AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Lac, ekzekutohet me armë një shtetas

    Share
    avatar
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 26
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Lac, ekzekutohet me armë një shtetas

    Mesazh  Angel_Dreams prej Wed Nov 23, 2011 6:44 pm


    Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri pasditen e së mërkurës në qytetin e Lacit.
    Autoritetet policore lokale njoftojnë se shtetasi Kastriot Brozi është qëlluar në momentin kur ka zbritur nga autobusi i linjës Lac-Gallat.

    Burimet shprehen se për momentin nuk dihet identiteti i autorit të vrasjes dhe motivet e krimit, ndërkohë që viktima nuk njihej si person problematik.

    Dy ditë më parë një person u vra në mënyrë të ngjashme në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit.

    Ndërsa autori i dyshuar i këtij krimi ishte shtetasi Andrea Berberi, që u ndalua nga uniformat blu.

    Vrasja kishte në sfond hakmarrjen, pasi mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt prej disa muajsh.

    Po në Durrës, më herët gjatë muajit, një tjetër vrasje e paramenduar me armë zjarri tronditi qytetin bregdetar.

    Krimi ndodhi në afërsi të godinës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, në rrugën “Skënderbeg”, pas mesditës së 12 nëntorit.

    Viktima ishte shtetasi Gentian Zguri, rreth 35 vjec nga Tirana. Nga dëshmitë e para rezultoi se pas krimit autori u largua në këmbë nga vendi i krimit.

    Burime nga policia lokale thanë se autori e ndoqi viktimën dhe e qëlloi nga afër, për t’u larguar menjëherë në këmbë në një nga rrugicat e lagjes.

    Forca speciale dhe agjentë të krimeve të rënda zbarkuan në Durrës për të zbuluar dhe gjetur autorin e vrasjes misterioze, e konsideruar si e tipit mafioz.

      Ora është Sat Oct 21, 2017 9:21 pm