AlbSpace

Pershendetje!
Ju urojm mireseardhjen!
Kjo eshte nje Webfaqe relativisht e re. Na ndihmoni duke na sugjeruar cfar do te donit ju te gjenit ne kete faqe.

    Rikthehet vera me te nxehtin 38 grade Celsius

    Share
    avatar
    Angel_Dreams
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve Numri i postimeve : 259
    Join date : 03/06/2009
    Age : 26
    Location : Albania, Berat

    Roleplay Game
    Game Game: 50

    Rikthehet vera me te nxehtin 38 grade Celsius

    Mesazh  Angel_Dreams prej Wed Jul 08, 2009 3:38 pm

    Parashikuesit e motit më në fund kanë thënë disa fjalë të mira për të gjithë ata që kanë planifikuar të nisin pushimet verore buzë brigjeve të plazheve të shumta shqiptare. Temperaturat do të rriten dhe sezoni i çuditshëm vjeshtor, që pushtoi gjithë këtë periudhë, tashmë do të mbetet vetëm në regjistrat e meteorologëve. Në ditët në vijim, i nxehti do të vijë në mënyrë të menjëhershme, duke i bërë sërish qytetarët të ankohen, por tashmë nga vapa, jo më nga shiu.

    Sipas parashikuesve të motit, dita më e nxehtë që pritet këtë javë do të jetë e enjtja. Temperaturat në këtë ditë pritet që të regjistrojnë deri në 38 gradë Celsius, ndërkohë që një situatë mjaft e favorshme do të shpaloset edhe gjatë fundjavës për të gjithë pushuesit në plazhe.

    Dy javët që lamë pas janë karakterizuar nga një mot i paqëndrueshëm, duke i shndërruar ditët e para të korrikut si ato të një vjeshte të paftuar. Vetë meteorologët e kanë konsideruar këtë ndryshim si një “çmenduri” klimaterike, e cila lidhet jo vetëm me rrymat ajrore dhe presionet atmosferike që prekin vendin tonë, por edhe me situatën mbarëbotërore të ngrohjes globale.

    Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as rrebeshet e forta, të cilat kanë qenë lokale, të përqendruara në zona të caktuara dhe për një kohë relativisht të shkurtër. Tirana u trondit pak ditë më parë pas dëmeve shumë të mëdha që shkaktoi njëri prej këtyre rrebesheve. Shiu i fortë, shoqëruar me breshër për mbi 30 minuta, u bë shkak për përmbytjen e një numri banesash, por edhe për dëme të mëdha në bizneset që gjendeshin kryesisht nën nivelin e Lanës përgjatë të dy krahëve të bulevardeve “Bajram Curri” dhe “Zhan D‘Ark”. Ndërsa një situatë e rrallë u krijua pranë këndit të lojërave të fëmijëve në Rrugën e Elbasanit, ku një parkim privat u përmbyt krejtësisht, duke fundosur edhe rreth 30 makina luksoze, prodhime të viteve të fundit.

      Ora është Mon Aug 21, 2017 5:38 pm