur me spektaklet e bukurisë kur nuk i kishte më shumë se 16 vjeçe.
    Falë një seleksionimi të rreptë të Vera Grabockës, për së pari, në vitin 2004, bukuroshja pat njohur transformimin që mund të të shkaktojë një spektakël i tillë si ai i “Miss Albania-s”, por edhe ethet e një gare ku më shumë se 30 vajza rivalizojnë për kurorën e më të bukurës shqiptare. Atëherë arriti të hynte tek dhjetë më të mirat, por pa shkuar dot deri tek kurora. “Megjithatë ka qenë një ngjarje e rëndësishme në jetën time pjesëmarrja në “Miss Albania”, kujton sot.
    Sepse tre vite më pas pat guxuar t’i hynte një tjetër gare, kësaj radhe jo më për një titull miss, por për modeling. Në vitin 2007 agjencia “Elite Model” organizoi në Tiranë një konkurs modelesh, më e mira e të cilit destinacion të fundit do të kishte Parisin. Ndër 120, hyri në 14 konkurentet më të forta, por sërish pa i shkuar garës deri në çastin final.
    Prej aty u krijuan kontaktet e para, kontratat e para të punës, ofertat për të marrë pjesë në sfilata stilistësh, shqiptarë dhe jo vetëm. Nga ajo provë u lidhën edhe kontaktet me fotografë të njohur të kësaj fushe, të cilët e tunduan ta merrte më seriozisht, jo vetëm modën, por edhe eventet e rëndësishme që shënoheshin në emër të saj.
    “Ndërkaq modelingu ishte bërë pjesë e jetës time”, thotë Renidona. “Sfilatat e çdo lloji që organizoheshin në Tiranë ishin angazhim normal për mua.
    Ishte një pasion i shndërruar në punë, e cila sigurisht që më falte shumë kënaqësi”. Por ende jo një punë nga ato që të siguron fitime me të cilat mund të jetosh i qetë dhe të ndiqje pa e vrarë mendjen për shpenzimet edhe studimet e larta si Renidona, e cila pat zgjedhur degën Italisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. “Në vitin 2008 vendosa ta provoja sërish.
    Ishte koha e organizimit të “Supermodel of the World Albania”, event i fotografit Fadil Berisha dhe meqë tanimë unë isha pjesë e botës së modës vendosa të merrja pjesë”. Iu afrua akoma më shumë çmimit të madh, deri në pesë vajzat më të mira, të cilat në momentet e fundit të spektaklit të drejtuar nga Arbana Osmani prisnin me ankth emrin që do të ndiqte pas fotografin deri në Shtetet e Bashkuara: e zgjedhura e atij viti ishte 15 vjeçarja Dorela Hysa.
    Nuk jam ndjerë ndonjëherë e zhgënjyer nga pjesëmarrjet e mia në këto gara”, thotë Renidona. “Secila prej tyre ka qenë një eksperiencë që më ka mësuar diçka të re dhe mbi të gjitha, një pjesëmarrje që ka shënuar një kapitull të ri në karrierën time si modele. Qysh nga pjesëmarrja e parë në “Elite Model” kam pasur vetëm oferta të mira pune.
    Tanimë nuk i mbaj mend se në sa sfilata kam marrë pjesë. Nuk di të them nëse më kanë pritur më mirë në Tiranë apo në Prishtinë. Ajo që di me siguri është që unë isha një nga ato modele me fat që nuk mjaftoheshin vetëm me pjesëmarrje të rastësishme nëpër eventet kryesore të modës. Modelingu u kthye në një profesion mirëfilli prej të cilit fitoja dhe në të njëjtën kohë projektoja konkurimin në garën e radhës”.
    U kënaq me kaq deri në fundin e 2009-ës, kur dëgjoi për një tjetër konkurs bukurie, organizator i së cilës ishte një agjenci modelesh, “AS”.
    “Queen of the World është një garë e njohur në botë, e cila zhvillohet në Gjermani dhe besoj se është i rëndësishëm fakti që Shqipëria ka spektaklin e vet prej nga nxjerr pjesëmarrësen e çdo viti”. Megjithatë Renidona do të mbahet mend si e para që ka vënë mbi kokë kurorën e mbretëreshës shqiptare dhe po aq si përfaqësuesja jonë që mori një kurorë, “Queen of Elegance”. “Pavarësisht çfarë ndodhi më pas, eksperienca në Gjermani ka qenë e jashtëzakonshme. Një spektakël gjigand ku edhe detaji më i vogël ishte i menduar më së miri”.
    Diçka të tillë pret edhe në eventin e radhës, edhe pse që nga viti 2007 kur konkuroi për herë të parë në një të tillë e deri më sot, ka mësuar se modelingu i ka të kufizuara mundësitë dhe përfitimet që vijnë prej tij. Sidomos për një modele që jeton në Tiranë. Prandaj dhe Renidona i ka dhënë drejtim tjetër karrierës: ka hapur qendrën e saj estetike dhe po investon me imazh dhe ide të reja që të qëndrojë sa më gjatë në këtë treg të ri.
    Prej të parit (modelimit) ka fituar famën dhe disa sekrete që e ndihmojnë të ruajë një formë të mirë fizike, besnike a atyre përmasave ideale me të cilat krenohet qysh ditën kur shkeli në pasarelën e parë. Prej të dytit (biznesit) i ka siguruar vetes mundësitë financiare për të bërë jetën komode që modelingu nuk do të mund t’ia jepte kurrë.
    Ka menduar edhe për të tjerat ndërkohë: mikun e saj të zemrës me të cilin ndan jetën. Një histori dashurie e nisur tre vjet më parë është shndërruar në një impenjim serioz, ende jo i kurorëzuar zyrtarisht, por aq i rëndësishëm sa mund ta shndërrojë bukuroshen që i jep drejtim punëve së një shpure të tërë punonjësish, në një vajzë me drojë që i skuqen faqet ndërsa fillon e flet për shpirtin e saj binjak. I fejuari i Renidonës nuk është personazh publik, ndaj dhe ajo preferon ta mbajë larg syrit dhe kureshtjes së aparateve.
    Mjafton fakti që mbrëmjen e çdo dite, ndërsa i jep fund pritje-përcjelljes së klientëve, rend për në shtëpi ku e pret njeriu i saj i jetës. I cili ndërkohë është mësuar me famën e saj dhe ka zgjedhur ta ndjekë, jo vetëm nëpër sfilatat e kryeqytetit, por edhe në konkurset ndërkombëtare ku ajo merr pjesë. Siç do të jetë ky i Nju Jorkut, për të cilin Renidona ka nisur qysh tani përgatitjet./revistaklan/

      Ora është Mon Oct 23, 2017 9:52 am